Pavarësisht nëse ju apo fëmija juaj jeni diagnostikuar me astmë dhe jeni nën kushtet e mjekimit kronik, kjo mund të jetë pak shqetësuese. Për shumicën, ashtu si ata e shikojnë jetën e tyre në të ardhmen, kalimi i jetës me ilaçe dhe vëshirësitë e pjesëmarrjes në veprimtari të ndryshme do jetë problematike.
Por, edhe me astmën, ju dhe mjeku juaj mund të synoni kontrollin e simptomave kështu që ju mund të bëni shumë veprimtari, përfshirë edhe ato sportive, si të tjerët. Çelësat për të jetuar në mënyrë të suksesshme me astmën tuaj janë: puna me mjekun për të shkruar planin e menaxhimit dhe të trajtimit të astmës, rishikimin e këtij plani në mënyrë të rregullt me mjekun dhe qartësimin që ju e kontrolloni astmën dhe jo ajo ju.
Disa fëmijë me astmë mund të përmirësohen gjatë adoleshencës, por astma mund të rishfaqet përsëri më vonë në jetë. Për shumicën, astma kërkon trajtim dhe menaxhim.
Më shumë se 80% e fëmijëve me astmë i shfaqin dhe zhvillojnë simptomat përpara moshës 5 vjeçare. Studimet tregojnë se fëmijët që jetojnë në shtëpi ku ka duhanpirës kanë më shumë mundësi të shfaqin infeksione respiratore dhe incidencë të astmës.
Disa të rritur mund të diagnostikohen në moshë madhore me astmë, të tjerë mund të kenë jetuar me atë për shumicën e viteve të jetës së tyre. Efektet normale të kalimit të moshës, si ndryshimet në funksionin dhe strukturën e mushkërive, mund t’a bëjnë më të vështirë diagnostikimin e astmës dhe trajtimin e saj në moshë të madhe. Gjithashtu, disa kushte mjekësore që janë të zakonshme në moshë të madhe si sëmundjet e zemrës, emfizema dhe sëmundje kronike pulmonare e bëjnë të vështirë diagnostikimin e astmës në njerëz të moshuar.
Ka shumë probleme që mund të shfaqen me kalimin e moshës, si rritja e mundësisë për efekte anësore nga ilaçet kundër astmës. Këto duhet që të diskutohen me mjekun.
Ilaçet e astmës duhet të merren ashtu siç janë parashikuar në planin e menaxhimit të astmës. Shumë njerëz kanë frikë se ata do fillojnë dhe të bëhen të varur ndaj ilaçeve nëse i marrin ato gjatë tërë kohës, ose janë të shqetësuar se nëse i marrin ato për një kohë të gjatë, ato nuk do veprojnë më tej. Nëse keni shqetësime të tilla në lidhje me ilaçet e astmës, flisni me mjekun tuaj.
Astma është një gjendje afatgjatë në të cilin simptomat mund të variojnë nga njëri person tek tjetri. Disa njerëz mund të kenë periudha të gjata pa simptoma, edhe pse tendenca e përvojës së astmës mund të shfaqet përsëri.
Përpiqu që të gjesh sa më shumë të jetë e mundur në lidhje me të tëra sa janë shpjeguar më lart dhe diskuto shqetësimet dhe opsionet me mjekun.
Me trajtimin e duhur të astmës dhe menaxhimin e saj, dhe me një rishikim të saktë nga ana e mjekut, mund të jetoni jetën tuaj më mirë. Edhe pse janë bërë kërkime të shumta, nuk ka kurë për astmën, por ka një kuptueshmëri më të mirë të saj. Kjo bën që njerëzit me astmë të marrin mbështetje edhe më të madhe dhe këshilla dhe kjo bën që ata ta kalojnë jetën e tyre të përditshme mjaft normalisht dhe nuk e lejojnë astmën që të ndikojë në cilësinë e jetës së tyre.
Komentoni