Kur njerëzit thonë se kanë “artrit” ata zakonisht nënkuptojnë tipin më të zakonshëm të artriteve, osteoartritin. Por, disa njerëz mund të kenë edhe artrite reumatizmale, që janë kushte inflamatore kronike të nyjeve.
Osteoartritet konsiderohen ndonjëherë edhe si “probleme mekanike” të nyjeve. Ato dëmtojnë kërcin dhe shpesh edhe pa krijuar inflamacion. Tjetër faktor që prek kërcin është metabolizimi, por ky shpjegim i thjeshtë përshkruan edhe rezultatin përfundimtar. Nyjet që preken më shpesh janë ato që mbajnë peshën trupore si ato të gjunjëve dhe legenit, por edhe ato të gishtave. Shumë njerëz nuk preken seriozisht, por osteoartritet mund të çojnë në paaftësi dhe dhimbje serioze.
Njerëzit zakonisht ankohen për dhimbje në nyjen e prekur. Dhimbja përgjithësisht përshkruhet si një dhimbje e thellë që është e vështirë të lokalizohet. Nyjet e prekura zakonisht nuk janë të ngrohta ose të infektuara deri sa osteoartriti është në një fazë shumë të avancuar.
Ushtrimet e përkeqësojnë dhimbjen, pushimi e lehtëson atë, por inaktiviteti i zgjatur i ngurtëson ato. Ngërçi i mëngjesit është i zakonshëm, por zakonisht zgjat më pak se 30 minuta. Me zhvillimin e tij, osteoartriti mund të jetë ekstremisht i dhimbshëm për personin kur ai qëndron në këmbë dhe kur hyn e del nga makina, veçanërisht kur janë gjunjët të prekura. Osteoartritet mund të vijnë dhe ikin, me periudha kur ka pak ose aspak dhimbje. Disa njerëz identifikojnë kohën kur dhimbja përkeqësohet, p.sh. në kohë me lagështirë.
Ju duhet të kërkoni këshilla mjekësore nëse:
Qëllimi i terapisë së artritit është kontrolli i dhimbjes, mirëmbajtja e shëndetit, pesha optimale, qëndrimi aktiv dhe kufizimi i dëmtimit.
Fizioterapia dhe terapia okupacionale janë të rëndësishme për menaxhimin e dhimbjes dhe mbajtjen e gjymtyrëve në funksionim. Ushtrimet për forcimin e muskujve ndihmojnë gjithashtu. Një e ecur e lehtë për osteoartritin e gjunjëve dhe ijeve ndihmon në reduktimin e stresit të nyjeve dhe ndihmon në mirëmbajtjen e peshës optimale.
Ngrohja mund të jetë e mirë përpara kryerjes së ushtrimeve dhe kompresat me akull pas ushtrimeve. Megjithatë, kjo është një preferencë individuale dhe duhet të provohet për një a dy javë për të përcaktuar nëse ky trajtim sjell ndonjë lehtësim apo jo të dhimbjes.
Këpucët mbështetëse mund të jenë ndihmëse në mbrojtjen e nyjeve. Një vizitë te eksperti ortoped mund të jetë ndihmuese për të kundërvepruar ndaj deformimeve artritike. Ndihma speciale për çështje të jetës së përditshme si p.sh. për hapjen e e kavanozëve, mbylljen e tapave, veshjen e pantallonave, kapjen e objekteve etj, janë gjithashtu të vlefshme nga disa farmaci si dhe nga Fondacioni lokal i Artriteve.
Komentoni