Regjistrohu/Kyçu

Hekuri dhe trupi juaj

Gjaku dhe metali i ndryshkur janë të dy të kuq në ngjyrë për të njëjtën arsye – tërheqja e fortë ndërmjet hekurit dhe oksigjenit. Këto dy elemente natyrale – njëri një metal i rëndë dhe tjetri gaz gjenden në ajër– kombinohen së bashku për të formuar komponimet me ngjyrë të kuqe. Në trupin e njeriut kombinimi i këtyre 2 elementeve është thelbësor për jetën.

Roli kryesor i hekurit në trup është në qelizat e kuqe të gjakut. Këtu ato kombinohen me një proteinë ​​për të formuar një substancë të quajtur hemoglobinë. Kur ne marrim frymë, oksigjeni në mushkëritë tona lidhet më hekurin që gjendet në hemoglobinë dhe kombinohet për të formuar oxyhemoglobinën. Kjo është transportuar rreth trupit nga qelizat e gjakut dhe oksigjeni dhe lirohet kudo që është e nevojshme për të lejuar konvertimin e karbohidrateve (sheqernave) në energji. Kjo është arsyeja pse gajku në artiere është në të kuqe të ndritshme, ndërsa gjaku në vena (e cila kthen gjakun në zemër dhe mushkëri për një  dozë të mëtejshme të oksigjenit) është i errët në ngjyrë.

Mungesa e hekurit

Mungesa e hekurit në trup është e njohur si deficenca e hekurit. Është e lehtë për të parë sesi një mungesë e tillë mund të shkaktojë një mungesë të përgjithshme energjie dhe lodhje.

Deficenca e hekurit vjen si rezultat i një sasise të pamjaftueshme të hekurit në dietën tuaj ose të numrave të pamfjaftueshëm të qelizave të gjakut. Kjo e fundit ndodh pas humbjes së gjakut ose kur prodhimi i qelizave të gjakut nuk është duke funksionuar siç duhet. Kur ekziston një sasi e pamjaftueshme e qelizave të gjakut, kjo gjendje është e quajtur anemi.

Mungesa e hekurit, anemia

Edhe lodhja e përgjithshme dhe letargjia, që lidhen me mungesën e hekurit mund të shkaktojnë një sërë problemesh të tjera. Nëse anemia është e pranishme mund të sjellë vështirësi në frymëmarrje, rrahje të parregullta të zemrës dhe këputje. Simptoma të tjera përfshijnë qarkullimin e dobët dhe probleme të sjelljes. Kjo është veçanërisht e rëndësishme tek fëmijët. Ato me një mungesë hekuri kanë shfaqur që të jenë problematikë në përqendrim dhe me një performancë të dobët në shkollë. Nëse dyshohet mungesa e hekurit, kjo mund të vërtetohet nëpërmjet testeve të gjakut.

Shkaqet e mungesës së hekurit

Kur zbulohet mungesa e hekurit, është e rëndësishme për të gjetur arsyen. Një dietë ushqimore pa hekur mund të jetë shkaku, por kjo është e pazakonshme përveçse tek adoleshentët që shpesh janë vegjetarinë dhe nuk i kushtojnë vëmendje dietës së tyre. Pirja e kafes ose çajit gjatë vakteve ushqimore, zvogëlon absorbimin e hekurit, ndërkohë që ngrënia e ushqimeve të pasura me vitaminë C rrit absorbimin e hekurit. Në vendet me një varfëri ekstreme, mungesa e hekurit në dietë është një shkak i zakonshëm.

Humbja e gjakut është një shkak i zakonshëm tek të rriturit. Gratë me perioda të shumta, shumë shpesh kanë mungesë të hekurit.

Trajtimi i mungesës së hekurit

Menaxhimi i mungesës së hekurit konsiston në trajtimin e çështjes (nëse mund të gjendet) dhe zëvendësimin e hekurit, edhe nëpërmjet ndryshimit të dietës, transfuzionit të gjakut ose marrjes së tabletave të pasura me hekur (shumë rrallë nëpërmjet injeksionit).


Komentoni