Shikoni 3 nyjet e mëposhtme për të parë efektin e artriteve tek një nyje. Shikoni më poshtë për të krahasuar një nyje normale, të shëndetshme me nyje të prekura nga artriti reumatizmal dhe osteoartriti.
Nyja është një vend ku takohen kockat. Muskujt përreth kockave, duke u kontraktuar dhe lëshuar bëjnë që ato të lëvizin. Muskuli lidhet me kockën nëpërmjet një korde fibroze që quhet tendinë.
Fundi i shumicës së kockave ka një shtresë kërcore që i mbulon ato. Kërci (kartilagia) është i lëmuar dhe i rrëshqitshëm dhe formon një jastëk që absorbon goditjet dhe parandalon kockat të fërkohen me njëra tjetrën.
Nyja rrethohet nga një membranë që quhet sinovium ose membrane sinoviale. Kjo prodhon një lëng të hollë që quhet lëngu sinovial që mbron dhe lubrifikon nyjen.
Sinoviumi mbyllet nga një kapsulë që mban së bashku ligamentet nëpërmjet fijeve fibroze.
Osteoartriti është forma më e përhapur e artriteve. Shpesh vjen për shkak të moshës, por mund të shkaktohet edhe nga veshja e tepruar në nyje ose nga plagosje.
Osteoartritet janë dëmtime të pjesës mbrojtëse të kërcit që mbështjell pjesën fundore të kockave ku 2 kocka bashkohen për të formuar një nyje. Një nyje e shëndetshme ka një veshje kërcore të lëmuar dhe të lubrifikuar nga lëngu sinovial.
Në osteoartrite, kërci (kartilagia) fillon dhe plasaritet e ashpërsohet dhe pjesë të vogla të saj thyhen dhe kështu fillon dhe pakësohet edhe lëngu sinovial. Kjo shkakton irritime dhe inflamacion-e të membranës sinoviale. Humbja e kërcit e le kockën pa mbrojtje dhe të predispozuar për tu dëmtuar.
Meqenëse kërci fillon dhe hollohet, kocka nën të trashet. Nyja nuk funksionon më butë dhe kocka humbet formën dhe në fund të saj mund të formohen çapoj (osteofite – osteophytes).
Kapsula dhe ligamentet trashen ngadalë si një përpjekje për të stabilizuar kockën meqenëse forma e saj ndryshon.
Zonat që preken më së shumti nga osteoartritet janë nyjet që mbajnë peshën trupore, si ato të gjunjëve dhe legenit, qafës dhe fundshpinës.
Artriti reumatizmal (RA) rezulton në një inflamacion të nyjeve dhe kryesisht të membranës që mbulon ato. Pas kësaj ndodh një mbiprodhim i lëngut sinovial, që ënjt nyjet dhe shtërngon kapsulën dhe kjo sjell dhimbje.
Inflamacion-i i nyjeve shkakton dëmtim të kërcit dhe ndonjëherë edhe pjesën fundore të kockave. Nëse ky proces nuk ndalet, dëmtimi i kërcit mund të sjellë deformime ose dëmtime të nyjes. Kjo është arsyeja për shmangien e inflamacion-it më herët në rastet me AR.
Artritet reumatizmale shpesh prekin nyjet e të dy pjesëve të trupit në të njëjtën kohë dhe mund të përfshijnë edhe kockat e vogla të gishtave, duarve, këmbëve, supeve dhe gjunjëve.
Komentoni