Artrit do të thotë inflamacion i një a më shumë nyjeve. Është një term i përgjithshëm që përfshin më shumë se 100 kondicione të ndryshme.
Simptomat e zakonshme të artriteve përfshijnë dhimbje, ngërçe dhe ndonjëherë edhe ënjtje.
Edhe pse artritet mendohet se janë kushte paaftësie të njerëzve të moshuar, 2 nga 3 njerëz me artrit janë të moshës 15 deri 60 vjeç dhe që zakonisht kanë jetë normale ose afër normales.
Nyjet janë vendet ku kockat lëvizin përkundrejt njëra tjetrës. Sipërfaqja e kockave në këto zona mbulohet me kërc (kartilag), një material “kristalor”, i butë. E tërë nyja mbulohet nga një kapsul, që ka një shtresë që quhet membran sinoviale. Kjo membran sekreton një lëng (lengu sinovial) që ushqen dhe lubrifikon sipërfaqen e kartilages kur kockat lëvizin përkundrejt njëra tjetrës, si një vaj lubrifikues pistoni në një motor, duke bërë që ato të lëvizin butë. Artritet shfaqen kur diçka shkon keq në sistem.
Një nga shumë llojet e artriteve është osteoartriti. Ndonjëherë quhet edhe sëmundja degjenerative e nyjeve, një nga format më të zakonshme të artriteve. Tenton që të prekë njërëzit me kalimin e viteve dhe kryesisht prek ato nyje që kanë shumë stres dhe shqetësime, si p.sh. nyjet që mbajnë peshën e trupit në ije dhe gjunjë. Edhe duart, shpina dhe fundshpina preken nga kjo sëmundje. Në osteoartrite, kartilagia fillon dhe dëmtohet dhe vishet, disa herë në pikën ku sipërfaqet e kockave takohen dhe fërkohen direkt me njëra tjetrën.
Në artritet reumatizmale sistemi imunitar i trupit godet nyjet dhe shkakton inflamacion në membranën sinoviale. Dhe në cermë (që shumë njerëz nuk e kuptojnë se është një formë artriti), inflamacioni ndodh në lëngun sonovial si pasojë e kristaleve të acidit urik.
Edhe pse nuk ka kurë për shumë tipe të artriteve, mjaft prej tyre mund të kontrollohen në mënyrë efektive. Trajtimi synon të lehtësojë simptomat si dhimbja dhe përmirësojë fleksibilitetin dhe funksionin e nyjeve. Ka shumë aspekte të trajtimit të artriteve.
Ushtrimet janë shumë të rëndësishme sepse mund të ndihmojnë në fleksibilitetin e nyjeve dhe në forcimin e muskujve rreth tyre, duke reduktuar stresin në nyje. Ushtrimet në pishina me ujë të ngrohtë (hidroterapia) mund të sjellë lehtësime mjaft të mira të dhimbjeve dhe ngërçit. Lehtësimi i peshës në ujë redukton stresin te nyjet që mbajnë peshën e trupit.
Nëse jeni mbi peshë ose obez, humbja e peshës mund të ndihmojë në reduktimin e stresit në nyje.
Ilaçet zakonisht janë të nevojshme për artritet me dhimbje. Ilaçet e thjeshta për lehtësimin e dhimbjeve (analgjezikët), si paracetamoli, mund të jenë të mjaftueshëm, por ndonjë herë disa ilaçe specifike të njohura si ilaçe josteroidale anti-inflamatore duhen përdorur (IJAI). Disa nga këto janë të vlefshme për blerje nga pacientët dhe disa të tjera kërkojnë recetë mjeku. IJAI mund të jenë shumë efektive por duhen marrë me kujdes nga ata që kanë probleme me tretjen dhe me ulcerë-n e stomakut.
Një grup i veçantë i IJAI, që quhen inhibitorë COX-2, thuhet se shkaktojnë më pak irritim se sa IJAI. Megjithatë, COX-2 mund të rrisin rrezikun e pasjes së atakut në zemër ose pushimin e saj. Kjo u gjet më shumë në njerëz që kanë sëmundje zemre dhe te ata që përdorin për një kohë të gjatë këto ilaçe ose marrin doza të larta. Ju mund të diskutoni rrezikun dhe përfitimet nga këto ilaçe me mjekun, që duhet të jetë i aftë të tregojë nëse ato janë të përshtatshme për ju apo jo.
Për disa tipe artriti, ka ilaçe specifike. Në artritet reumatizmale, kortikosteroidet, ilaçet e modifikimit të sëmundjeve reumatizmale (IMSR) dhe biologjikët (faktori nekrotik tumor-al, TNF, inhibitorët) përdoren për të ngadalësuar ose frenuar që sistemi imun të atakojë nyjet.
Një terapist okupacional ose fizioterapist mund të këshillojë në lidhje me mjetet dhe pajisjet që mund të bëjnë më të lehtë jetën e përditshme dhe kryerjen e punëve të zakonshme duke mbrojtur nyjet. Disa njerëz kanë gjetur të përshtatshme edhe trajtimet alternative si akupunktura dhe stimulimi elektrik transkutanoz i nervave (TENS) mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të artriteve.
Operacioni ka zënë një vend në rritje në trajtimin e artriteve. Zëvendësimi i nyjeve të dëmtuara shumë, siç janë ijet dhe gjunjët mund të përmirësojnë shumë jetën e njerëzve me artrit dhe teknikat për menaxhimin e problemeve të duarve dhe supeve që janë në përmirësim të vazhdueshëm.
Meqenëse artriti është një sëmundje e zakonshme, kronike (që zgjat gjatë tërë jetës) ka shumë keqkuptime në lidhje me trajtimin efektiv. Veçanërisht mund të rekomandohen dieta speciale ose ushqime të caktuara. Ka pak të dhëna shkencore se si ndikon dieta në artrite. Është gjithashtu ende e paqartë nëse suplementet e glukozaminës dhe kondroitinës janë trajtime efektive. Megjithatë, ka disa të dhëna që tregojnë se ngrënia e ushqimeve të pasura me vaj peshku omega-3 mund të ndihmojë në reduktimin e inflamacionit në artritet reumatizmale.
Njerëzit mbi peshë duhet të përpiqen të humbin peshë nëpërmjet dietës dhe ushtrimeve, por njerëzit duhet të kenë kujdes për pagimin e çmimeve të larta për ushqime speciale ose suplemente që shiten si “kura” për artritet.
Komentoni