Regjistrohu/Kyçu

Vaginitisi

Simptomat

Simptomat e infeksionit vaginal mund të ndryshojnë në varësi të asaj se çfarë e shkakton atë. Disa femra nuk kanë aspak simptoma. Disa prej simptomave më të shpeshta te vaginitisi janë:

- Rrjedhja anomale vaginale me një aromë të pakëndshme 
- Djegie gjatë urinimit
- Të kruaja jashtë vagjinës
- Parehati gjatë marrëdhënieve.

A është normale rrjedhja (sekreti) vaginal?

Vagjina e femrës normalisht prodhon një sekret i cili zakonisht përshkruhet si i pastër ose lehtësisht i turbullt, jo-irritues, dhe pa aromë. Gjatë ciklit normal menstrual, sasia dhe përbërja e sekretit mund të ndryshojnë. Në një kohë të muajit mund të ketë sasi të vogla të një rrjedhje të hollë ose ujore; dhe në një moment tjetër, një rrjedhje më e gjerë. Të gjitha këto përshkrime mund të konsiderohen normale.

Rrjedhja ose sekreti vaginal i cili kutërbon ose i cili irriton zakonisht konsiderohet sekret jonormal. Irritimi mund të shkaktojë të kruara ose djegie, ose të dyja. Të kruarat mund të jenë të pranishme në çdo kohë të ditës, por janë më shqetësuese gjatë natës. Këto simptoma shpesh përkeqësohen nga marrëdhënia seksuale. Është e rëndësishme të vizitoni mjekun tuaj nëse ka pasur ndryshme në sasi, ngjyrë, ose aromë të sekretit.

Cilat janë infeksionet më të shpeshta vaginale?

Gjashtë llojet më të shpeshta të infeksioneve vaginale janë:

- Kandida ose infeksionet mykotike
- Vaginozat bakteriale
- Trikomonia vaginalis
- Klamidia vaginitis
- Vaginiti vaginal
- Vaginitet jo-infektive

Edhe pse secili lloj i infeksionit vaginal mund të ketë simptoma të ndryshme, jo gjithmonë është e lehtë për një femër të kuptojë se cilin lloj e ka. Në fakt, diagnostikimi mund të jetë i vështirë edhe për një mjek me përvojë. Pjesë e problemit është se ndonjëherë më shumë se një lloj i infeksionit mund të jetë i pranishëm në të njëjtën kohë. Dhe, një infektim mund madje të jetë i pranishëm edhe pa simptoma.

“Marrë nga Mjeku”


tina 09/08/2015

mua me ndodh qpesh te kem infeksion vaginal edhe kam djegie gjat urinimit naganjeher edhe me skuqet edhe kam dhimt gjat mardhenies kam ba kontrolla te gjinokolgu po nje koh pat sukes tash pom perseritet qpesh nuk di qfar te perdor edhe naten me vjen te urinoj vetem ka 2 pika keshtu ju lutem a kini ndonje keshill ju faliminderit pres pergjigjen tuaj

tina 09/08/2015

mua me ndodh qpesh te kem infeksion vaginal edhe kam djegie gjat urinimit naganjeher edhe me skuqet edhe kam dhimt gjat mardhenies kam ba kontrolla te gjinokolgu po nje koh pat sukes tash pom perseritet qpesh nuk di qfar te perdor edhe naten me vjen te urinoj vetem ka 2 pika keshtu ju lutem a kini ndonje keshill ju faliminderit pres pergjigjen tuaj

Komentoni