Qëndrimi shumë gjatë ulur rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës në afërsisht 50%, edhe nëse ushtrimet ditore të kërkuara janë plotësuar, ka thënë një ekspert në Konferencën e Fondacionit për Zemrën (Melburn, 17 – 19 Mars 2011).
Profesor Mark Hamilton, një ekspert i shkencave biomjekësore nga Qendra e Kërkimit Biomjekësor në Pennington, SHBA, ka studiuar ndikimin e trupit kur rri për një kohë të gjatë ulur dhe lidhjen e tij me sëmundjet e zemrës dhe me diabetin e llojit 2, dhe i përshkroi rezultatet si alarmante.
“Ushtrimet e rregullta nuk ishin e kundërta e të qenit joaktiv ose e të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë – të shkuarit përditë për vrap nuk do të neutralizonte efektet e orëve të të qëndruarit ulur”, tha ai.
Profesor Hamilton tha se publikimi i tij i fundit testoi efektet e të qëndruarit ulur tek njerëzit të cilët ushtroheshin “pak dhe drejtë” dhe që nuk ishin obezë, edhe nëse marrja e kalorive ishte reduktuar për të përputhur jetesën e tyre, ato treguan shenja prediabetike vetëm pas një dite të të qëndruarit ulur (Metabolizmi 2010, online më 9 Nëntor).
“Ato testuan një ditë tjetër shëndetin kur njerëzit qëndronin 75 % të ditës në këmbë. Njerëzit mund të përmirësonin metabolizmin vetëm duke qëndruar më shumë në këmbë”, tha ai.
Mjekët duhet të theksojnë rreziqet e një situate kur njerëzit janë mbipeshë dhe ndihen të sëmurë dhe janë më “të prirur për të qëndruar më shumë ulur”.
Drejtori i Institutit të Zemrës dhe Diabetit Profesor David Dunstan, tha se punonjësit që kishin punën në zyrë duhet të ngrihen dhe të lëvizin përreth çdo gjysmë ore dhe të qëndrojnë në këmbë gjatë telefonatave dhe takimeve.
Komentoni