Ka më shumë se 150 tipe të ndryshme kondicionesh artritike. Shpeshtësia, vendi dhe ecuria e artriteve varion shumë nga një person tek tjetri, por në përgjithësi simptomat përfshijnë dhimbje, ënjtje dhe inflamacion të nyjeve.
“Reumatizma” nuk është një sëmundje specifike, por më shumë si një farë termi për të përshkruar një numër problemesh që prekin nyjet, muskujt ose qelizat e buta të trupit. Fjala reumatizëm shpesh përdoret për të përshkruar edhe osteoartritet edhe artritet reumatizmale, si dhe kondicione të tjera si bursite, fibrosite, dhimbje mesi, shiatik dhe tendonite.
Format më të zakonshme të artriteve janë osteoartritet, artritet reumatizmale dhe cerma.
Osteoartriti është një sëmundje e të lëvizurit që shpesh shoqërohet me moshën, dhe më shumë gjendet tek njerëzit me moshë mbi 60 vjeç, por edhe njerëz më të rinj kanë riskun që të preken nga artriti i gjunjëve. Në osteoartrite, kërci mbrojtës (që quhet kartilage) që mbulon fundin e kockave dëmtohet, duke shkaktuar dhimbje meqenëse kockat fërkohen së bashku.
Osteoartriti ndodh shpesh në gjunjë, ije, duar e këmbë. Ndonjëherë dhimbjet e kockave sëmbisin fort, ose osteofitet mund të formojnë në fund të kockave të dëmtuara edhe tipe vertebrash. Në raste të tjera, në nyjet e gishtave formohen gunga kockash, të quajtura gungat e Heberden-it ose gungat e Bouchard-it.
Të qenit mbipeshë është një faktor rreziku i dokumentuar për osteoartritet në nyjet që mbajnë peshën e trupit të njeriut siç janë gjunjët dhe ijet. Humbja në peshë mund të reduktojë në mënyrë sinjifikative shansin e zhvillimit të osteoartriteve të gjunjëve dhe mund të pakësojë dhimbjen e gjunjëve tek njerëzit që paraqesin këto kushte.
Artriti reumatizmal është një sëmundje autoimune ku sistemi imun i trupit fillon të atakojë nyjet e veta. Membrana sinovile, që mbyll nyjet, fillon dhe inflamohet, lëngu fluid prodhohet me shumicë, dhe kjo sjell sforcimin e kapsulës rreth nyjes, dhimbje dhe inflamacion në nyjet dhe gjithashtu kjo dëmton edhe kartilagen. Ënjtjet karateristike ndodhin kur nyjet prodhojnë më shumë lëng lubrifikant (sinovial) si përgjigje ndaj inflamacion-it. Kjo mund të kufizojë lëvizjen dhe të shkaktojë dhimbje të konsiderueshme dhe ngërç. Përveç kësaj, njerëzit me artrit reumatizmal mund të vuajnë nga dobësia, ethet e rastit, dhe një ndjenjë e përgjithshme e të mos ndjerit mirë.
Artritet reumatizmale krijohen shpesh në duar, këmbë, supe dhe gjunjë në formë simetrike. Ato krijohen më pak në bërryla, ije dhe shpinë. Kjo sëmundje prek 2–3 herë më shumë femrat sesa meshkujt, dhe mund të shfaqet në çdo moshë, por zakonisht fillon midis moshave 25–50 vjeç.
Cerma shkaktohet nga formimi i kristaleve të uratit të monosodiumit në një nyje. Këto depozita akumulohen zakonisht në nyje sepse niveli i acidit urik në gjak është shumë i lartë. Acidi urik i shtuar mund të depozitohet si kristale edhe në veshka, i njohur edhe si gurë në veshka. Është vërtetuar se mbikonsumi i ushqimit dhe alkoolit nuk shkakton cermë, por e bën dëmin edhe më të madh nëse vuani nga cerma. Disa nga faktorët e rrezikut për zhvillimin e cermës janë çrregullimet gjenetike metabolike, dhe disa ilaçe apo tipe të caktuara kanceri apo edhe trajtime kundër kancerit.
Cerma më shpesh shfaqet në nyjet e gishtave të shputës së këmbëve, por mund të prekë edhe nyjet e këmbëve, bërrylat, kyçet e duarve dhe dorës. Shpesh është episodike, me nyjen së cilës i shtohet dhimbja, ajo skuqet, ënjtet për disa ditë apo javë, përpara se të kthehet në gjendjen normale. Cerma më shumë prek meshkujt më të mëdhenj se 40 vjeç. Është shumë e përhapur në gratë e reja dhe zakonisht prek gratë pas menopauzë-s.
Trajtimi i atakeve akute të cermës përfshin ilaçe anti inflamatore për të reduktuar dhimbjen dhe inflamacionin e nyjes. Aspirina duhet të evitohet sepse pengon largimin e acidit urik nga trupi. Trajtimi afatgjatë përfshin kontrollimin e niveleve të acidit urik me ilaçe si alopurinol, reduktim i marrjes së alkoolit dhe evitimin e ushqimeve të pasura me purina, siç janë sardelet, arroret, mëlçitë dhe veshkat.
Ka shumë kondicione që shfaqin simptomat e artriteve. Këto përfshijnë:
Komentoni