Psoriaza (emri i plotë psoriaza vulgaros) është një kondicion i zakonshëm lëkure, që karakterizohet nga ngjyra e kuqe, luspa në lëkurë ose kruarje. Luspat janë më të zakonshme në gjunjë, bërryla dhe lëkurën e kokës, por mund të preket lëkura e tërë trupit. Mund të preken gjithashtu thonjtë dhe një numër i vogël njerëzish kanë dhimbje dhe enjtje të kyçeve (artriti psoriatik).
Psoriaza është një kondicion kronik (që vazhdon). Ka periudha kohore kur simptomat përmirësohen ose zhduken dhe kohë të tjera kur simptomat përkeqësohen.
Edhe pse të gjithë njerëzit e çdo moshe mund të preken, mosha më e zakonshme për psoriazë është adoleshenca e vonë deri te pjekuria e hershme. Ka edhe një shfaqje të saj tek të 50-at.
Shkaku ekzakt i psoriazës nuk dihet. Megjithatë, është e ditur se sistemi imun në lëkurë është mbiaktiv në njerëzit me psoriazën. Një tip i qelizave imune të njohura si qeliza T krijohen në lëkurë. Këto qeliza T dhe kimikatet që ato prodhojnë acarojnë qelizat e lëkurës dhe i kthejnë ato në një cikël më të shpejtë se sa ai normal–në ditë sesa në javë– duke sjellë hollimin e lëkurës dhe krijimin e luspave.
Kondicioni tenton të trashëgohet kështu që faktorët e trashëgimisë luajnë një rol të madh. Gjithashtu, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në episodet e psoriazës që janë:
Simptomat e psoriazës variojnë midis njerëzve dhe në kohë të ndryshme. Ato mund të përfshijnë:
Edhe pse nuk ka kurë për psoriazën, në më të shumtën e rasteve sëmundja mund të kontrollohet mirë.
Trajtime të ndryshme janë të vlefshme për psoriazën, në varësi të shpeshtësisë dhe zonës së lëkurës që preket. Mund të jetë e nevojshme të bëhen disa trajtime, ose të përdoren kombinime për të patur kontroll më të mirë.
Disa njerëz me sëmundje të lehtë mund të kërkojnë trajtime në zona të vogla (trajtime që aplikohen direkt në lëkurë). Këto përfshijnë zbutës (lagështues), shampo speciale, vajra për dush dhe keratolitikë që zbutin dhe zëvendësojnë luspat, si p.sh. acidi salicilik.
Trajtimet në lëkurë që rekomandohen nga mjekët mund të jenë pomada dhe kremra që përmbajnë kortikosteroide, katran, ditranol, kalçipotriol (ilaç me bazë vitamine D) ose tazaroten (ilaç me bazë vitamine A).
Për njerëzit tek të cilët sëmundja nuk mund të kontrollohet me terapi të tilla ose që kanë sëmundje të përhapur, ka një variant tjetër trajtimi me dritë ultraviolet (fototerapi). Kjo kërkon mbikqyrje nga specialisti, kështu që është kryesisht e vlefshme nëpërmjet spitaleve ose specialistëve të dermatologjisë.
Të tjera opsione trajtimi për njerëzit të cilëve u përsëritet shpesh mund të përfshijnë ilaçe nga goja si metotreksat (merret një herë në javë), acitretin (Neotigason, një ilaç me bazë vitamine) dhe ciklosporinë (Cicloral, Neoral, Sandimmun). Edhe pse janë në përgjithësi shumë efektive, këto ilaçe kanë potencialisht efekte të mëdha anësore, kështu që kërkohet monitorim i afërt nga ana e mjekut.
Kohët e fundit, për trajtimin e psoriazës janë bërë të vlefshëm edhe një numër agjentësh biologjikë. Këto ilaçe që quhen “imunomodulatorë”, modifikojnë sistemin imun dhe përfshijnë infliksimab (Remicade), etanercept (Enbrel) dhe ustekinumab (Stelara). Edhe pse janë efektive, këto ilaçe (që merren zakonisht me injeksion) janë të shtrenjta dhe mund të kenë disa efekte anësore, kështu që përdorimi i tyre është aktualisht i kufizuar te ata me përsëritje të sëmundjes.
Edhe pse psoriaza zakonisht nuk ndikon në shëndetin e përgjithshëm të njeriut (me përjashtim të rasteve kur shoqërohet me artrite), sëmundja edhe trajtimi i saj mund të interferojnë në veprimtaritë e përditshme dhe të çojnë në depresion dhe humbje të vetëvlerësimit.
Nëse psoriaza është duke ndikuar në mirëqenien tuaj atëhere është e rëndësishme që të diskutohet me mjekun. Efektet e dukshme të psoriazës mund të mbulohen me veshje ose kozmetikë. Shumë njerëz kanë zbuluar se mund të ndihmojë shumë edukimi i vetvetes në lidhje me psoriazën.
Komentoni