Koha, plagët e vjetra dhe zakonet e këqija bëjnë punën e tyre me rritjen e moshës. Shumë njerëz supozojnë se artriti vjen vetëm nga kalimi i moshës dhe format e kushtet e tjera prekin në mënyrë jo të zakonshme fëmijët dhe të rinjtë, por osteoartriti prek më shumë moshat e mesme sesa njerëzit me moshë të shtyrë.
Osteoartriti vjen kur kartilagia që mbulon sipërfaqen e kockave të nyjeve dëmtohet ose thyhet (osteofite) në majë të fundit të kockave. Osteoartriti prek vetëm kockat dhe jo organet e brendshme. Më shumë të prekura janë nyjet që mbajnë peshën si shpina, ijet, gjunjët dhe këmbët. Njerëzit me osteoartri kanë dhimbje në nyje dhe lëvizje të kufizuara.
Osteoartriti mund t’ju robërojë në lidhje me lëvizjen dhe fleksibilitetit dhe, me efektet normale të kalimit të moshës, mund të bëjë që edhe cilësia e jetës të reduktohet.
Merr përgjegjësinë dhe mëso sa më shumë që të jetë e mundur në lidhje me kushtet në të cilat ndodhesh dhe fillo të adaptosh stilin e jetesës.
Nëse mendoni se asgjë nuk mund t’i lëvizë nyjet tuaja të dhimbshme, konsidero këtë: bëj ushtrime të lehta dhe të rregullta që rezultojnë në reduktimin e dhimbjes si pasojë e fleksibilitetit, do keni më shumë forcë dhe durueshmëri, humor dhe pamje më të mirë, do keni gjumë më të mirë, do mirëmbani peshën dhe si bonus do keni zemër më të fortë.
Kërkimi ka treguar se trajtimi më i mirë për osteoartritet janë ushtrimet. Ju mund të përfshini lëvizjet e mbledhjes dhe shtriqjes pa rrezikun e dëmtimit dhe në fakt sa më të moshuar të jeni aq më shumë keni nevojë të ushtroheni dhe të qëndroni aktivë.
Përshtatshmëria e ushtrimeve është në varësi të një numri faktorësh që lidhen me nyjet të cilat janë prekur nga sëmundja, stabiliteti i tyre dhe nëse keni bërë ndonjë operacion zëvendësimi apo jo. Një nga ushtrimet më të mira është tai-çi, që është një formë ushtrimesh të vjetra kineze.
Diskuto një program ushtrimesh me mjekun tuaj dhe fizioterapistin për të bërë të qartë se programi juaj është sipas nevojave, stilit të jetesës dhe shëndetit tuaj.
Përtej të gjithave, bëhu realist, ju ndoshta nuk do jeni në gjendje të ngjisni malet ose të bëni stërvitje për lojërat olimpike, por bërja e një ecjeje relaksuese në park mund të jetë ajo që në fakt dëshironi.
Komentoni