Regjistrohu/Kyçu

Presioni i ulët i gjakut

Presioni i ulët i gjakut ose hipotensioni, zakonisht i referohet leximit të presionit të gjakut, në një mesatare nën 100/60 mmHg. Megjithatë, shpesh është i papërfillshëm, derisa të shkaktojë simptoma.

Është më mirë që të keni presion të ulët të gjakut, sesa presion të lartë të gjakut. Megjithatë, presioni jashtëzakonisht i ulët i gjakut mund të shoqërohet me marrje mendsh. Shumë raste mund të përmirësohen pa ndonjë trajtim. Megjithatë, në qoftë se vazhdojnë që të ndodhin, shkaku themelor duhet të hetohet nga një mjek.

Faktorët që ndikojnë në presionin e gjakut

Presioni i gjakut përcaktohet nëpërmjet 3 faktorëve kryesorë, të cilët janë:

  • Shkalla në të cilën gjaku pompohet nga zemra;
  • Vëllimi i gjakut në enët e gjakut; dhe
  • Kapaciteti i enëve të gjakut.

Çfarë e shkakton presionin e ulët të gjakut?

Presioni tepër i ulët i gjakut, mund të rezultojë nga një sërë shkaqesh të ndryshme. Kjo mund të jetë, për shkak të: prodhimit të reduktuar kardiak që rezulton nga një e metë e valvulës së zemrës, ritmet abnormale të zemrës, emboli pulmonare, dobësim i muskulit të zemrës pas një sulmi në zemër (infarkt miokardik) dhe dobësi e përgjithshme e muskulit të zemrës.

Ai gjithashtu mund të rezultojë, nga vëllimi i zvogëluar i gjakut (nëpërmjet dehidratimit apo humbjes masive të gjakut), bymimi i tepruar i enëve të gjakut (si përgjigje ndaj  një shoku septik, një reaksion alergjik i rëndë), ekspozimi ndaj ngrohjes, kushteve të sistemit nervor ose medikamenteve të caktuara. Gratë shtatzëna gjithashtu kanë shpesh presion të ulët të gjakut.

Sëmundje të caktuara që janë të lidhura me presionin e ulët të gjakut

Presioni i ulët i gjakut, mund të shoqërohet me një numër shkaqesh  të ndryshme, të tilla si:

  • Mungesa e hormoneve steroidale, siç mund të ndodhë në sëmundjen Adison; dhe
  • Sëmundja Parkinson.

Sëmundja Adison gjithashtu mund të jetë e lidhur me presionin e ulët të gjakut, si rezultat i diarresë së tepërt, urinimit ose djersitjes. Diabeti i patrajtuar mund të shkaktojë hipotensionin si rezultat i dëmtimit të nervave.

Ilaçet që shkaktojnë presionin e ulët të gjakut

Hipotensioni, gjithashtu, mund të shkaktohet nga ilaçe të caktuara, siç janë antidepresantët, diuretikët dhe ilaçet që zgjerojnë enët e gjakut.

Hipotensioni ortostatik

Hipotensioni ortostatik është aftësia për të rregulluar shpejt presionin e gjakut. Ai karakterizohet nga një rënie e papritur e presionit të gjakut, e cila shkakton të fiktit (për shkak të një rrjedhjeje të reduktuar të gjakut në tru). Lodhja, ushqimi, stërvitja apo teprimi i konsumimit të alkoolit, mund të përkeqësojë simptomat.

Hipotensioni ortostatik është më i zakonshëm tek të moshuarit dhe mund të shkaktohet nga një mbipërdorim i diuretikëve, vasodilatorëve ose llojeve të tjera të ilaçeve (duke përfshirë liruesit e dhimbjeve). Ai gjithashtu mund të rezultojë nga dehidratimi.

Trajtimi për presionin e ulët të gjakut

Presioni i ulët i gjakut mund ose mund të mos kërkojë trajtim, në varësi të shkakut. Nëse shkaku është një lloj i veçantë ilaçi, mjeku mund t’ju këshillojë ndalimin e marrjes ose reduktimin e dozës.

Simptomat e marramendjes, tek të rinjtë që nuk e kanë sëmundjen e zemrës, nuk janë aspak shqetësuese. Simptoma të tilla mund të jenë më serioze në njerëzit e moshuar, pasi ata mund të kenë një numër të ndërlidhur të problemeve, që e bëjnë më të vështirë mbajtjen konstante të presionit të gjakut.

Hipotensioni ortostatik mundet me raste, që të kërkojë trajtim me anë të ilaçeve. Megjithatë, edhe mosmenaxhimi me ilaçe shpesh është i mjaftueshëm. Këto masa mund të përfshijnë shmangien e veprimeve, që mund të përkeqësojnë gjendjen, si p.sh. të ngriturit shumë shpejt nga vendi, dehidratimi, dushi i ngrohtë ose pushimi i tejzgjatur në krevat.

Gjendjet siç janë sëmundja Adison dhe dështimi i zemrës, kërkojnë trajtim specifik.

Diagnoza e saktë

Është e rëndësishme, që t’i jepni mjekut, sa më shumë informacione që të jetë e mundur, rreth situatës në të cilën ndodheni dhe ilaçeve që jeni duke marrë, në mënyrë që të përcaktohet diagnoza e duhur.


Komentoni