Regjistrohu/Kyçu

Këmba e atletit (infeksioni mykotik i këmbës)

Këmba e atletit është një infeksion fungal i lëkurës, që është gjithashtu i njohur si tinea pedis (infeksion mykotik i këmbës) dhe nuk shfaqet vetëm tek atletët. Infeksioni që shkakton këtë gjendje -Trichophyton,  zhvillohet në zonat që janë të njoma dhe të ngrohta; në zonën në mes të këmbëve që është një zonë veçanërisht e ndjeshme. Nëse nuk trajtohet, ajo mund të shkaktojë skuqje dhe kruarje edhe në pjesë të tjera të trupit, veçanërisht në ije ku infeksioni ndonjëherë është quajtur si “kruarja e nyjeve” (tinea cruris). Tinea pedis zakonisht është e ripërsëritshme, pasi infeksioni mund të qëndrojë nën gishta dhe të rishfaqet kur gjëndja është e favorshme.

Shkaqet e këmbës së atletit

Infeksioni që shkakton këmbën e atletit, mund të gjëndet në dysheme,çorape dhe rroba. Veshja e këpucëve jo të mirë ventiluara dhe të çorapeve të lagura mund të shkaktojë që këmba të fillojë të zhvillojë infeksionin. Gjithashtu kjo gjendje është shumë e papërshtatshme për pjesën më të madhe të njerëzve, pasi ajo hap plagë dhe me raste infeksioni rëndohet.

Simptomat e këmbës së atletit

  • Kruarje, thumbim dhe diegie këmbe;
  • Plasaritje lëkure, veçanërisht ndërmjet gishtave dhe ndonjëherë në këmbë. Në raste të rënda ajo mund të shkaktojë gjakderdhje;
  • Gjithashtu, në raste të rënda mund të ndodhë çarja e thembrës;
  • Flluskat.

Simptomat në shkallët e avancuara

Në shkallë të avancuara mund të ndodhin disa nga simptomat e mëposhtme:

  • Lëkurë e bardhë dhe e lagësht;
  • Erë të keqe këmbësh;
  • Trashësi dhe çngjyrosje të thonjve nëse edhe ato janë të infektuar;
  • Dhimbje në zonat e infektuara;
  • Prerjet e lëkurës për shkak të flluckave.

Infeksioni fungal i thonjve (onychomycosis) mund të ndodhë edhe pa shenja ose simptoma të këmbës së atletit.

Për shkak se këmba e atletit mund të shkaktojë lëndim në lëkurë, bakteret janë gjithashtu të afta për të sulmuar lëkurën. Ky lloj infeksioni bakterial mund të shkaktojë inflamacioni, të quajtur cellulitis dhe ndodh më shpesh tek të moshuarit, njerëzit me diabet, njerëzit me dhimbje kronike të këmbëve ose ato që kanë venat e larguara nga këmbët e tyre (siç është kirurgjia bypass) dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar.

Trajtimi i këmbës së atletit

  • Këmbët e atletit mund të shërohen vetvetiu nëse ju me kujdes pastroni e thani këmbët tuaja para se të vishni këpucët dhe çorapet (ndryshoni shpesh çorapet e djersitura). Kjo i bën zonat e infektuara më pak të përshtatshme për infeksionet e këmbëve të atletit;
  • Këpucët duhet të mbahen tërësisht të thata. Çorapet e trasha pambuku ose sandalet nëse është e mundur, janë të rekomanduara. Këpucët duhet të jenë prej lëkure apo materiali që ajroset; materiale të tilla si vinil nuk marrin frymë dhe do të bëjnë që këmbët të mbeten të njoma, duke lejuar infeksionin që të shumëfishohet;
  • Rekomandohet përdorimi i ilaçeve specifikë pudrues të këmbëve, për t’i mbajtur ato të thatë;
  • Kremrat antifungalë, xhelet, sprajet dhe pudrat mund të përdoren. Është e rëndësishme  të vazhdoni  t’i përdorni këto ilaçe në kohëzgjatjen e rekomanduar, për t’u siguruar që infeksioni të zhduket. Për disa nga këto ilaçe, kjo mund të jetë mbi 1-2 javë pasi simptomat të zhduken.

Kur duhet të konsultohem me mjekun?

Trajtimi i hershëm dhe kujdesi shëndetësor siguron mbikëqyrjen e diagnozës së saktë dhe parandalimin e komplikimeve. Diagnoza specifike mund të bëhet përmes ekzaminimit mikroskopik ose gërryerjeve të lëkurës. Nëse ka ndonjë skuqje, ënjtje, gjakderdhje dhe nëse infeksioni nuk duket që të jetë pastruar, ose në qoftë se ju keni diabet dhe dyshoni se ju keni këmbët e atletit, shkoni tek mjeku juaj. Nëse ka një infeksion bakterial gjithashtu ndodh që ju mund të keni nevojë për një trajtim antibiotikësh.


Komentoni