Regjistrohu/Kyçu

Cerma

Cerma është një tip i zakonshëm artriti dhe ka një ndarje unike të të qenit një nga kushtet më frekuente mjekësore përgjatë tërë historisë. Ndonjëherë konsiderohet “sëmundja e njerëzve të pasur” sepse shoqërohet me marrjen e ushqimeve të shtrenjta dhe alkoolit.

Acidi urik

Cerma ndodh kur ka çrregullime të nivelit të acidit urik në gjak dhe qeliza. Acidi urik është një produkt përfundimtar i metabolizimit të kimikateve të quajtura purina që gjenden në shumë ushqime. Purinat gjenden gjithashtu në formë natyrore në trup. Normalisht, trupi e nxjerr acidin urik nëpërmjet urinës, por te njerëzit me cermë acidi urik akumulohet në trup.

Kjo për shkak të reduktimit të nxjerrjes së acidit urik nga veshkat ose nga mbiprodhimi i tij nga trupi. Ky akumulim i acidit urik mund të shkaktojë edhe gurë në veshka.

Goditja e cermës

Kur acidi urik akumulohet në gjak dhe qeliza mund të kristalizohet në një nyje, duke formuar shumë kristale të vogla, të dhëmbëzuara, në formë shigjete. Kjo shkakton një përgjigje inflamatore që shkakton dhimbje artrite që quhen goditje të cermës.

Ky tip ataku zakonisht fillon në bazën e gishtit të madh, por mund të prekë edhe nyje të tjera si qafën e këmbës, nyjen e këmbës, gjurin, kyçin e dorës, bërrylin dhe gishtat.

Simptomat e cermës

Simptomat e një ataku cerme përfshijnë:

  • Dhimbje intensive të papritura në një nyje;
  • Ënjtje, inflamacioni dhe një ndjenjë që nyja është shumë e nxehtë;
  • Çngjyrosje të kuqeremtë;
  • Zbutje (kjo zbutje mund të jetë e madhe aq sa edhe prekja e lëkurës nga një batanije mund të jetë e padurueshme);
  • Temperaturë dhe ethe në disa raste.

Ataku i cermës vjen në mënyrë të papritur, por zakonisht ikën pas disa ditësh nëpërmjet trajtimit. Megjithatë, disa njerëz përjetojnë dhimbje për disa javë. Ataku i cermës shpesh rishfaqet dhe nëse nuk menaxhohet në mënyrë korrekte, ataket mund të jenë edhe më të shpeshta.

Ju duhet të kontaktoni mjekun nëse keni dhimbje të forta dhe të shpeshta në një nyje që zgjat më shumë se disa ditë, veçanërisht nëse dhimbja shoqërohet me temperaturë dhe ethe.

Hiperurikemia

Disa njerëz mund të kenë nivel të lartë acidi urik në gjak (që quhet hiperurkimi), por nuk kanë dhimbje artriti. Kjo ndodh ndonjëherë tek njerëzit e afërt me ata që kanë probleme me cermën. Shumë njerëz me nivele të larta acidi urik nuk ju zhvillohet cerma, ndërsa ndonjëherë njerëz që kanë goditje të përsëritura cerme kanë nivele normale ose të ulëta të acidit urik.

Kush ka artrite cerme?

Cerma është pak a shumë 9 herë më e shpeshtë te meshkujt sesa tek femrat dhe më shumë tek meshkujt e moshës së mesme. Është shumë e lidhur me mbipeshën dhe tensionin e gjaku-t. Cerma mund të shfaqet edhe tek femrat, zakonisht pas menopauzë-s.

Në botë, tipi i individëve që preken më shumë nga cerma janë ata mbipeshë dhe konsumuesit e sasive të mëdha të alkoolit, mishngrënësit e rregullt dhe ata që kanë nivel të lartë kolesteroli dhe tension të lartë.

Faktorët e rrezikut për zhvillimin e cermës

Acidi urik është një nënprodukt që merret nga disa ushqime në trup dhe cerma konsiderohet që është e lidhur ngushtë me dietën. Është kuptuar tashmë se edhe trashëgimia është një arsye për shfaqjen e cermës.

Ilaçe të caktuara, si ato që quhen diuretikë, mund të shkaktojnë cermë. Aspirina dhe niacina mund të rrisin nivelin e acidit urik. Gjithashtu, disa sëmundje të caktuara mund të çojnë në prodhimin e shtuar të acidit urik në trup, përfshirë leuçeminë (leukemi), limfomat dhe disa çrregullime të hemoglobinës.

Disa studime kanë treguar se te njerëzit me cermë mund të ketë edhe një rritje të niveleve të hormoneve të tiroideve (të quajtur hipotirioidizëm).

Faktorët agravues

Ka një numër kushtesh që mund të shkaktojnë goditje cerme. Këto janë:

  • Dehidratim;
  • Plagë në nyje;
  • Marrja eksesive e purinave nëpërmjet ushqimeve të pasura me to;
  • Uri e papritur;
  • Marrja e alkoolit me shumicë;
  • Operacione (kjo mund të lidhet me ndryshimet e balancës së lëngjeve në trup për shkak të mosngrënies përpara operacionit).

Teste për cermë

Testet e gjaku-t mund të bëhen për të matur nivelin e acidit urik në gjak, edhe pse kjo nuk mund të tregojë për cermë.

Gjithashtu, mjeku mund të fusë një gjilpërë në nyjen e prekur, të marrë pak material nga zona e prekur dhe ta ekzaminojë atë për praninë e karakteristikave të kristaleve të acidit urik të cermës. Kjo mund të përjashtojë probleme të tjera (që janë infeksionet) që të jenë shkaktare të dhimbjeve në nyjen e ënjtur.

Parandalimi i cermës

Parandalimi i goditjeve akute të cermës është me një rëndësi të madhe po aq sa trajtimi i cermës. Parandalimi i cermës në përgjithësi përfshin:

  • Mirëmbajtje të marrjes së sasisë së përshtatshme të likuideve për nxitjen e nxjerrjes së acidit urik;
  • Reduktim peshe nëse është e nevojshme. Kjo mund të arrihet duke reduktuar ushqimet me yndyrë dhe shumë kalori, që duhet të kombinohen me programe ushtrimesh aerobike. Megjithatë, duhet të evitohet ndryshimi i menjëhershëm i dietave sepse kjo mund të çojë në një rritje të nivelit të acidit urik duke pakësuar nxjerrjen e këtij acidi nga trupi;
  • Ndryshimet dietike për reduktimin e niveleve të acidit urik në gjak. Ju duhet të evitoni ushqimet e pasura me purina si ushqimet e detit, organet e kafshëve (mëlçi, tru, veshka, etj) dhe sardelet açuge dhe sardelet e zakonshme. Ju duhet të kufizoni edhe marrjen  e bishtajave të thata dhe ushqimeve me maja;
  • Reduktim i konsumimit të alkoolit ose eliminim të tij. Alkooli mund të shkaktojë rritjen e nivelit të acidit urik dhe mund të ketë një efekt diuretik që mund të sjellë dehidratimin e trupit dhe precipitimin e goditjeve të cermës.

Trajtimi i një goditjeje akute cerme

  • Lehtësuesit e dhimbjeve, si paracetamoli ose të tjerë analgjezikë më të fortë përdoren për të menaxhuar dhimbjen.
  • Anti-inflamatorë si ilaçe josteroidale anti-inflamatore (IJAI) përdoren për të ulur inflamacion-in dhe reduktuar dhimbjen.
  • Nëse IJAI nuk mund të merret për shkak të ulçerave mund të përdoret kolkicinë për të frenuar ndonjë atak.
  • Steroidet mund të merren nga goja ose injeksionet në nyje për të kontrolluar goditjen e cermës.
  • Duhet evituar aspirina.
  • Qetësimi i nyjes dhe aplikimi i akullit mund të ndihmojë.

Ilaçet për të evituar rishfaqjen e goditjes

  • Alopurinol përdoret për parandalimin afatgjatë të cermës dhe ul prodhimin e acidit urik nga trupi.
  • Ilaçet mund të përdoren për rritjen e kalimit të acidit urik në urinë. Këto tipe ilaçesh (ilaçe urikosurike), p.sh. probenecid, ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të rishfaqjes së artriteve, gurëve në veshka dhe sëmundjeve të veshkave.

Njerëzit që kanë goditje cerme duhet të evitojnë ilaçe që përmbajnë aspirinë sepse këto e përkeqësojnë cermën.

Vetëndihma për cermën

Të pengohet që veshjet e gjumit të prekin vendet e prekura nga cerma, sepse shtojnë dhimbjen.


Komentoni