Publiciteti rreth trajtimit të impotencës me ilaçin Viagra dhe me ilaçe të ngjashme, siç është Cialis dhe Levitra, kanë ngritur interesin e njerëzve në lidhje me çështjen e andropauzës. Ky term shpesh është përdorur për meshkujt e moshës 45 dhe 55 vjeçare. Ndërkohë që ato i afrohen kësaj moshe, shumë meshkuj shqetësohen për atë që atyre mund t’u duhet për të përballuar.
A është e njëjtë faza e andropauzës me atë të menopauzë-s së një gruaje? Tek gratë, menopauza është shenjë e një reduktimi të shpejtë të prodhimit të hormoneve femërore. Kjo mund të prodhojë një sërë simptomash, fizike dhe psikologjike. Simptoma fizike më e dukshme është ndërprerja e periodave.
Me kalimin e viteve edhe prodhimi i hormoneve mashkullore bie. Por, reduktimi zakonisht është gradual, normalisht më pak se 1% në vit. Shumë meshkuj janë bërë prindër edhe në moshën 70 vjeçare.
Pa asnjë lloj dyshimi, plakja sjell ndryshime, jo vetëm në trupin e njeriut por edhe në jetën e tyre. Tek meshkujt, me kalimin e viteve reduktohet fortësia fizike dhe dëshira seksuale. Rritja e peshës, rënia e flokëve dhe ndryshimi i lëkurës, janë gjithashtu elemente të plakjes.
Ashtu sikundër ndryshimet fizike, meshkujt pësojnë edhe ndryshime psikologjike. Në moshë të mesme, meshkujt ndërgjegjësohen se pjesa më e madhe e ambicieve të tyre, tashmë janë të vështira për t’u arritur. Kjo shpeshherë mund të lidhet edhe me suksesin në karrierën e tyre.
Disa meshkuj përjetojnë ankth, pasi ato nuk ndihen më tërheqës për partneret e tyre sikurse edhe për seksin e kundërt.
Të gjitha këto elementë prodhojnë një formë depresioni, e cila sjell si pasojë një sjellje të çuditshme. Fillimi i një marrëdhënieje atraktive me një femër më të re, shpesh ndihmon për shërimin psikologjik të meshkujve.
Meshkujt me të tillë problemesh, kanë nevojë për mbështetje nga familjarët dhe miqtë e tyre. Ato kanë nevojë për ndihmë për të pranuar këtë fazë të re të jetës së tyre dhe për të ripërsëritur shpesh atë që kanë mundur të arrijnë.
Shumë meshkuj në moshë, i kanë nivelet e testosteronit të njëjtë me ato të meshkujve të moshës 30 vjeçare. Vetëm rreth një në 200 meshkuj nën moshën 60 vjeçare dhe një në 10 meshkuj mbi moshën 60 vjeçare kanë anormalitete të niveleve të ulëta të testosteronit. Lodhja, dobësia e muskujve dhe humbja e dëshirës seksuale, mund të përcaktojnë një nivel të ulët testosteroni, por këto simptoma munden gjithashtu të shkaktohen edhe nga gjendje të tjera. Nëse keni këto simptoma, mjeku mund të kontrollojë nivelet e testosteronit.
Nëse niveli juaj i testosteronit është i ulët, shkaku mund të jetë një gjendje tjetër siç është depresioni ose obeziteti. Nëse ndodh në këtë mënyrë, trajtimi i gjendjes, mund të kthejë nivelet e testosteronit në normalitet.
Terapia e testosteronit ndihmon meshkujt që kanë mungesa të shumta të testosteronit, por dëshmitë nuk janë të qarta nëse kjo terapi ndihmon edhe meshkujt e tjerë. Mbani mend që terapia e testosteronit ka rreziqe potenciale, duke përfshirë zgjerimin e prostatës, zmadhimin e kancerit të prostatës dhe të kancerit të gjirit që është i pranishëm, problemet e frymëmarrjes gjatë gjumit, aknet dhe infertilitetin.
Komentoni