Regjistrohu/Kyçu

Meshkujt me stres kronik në punë kanë më shumë mundësi për të vdekur

Meshkujt nën nivelet e një stresi kronik në punë kanë më shumë mundësi që të vdesin nga çdo lloj shkaku.

Një studim i madh amerikan tregoi që probabiliteti i vdekjeve është më i madh si rezultat i problemeve kardiovaskulare (sëmundjeve të zemrës) ose faktorëve të tjerë. Ai ishte më i madh në njerëzit, biznesi i të cilëve kishte falimentuar, ato të cilët ishin pushuar nga puna ose që kishin probleme me kolegët e tyre.

Të mos paturit mundësi për të punuar për shkak të një pamundësie ose të një ndryshimi në një lloj tjetër pune, ishte gjithashtu një faktor rrezikues.

Studimi gjithashtu konfirmoi se meshkujt që ishin të ndarë ose të divorcuar kishin më shumë mundësi që të vdisnin sesa meshkujt që ishin të martuar.

Kërkimet i sugjeruan mjekëve që ato mund të ndihmonin njerëzit në reduktimin e stresit kronik.


Komentoni