Regjistrohu/Kyçu

Spondiloartropatitë

 

Spondiloartropatitë janë një familje sëmundjesh kronike të nyjeve. Këto sëmundje shfaqën tek fëmijët dhe të rriturit. Ato përfshijnë spondilit-in ankilos, sindromën Reiter (artritin reaktiv), artritin psoriatik dhe probleme të nyjeve të lidhura me sëmundjen inflamatore të fshikëzës së urinës (artriti enteropatik). Spondiloartropatitë ndonjëherë quhen spondiloartrit.

Megjithëse të gjithë spondiloartropatitët kanë simptoma dhe rezultate të ndryshme, ato janë të ngjashme në atë që të gjitha:

  • Zakonisht përfshijnë gjithçka midis pjesës së poshtme të shpinës dhe pelvisit (nyjes sakroiliake).
  • Prekin zonat rreth nyjeve ku ligamentet dhe tendinat i bashkohen kockës, si në gjunjë, këmbë dhe ije.

Është e rëndësishme të pranohet se spondiloartropatitë janë të ndryshme nga artriti reumatoid tek të rriturit dhe nga artriti idiopakitkuvjenil tek fëmijët.

Çfarë i shkakton spondiloartropatitë?

Ekspertët nuk e dinë se çfarë i shkakton spondiloartropatitë. Prania e një geni të veçantë, HLA-B27, shoqërohet shpesh me spondilitin ankilos. Spondiloartropatitë ka më shumë të ngjarë që të ndodhin në familje më shumë se sa format e tjera të sëmundjes reumatike, siç është lupusi apo artriti reumatoid.

Cilat janë simptomat?

Spondiloartropatitë shpesh shkaktojnë:

  • Dhimbje të pjesës së poshtme të shpinës që mund të përhapet në mollaqe;
  • Ngurtësim të mëngjesit, veçanërisht në shpinë e në qafë, që përmirësohet gjatë ditës ose pas një ushtrimi fizik;
  • Lodhje.

Megjithëse të gjithë spondiloartropatitë japin si rezultat dhimbje të nyjeve, secila nda llojet ka edhe simptoma specifike.

  • Spondiliti ankilos shkakton ngurtësim dhe dhimbje të pjesës së poshtme të shpinës. Me kalimin e kohës dhimbja zakonisht zhvendoset nga pjesa e poshtme e shpinës në atë të sipërme. Në rastet e rënda nyjet e prekura ngjiten bashkë dhe shkaktojnë një ngurtësim të rëndë të shpinës. Zona të tjera si ijet, dërrasa e kraharorit dhe thembrat, mund të preken edhe ato. Tek fëmijët, simptomat zakonisht fillojnë në ije, gjunjë, thembra ose në gishtat e mëdhenj të këmbëve dhe më pas përparojnë në shpinë.
  • Sindroma Reiter shkakton dhimbje, ënjtje dhe inflamacion të nyjeve, veçanërisht në nyjen sakroiliake, në pjesën e poshtme të shpinës dhe në pelvis, si edhe në gishtat e duarve dhe të këmbëve. Gishtat mund të ënjten, duke marrë formën e një salsiçeje. Gjithashtu, sindroma Reiter mund të shkaktojë ethe, humbje të peshës, puçrra në lëkurë, dhe inflamacion. Tek fëmijët, nyjet e poshtme të këmbëve preken më shpesh. Atrit psoriatik është një formë e artritit e shoqëruar me një sëmundje të lëkurës që quhet psorilaza vulgaris. Simptomat e saj shpesh u paraprijnë simptomave të artritit, disa herë edhe me vite. Ashpërsia e puçrrave nuk pasqyron ashpërsinë e artritit. Thonjtë e gishtave mund të shfaqin gropëza apo të trashen dhe të zverdhen. Problemet e nyjeve janë në nyjet e mëdha, siç janë ijet dhe nyjet sakroiliake. Ndodh gjithashtu edhe ënjtje e gishtave të duarve dhe të këmbëve.
  • Artriti enteropatik është artrit i shpinës që përfshin edhe inflamacion të pareteve të zorrëve. Simptomat mund të shfaqen e zhduken. Dhe kur fillon dhimbja abdominale, mund të fillojë edhe artriti. Artriti zakonisht prek nyjet e mëdha si ato të gjunjëve, ijeve, kaviljet dhe bërrylat. Tek fëmijët artriti mund të fillojë para inflamacionit të zorrëve.

Një dallim i përgjithshëm midis spondiloartropative dhe spondiloartropative juvenilie është se tek të rriturit preket në përgjithësi shpina, ndërsa tek fëmijët janë 4 apo më pak nyje që dhëmbin ose ënjten (zakonisht gjunjët dhe kaviljet), ka një inflamacion të pjesëve të syrit, dhimbje dhe ngurtësim të qafës.

Spondiloartropatitë mund të shkaktojnë sëmundjen inflamatore të syve. Në disa raste spondiloartropatitë mund të shkaktojnë gjymtime, veçanërisht në qoftë se kockat në shpinë ngjiten. Personat që kanë spondiloartropati për një kohë të gjatë mund të kenë ndërlikime në zemër dhe mushkëri.

Si diagnostikohen spondiloartropatitë?

Spondiloartropatitë diagnostikohen me anë të anamnezës, testeve laboratorike, testeve të imazherisë si rrezet X apo rezonanca magnetike dhe me anë të simptomave të inflamacionit të nyjeve dhe indit, ngurtësimit të mëngjesit dhe simptomave të tjera unikale për një spondiloartropati specifike (siç është një lëkurë me luspa tek artriti psoriatik). Mund të bëhen lloje të ndryshme testesh për spondiloartropati të ndryshme.

Si trajtohen ato?

Në shumicën e rasteve spondiloartropatitë janë të buta dhe mund të mos diagnostikohen për shumë vjet. Shumica e njerëzve nuk kanë shqetësime gjatë aktiviteteve të tyre të përditshme. Trajtimi përqendrohet në zbutjen e dhimbjes dhe ngurtësimit dhe në qëndrimin e duhur dhe tendosjen e zonave të prekura për të parandaluar ngurtësimin dhe deformimin e tyre. Zakonisht përdoren ilaçe anti inflamatore jo steroidale për të trajtuar dhimbjen dhe inflamacionin e lidhur me spondiloartropatitë. Alternativa të tjera trajtimi varen nga lloji i spondiloartropatisë që ju keni. P.sh. disa ilaçe përdoren për të trajtuar inflamacionin e zorrëve tek artriti enteropatik.


Komentoni