Regjistrohu/Kyçu

Kolesteroli: Kontrolloni nivelet tuaja

Sasia e kolesterolit dhe yndyrave të tjera të njohura si trigliceride në gjakun e njeriut janë një indikacioni i fortë i mundësisë së atakut të zemrës. Nivelet e larta të quajtura kolesterol “i keq” dhe trigliceridet janë shkak për shqetësim pasi ato mund të shkaktojnë aterosklerozën dhe sëmundjen koronare të zemrës, një faktor rreziku madhor për atakun e zemrës.

Për këtë arsye, është e rekomandueshme për të gjithë të rriturit për të matur nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve të paktën një herë. Nëse nivelet janë të ulëta dhe ju nuk ndryshoni dietën dhe të ushtruarit, atëherë nuk do të jetë e nevojshme që t’i kontrolloni ato përsëri, të paktën për një kohë. Por, nëse nivelet e kolesterolit janë anormalisht të larta, mjeku duhet t’ju këshillojë rreth menaxhimit të kolesterolit.

Fondacioni i zemrës rekomandon që të gjithë të rriturit e moshës 45 vjeçare dhe mbi të duhet të bëjnë kontrolle të rregullta të gjakut për të kontrolluar nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve. Ato, të cilët janë më të rinj se 45 vjeç dhe kanë faktorë të tjerë rreziku për sëmundjen e zemrës, siç janë diabeti ose historia familjare e kolesterolit të lartë, gjithashtu duhet të kontrollojnë rregullisht nivelet e tyre të gjakut–të paktën njëherë në vit.

Si mund të reduktohet kolesteroli?

Nivelet e yndyrave në gjak mund të reduktohen në mënyra të ndryshme. Humbja e peshës nëse jeni mbipeshë ose obez, përmirësimi i dietës tuaj, rritja e nivelit të të ushtruarit, lënia e duhanit dhe reduktimi i konsumimit të alkoolit shpesh ndihmon.

Disa njerëz do të kenë nivele të larta kolesteroli pavarësisht dietës së mirë dhe të ushtruarit të shumtë. Për ato, mund të jetë e domosdoshme marrja e tabletave për të ulur nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve dhe për të reduktuar rrezikun e atakut të zemrës.

Kolesteroli i lartë tek fëmijët

Disa fëmijë kanë zbulur se kanë nivele të larta të kolesterolit. Gjithashtu, nuk është praktike për të kontrolluar të gjithë fëmijët, është mirë për të testuar vetëm ato që kanë diabet dhe fëmijët, pjesëtarët e familjes së të cilëve kanë nivele anormale të larta, si edhe ato që kanë një prind, vëlla ose motër që e ka patur sëmundjen para moshës 60 vjeçare.


Komentoni