Regjistrohu/Kyçu

Diabeti tek të moshuarit

Diabeti (gjithashtu i quajtur diabeti mellitus) është një gjendje kronike (e vazhdueshme) e karakterizuar nga nivelet e larta të glukozës në gjak (sheqeri në gjak) si rezultat i paaftësisë së trupit për të prodhuar ose për t’ju përgjigjur insulinës, një hormon që lejon glukozën në gjak për të hyrë në qelizat e trupit dhe që përdoret për energji.

Pse janë të moshuarit në rrezik për diabetin?

Sigurisht, të moshuarit (mbi 65 vjeç) nuk janë të vetmit njerëz që janë të prekur nga diabeti: diabeti i llojit 1 (më parë është quajtur diabeti juvenil) zakonisht është diagnostikuar në fëmijëri, ndërkohë që diabeti i llojit 2 (më parë quajtur si fillimi i diabeti tek të rriturit), i cili është forma më “popullore” e diabetit, si rregull diagnostikohet tek të rriturit mbi moshën 45 vjeçare. Gjithashtu nuk janë te ralla rastet kur ky tip diabeti shfaqet edhe tek moshat më të reja. Diabeti gestational është një lloj diabeti që ndodh vetëm gjatë shtatzënisë.

Diabeti i llojit 2 është i lidhur me një jetesë jo të shëndetshme. Faktorët më të mëdhenj rrezikues të diabetit përfshijnë moshën, të qenit mbipeshë, predispozicioni gjenetik ndaj diabetit dhe një zvogëlim i aktivitetit fizik. Normat e diabetit të llojit 2 janë në rritje me moshën.

Diabeti i llojit 2 ndodh më shpesh nëse ju:

  • Jeni mbi 45 vjeç dhe keni presion të lartë të gjaku-t;
  • Jeni mbi 45 vjeç dhe jeni mbipeshë;
  • Jeni mbi 45 vjeç dhe keni (ose keni patur) një ose më shumë pjesëtarë familje me diabet;
  • Jeni mbi moshën 55 vjeçare;
  • Keni patur atak në zemër në të shkuarën;
  • Keni sëmundjen e zemrës;
  • Keni ose keni patur nivel të lartë të sheqerit në gjak gjatë shtatzënisë (një gjendje e quajtur diabeti gestational)
  • Keni sindromën policistike ovariane dhe jeni mbipeshë;
  • Jeni nga ishujt Torres dhe jeni mbi moshën 35 vjeçare (ose më të rinj dhe mbipeshë);
  • Jeni nga ishujt e Paqësorit, ose nga Kina apo India dhe jeni mbi 35 vjeç

Cilat janë efektet e diabetit tek të moshuarit?

Një çështje kyçe për të moshuarit me diabet është se, ndonjëherë, simptomat mund të mos jenë shumë të dukshme.

Simptomat e njohura të diabetit, siç është urinimi i shpeshtë dhe të ndjerit të etur gjatë gjithë kohës është një nga simptomat e dukshme tek të moshuarit dhe të rinjtë.

Përveç kësaj, simptomat e diabetit të llojit 2, si të ndjerit të lodhur dhe letargjik, mundet shpesh të keqinterpretohen si vetëm një pjesë normale e procesit të moshës.

Si rezultat, njerëzit e moshuar me diabet mund të jenë relativisht të lirë nga simptomat dhe mund të rrinë të padiagnostikuar derisa dëmi të bëhet.

Nëse lihet pa trajtuar, akumulimi i glukozës në gjak mund të shkaktojë një dëm të madh në pothuajse çdo organ madhor në trup, duke përfshirë dëmtimin e veshkave; dëmtimin e arterieve, që rrisin rrezikun e një ataku në zemër; dëmtimin e syve, që çon në një vizion të turbullt; disfunksionin e ereksionit (impotencën) tek meshkujt; dëmtimin e nervave, që mund të çojë në një dëmtim traumatik dhe infeksion, që ndoshta çon në amputimin e gjymtyrëve.

Është e pamundur që ju të keni mundësinë që të rregulloni dëmin që tashmë është bërë, por ju dhe mjeku juaj mund të punoni së bashku për kontrollin e sheqerit tuaj në gjak dhe për të ndihmuar minimizimin e ndikimit të diabetit në të ardhmen.

Shumë njerëz që tashmë jetojnë mbi moshën 80 vjeçare, kanë parandaluar komplikacionet afatgjata të diabetit për dëmtimet e mëtejshme të shëndetit. P.sh. doktori juaj mund t’ju rekomandojë që të merrni një dozë të vogël aspirine çdo ditë për të reduktuar mundësinë e të paturit të një ataku në zemër, veçanërisht nëse ju keni probleme vaskulare.

Si ndikojnë gjendjet e tjera në diabetin tim?

Shumë njerëz të moshuar kanë edhe gjendje të tjera përveç diabetit, si p.sh. presioni i lartë në gjak ose nivelet e larta të yndyrave në gjak apo gjendje te tjera siç janë problemet e veshkave, problemet e syve, problemet e këmbëve dhe problemet e zemrës dhe të enëve të gjaku-t. Të gjitha këto mund të komplikojnë menaxhimin e diabetit.

Njerëzit me diabet, niveli i glukozës të të cilëve është i lartë janë më shumë të prekur ndaj infeksioneve sesa njerëzit me nivel normal të glukozës në gjak, ashtu sikundër mbajtja e nivelit të glukozës në gjak në një nivel të kontrollueshëm nuk duhet t’ju bëjë që të neglizhoni marrjen e masave kundër infeksioneve shtesë, p.sh. duke bërë vaksinime të rregullta kundër “gripit dhe pneumonisë”.

Disa ilaçe, barishte dhe suplemente mundet gjithashtu që të kenë një impakt në nivelin e glukozës në gjak. Kështu që sigurojuni që ti thoni doktorit që ju trajton që keni diabet në mënyrë që t’ju rekomandojë trajtimin e përshtatshëm.

Çfarë duhet të bëjë doktori im për të më ndihmuar mua që të menaxhoj gjendjen time?

Doktori juaj mund:

  • Të bëjë teste të gjaku-t rregullisht në mënyrë që të kontrollojë që diabeti juaj është nën kontroll;
  • Të kontrollojë sytë vazhdimisht për ti ruajtur nga sëmundjet e mundshme të syve (diabeti retinopatik);
  • Monitorojë peshën tuaj për t’ju ndihmuar për të humbur peshë nëse ju keni nevojë;
  • Të masë rregullisht presionin e gjakut dhe të sigurojë trajtime për presionin e lartë në gjak, nëse është i pranishëm;
  • Të kontrollojë shëndetin e këmbëve tuaja për çdo shenjë të mundshme të ulcerë-ose infeksioni dhe të rekomandojë një specialist ose angiolog që t’ju ndihmojë për të menaxhuar problemet diabetike të këmbëve, nëse është e nevojshme;
  • Të monitorojë rregullisht nivelin tuaj të kolesterolit dhe të triglicerideve (lloji i yndyrave i gjetur në gjakun tuaj) dhe të sigurojë trajtimin nëse nivelet tuaja janë jashtë normave optimale;
  • Të bëni testet e zakonshme të urinës për të kontrolluar për ndonjë problem të veshkave (diabeti nefropatik);
  • Bëni në kohën e duhur vaksinimin kundër gripit dhe të sëmundjes pneumonale, për të parandaluar sëmundjet shtesë; dhe
  • Tabletat me recetë të njohura si agjentët hipoglicemikë (ose insulinë), nëse adoptimi i një jete të shëndetshme nuk ju ka ndihmuar për të kontrolluar diabetin.

Çfarë mund të bëj unë për të ndihmuar menaxhimin e gjendjes time?

Ju mund të:

  • Punoni me doktorin tuaj dhe çdo profesionist tjetër shëndeti, siç janë mjekët e diabetit, për t’ju mësuar sesi të kontrolloni diabetin tuaj;
  • Mbani një kontakt të rregullt me doktorin tuaj;
  • Shkoni tek një angiolog për kontrollet e rregullta;
  • Vishni këpucë të përshtatshme dhe kontrolloni këmbët tuaja çdo natë nëse kanë probleme;
  • Tregojini të gjithë profesionistëve të shëndetit me të cilët ju jeni në kontakt që ju keni diabet;
  • Bëni teste të rregullta të glukozës në gjak për të monitoruar gjendjen tuaj;
  • Shikoni dietën tuaj dhe bëni zgjedhje të shëndetshme si p.sh. të ngrënit me pak yndyrë, ushqime që përmbajnë karbohidrate – fruta, zarzavate, bukë dhe fasule;
  • Lini duhanin, nëse ju jeni duhanpirës;
  • Humbni peshë nëse e keni të nevojshme;
  • Bëni aktivitet fizik, nën udhëzimin e doktorit tuaj;
  • Bëni çdo vaksinim në afatin kohor të duhur; dhe
  • Sigurohuni që të merrni ilaçet sipas instruksionit të doktorit tuaj.

Mbani mend që, mostrajtimi i diabetit ju vendos në një rrezik shumë serioz të shëndetit tuaj, ky rrezik mund të evitohet me ilaçet e përshtatshme dhe përmirësimin e mënyrës së jetesës tuaj.


Komentoni