Regjistrohu/Kyçu

Varësia ndaj internetit parashikohet që të jetë një problem madhor për shëndetin publik

Varësia ndaj Internetit mund të zhvillohet në një çështje madhore të shëndetit publik në të ardhmen e afërt, thonë ekspertët, dhe përkufizimi i tij si një çrregullim obsesiv kompulsiv është në shqyrtim.

Një studim i kohëve të fundit ka gjetur se adoleshentët me çrregullim hiperaktiviteti dhe mungesë të vëmendjes (ADHD) mund të jenë në një rrezik në rritje ndaj varësisë së internetit (Arch Pediatr Adolesc Med2009; 163: 937-43). Parashikues të tjerë përfshijnë armiqësinë e djemve dhe vajzave dhe depresionin apo fobinë sociale vetëm tek vajzat.

Në një studim të mëvonshëm të 2000 nxënësve taivanezë  të moshave 12 deri në 13 vjeç, këto simptoma psikiatrike ishin parashikuese ndaj varësive të tilla siç është dhuna e luajtjes së lojërave online.

Rezultatet sugjeruan se disa varësi të adoleshentëve ndaj internetit mund të parandalohen nëse çrregullimet psikiatrike zbuloheshin dhe trajtoheshin herët, tha autori.

Psikologia australiane, Dr. Lawrence Lam, një epidemiologe sjelljeje nga Universiteti i Sidneit, tha se provat ishin në zhvillim dhe se varësia e internetit mund të jetë nën spektrin e çrregullimit obsesiv-kompulsiv (OCD).

Aktualisht është duke u debatuar nëse sjellja ishte një varësi, tha ajo.

“Sjella e manifestuar me varësinë e internetit është e ngjashme me varësitë e tjera, siç është kumari, madje edhe abuzimi i substancave”, tha ajo, duke shtuar se lidhjet me ADHD-në janë sugjeruar nga studime të mëparshme.

Studimet sugjeruan se varësia e internetit ndërmjet të rinjve ishte aq e lartë sa arrinte 15 % në Kinë, dhe zbulimi i Dr. Lam ishte se rreth 8 deri në 10 % e të rinjve amerikanë ishin të varur ndaj internetit. Një editorial tha se mjekët duhet të ishin vigjilentë ndaj varësisë së internetit, e cila mund të bëhet “një nga problemet më të mëdha të shëndetit publik … në shekullin e 21″.

Editoriali tha se njerëzit që luanin lojëra virtuale reale ishin veçanërisht në rrezik të varësisë.


Komentoni