Regjistrohu/Kyçu

Kardiomiopatitë dhe llojet e saj

Shumë sëmundje kardiake janë dytësore ndaj disa gjendjeve të tjera (për shembull ateroskleroza koronare, hipertensioni, ose sëmundjet valvulare të zemrës). Megjithatë, ka disa të cilat i vishen disfunksionit miokardial të brendshëm. Sëmundje të tilla kardiake quhet kardiomiopati (sëmundje të muskujve të zemrës). Ato ndahen sipas një sërë kriteresh. Klasifikimi i vitit 2006 i Shoqates Amerikane të Zemrës i ndanë në dy grupe kryesore (1) Parësoret, të cilat përfshijnë ato entitete në të cilat sëmundja është e kufizuar vetëm në muskujt e zemrës ose kryesisht aty, dhe (2) Dytësoret, në të cilat zemra është e perfshirë si pjesë e një çrregullimi të gjeneralizuar shumë organor. Ndërkaq një klasifikim më klinik dhe funksional i ndanë kardiomiopatitë në tre grupe:
Kardiomiopatia e zgjeruar
Kardiomiopatia hipertrofike
Kardiomiopatia kufizuese
Midis këtyre, kardiomiopatia e zgjeruar është më e shpeshta (90% të rasteve), dhe kardiomiopatia kufizuese është më e rralla.
Kardiomiopatia e zgjeruar (DCM) karakterizohet nga zgjerimi përparues kardiak dhe disfunksioni tkurrës (sistolik), zakonisht me hipertrofi të njëkohshme. Ndonjeherë quhet edhe kardiomiopatia kongjestive. DCM-ja mund të ndodhë në çdo moshë, duke përfshirë fëmijerinë, por më shpesh shfaqet midis moshës 20 dhe 50 vjeç. Në mënyrë tipike paraqitet me përparim të ngadaltë të CHF-së (marrje fryme dhe aftësi të dobët për ushtrime), por pacientet mund të kalojnë nga një gjendje e kompensuar në atë të dekompensuar. Pesëdhjetë për qind e pacienteve vdesin Brenda 2 viteve dhe vetëm 25% mbijetojnë më gjatë sesa 5 vjet;
Kardiomiopatia hipertrofike (HCM) (e njohur gjithashtu si stenoza subaortike hipertrofike idiopatike) karakterizohet nga hipertrofia miokardiale, mbushja diastolike anormale, dhe në një të tretën e rasteve obstruksion i traktit ventricular të hedhjes. HCM-ja karakterizohet nga një ventrikul i majtë i hipertrofizuar në mënyrë massive, i cili në mënyrë paradoksale prodhon një vëllim goditës të ulur në mënyrë të theksuar. Përveç kësaj, afersisht 25% e pacientëve kanë obstruksion dinamik të traktit të hedhjes së ventrikulit të majtë nga fleta anterior e valvulës mitrale.
Kardiomiopatia kufizuese karakterizohet nga ulje parësore e kompliancës ventrikulare, duke sjellë si pasojë mbushjen ventrikualare të dëmtuar gjatë diastolës.


Komentoni