Regjistrohu/Kyçu

Ngrënia për një zemër të shëndetshme

Për shumë vite, dieta tradicionale ka qenë shumë e pasur me mish dhe me mungesë të konsiderueshme në zarzavate, fruta, peshk, legume dhe drithëra. Kjo i ka bërë njerëzit shumë të ndjeshëm ndaj sëmundjes së zemrës, duke mos përmendur këtu edhe ndjeshmërinë ndaj shumë sëmundjeve të tjera.

Mund të bëni ndryshime të mëdha në zemrën dhe në shëndetin tuaj të përgjithshëm, vetëm duke bërë disa ndryshime të thjeshta në mënyrën tuaj të të ngrënit. Filloni gradualisht dhe shikoni sesa nga këto ndryshime mund t’i inkorporoni në dietën tuaj ditore.

  • Bëjini zarzavatet një ndër vaktet më madhore të ushqimit tuaj dhe hani fruta vazhdimisht;
  • Zgjidhni më mirë një bukë të pasur me fibra sesa një bukë të bardhë;
  • Hani më shumë drithëra (kornflakes, oriz) dhe legume. Ashtu sikundër mishi, edhe legumet janë një burim i mirë hekuri dhe proteine;
  • Hani porcione shumë të vogla mishi;
  • Hani produkte të bulmetit me një përqindje të vogël yndyre (qumësht, kos dhe djathë);
  • Hani peshk 2 deri në 3 herë në javë;
  • Përdorini produktet e shpejta, si tostet, sanduiçet, ëmbëlsirat shumë rrallë;
  • Përdorni vajin nëpër gatime;
  • Përdorni ushqime të pjekura dhe jo të skuqura;
  • Reduktoni marrjen e kripës;
  • Pini jo më shumë se 2 pije standarde alkooli në ditë; dhe
  • Pini sa më shumë ujë. 


Komentoni