Regjistrohu/Kyçu

Simptomat e stresit

Stresi na prek të gjithëve. Gjithkush mund të përjetojë simptoma të stresit; kur disiplinoni fëmijët, gjatë një dite të ngarkuar në punë, kur përpiqemi të rregullojmë gjendjen financiare apo kur kemi të bëjmë me një marrëdhënie sfiduese. Stresi është kudo. Nëse stresi i pakët nuk është problem, ndonjëherë dhe i dobishëm, stresi i shumtë mund t’ju përkulë dhe t’ju sëmurë, si mendërisht ashtu dhe fizikisht.

Hapi i parë për të kontrolluar stresin, është të dini simptomat e stresit. Por të njohësh simptomat e stresit është më e vështirë nga ç’mendoni. Shumë prej nesh janë të mësuar me stresin dhe shpesh nuk e kuptojmë që jemi të stresuar, deri sa shkojmë në pikën kritike.

Çfarë është stresi?

Stresi është reagimi i trupit tuaj ndaj situatave të dëmshme. (qofshin këto të vërteta apo të perceptuara). Kur ndjeheni në rrezik, në trupin tuaj fillon një reaksion kimik për t’ju mbrojtur nga dëmtimet. Ky reaksion njihet me emrin “luftë ose largim”, apo përgjigjia ndaj stresit. Gjatë kundërpërgjigjes ndaj stresit, zemra fillon të rrahë më shpejt, frymëmarrja bëhet më e shpeshtë, muskujt tendosen dhe tensioni i gjaku-t rritet. Kjo do të thotë se jeni gati për veprim. Kjo është mënyra si mbroni veten.

Stresi ka kuptim të ndryshëm për njerëz të ndryshëm. Çfarë është strësuese për njërin, nuk është ndonjë shqetësim i madh për tjetrin. Disa njerëz e përballojnë më mirë stresin. Jo i gjithë stresi  është negativ! Në sasi të vogla, stresi mund t’ju ndihmojë të arrini diçka apo t’ju mbrojë që të mos lëndoheni. P.sh. Stresi është ai që ju bën të shtypni frenat fort për të mos u përplasur me makinën para jush.

Trupat tanë janë të projektuar për të përballuar sasi të vogla stresi.  Mirëpo, ne nuk jemi aq të pajisur sa të përballojmë sasi të mëdha të vazhdueshme stresi, pa patur pasoja.

Cilat janë simptomat e stresit?

Stresi mund të ndikojë në shumë nga aktivitetet tuaja të përditshme duke përfshirë emocionet tuaja, sjelljen, aftësinë e të menduarit dhe shëndetin fizik. Asnjë pjesë e trupit nuk është imune. Por, meqë njërëzit e përballojnë stresin në mënyra të ndryshme, simptomat variojnë. Simptomat mund të jenë jo të qarta dhe të njëjta me ato të shkaktuara nga një sëmundje. Kjo do të thotë se është e rëndësishme ti diskutoni ato me një doktor. Ju mund të përjetoni secilën nga simptomat në vazhdim.

Simptomat emocionale të stresit

  • Të qenit lehtësisht i nervozuar, i acaruar dhe i mërzitur;
  • Të ndjerit si i vënë për poshtë, sikur keni humbur kontrollin apo po e kërkoni atë me ngulm;
  • Të pasurit vështirësi për të qetësuar mendjen;
  • Të ndjerit keq për veten (vetbesim i ulët). Të ndjerët i vetmuar, pa vlerë dhe i depresionuar;
  • T’u shmangesh njerëzve.

Simptomat fizike

  • Energji e pakët. Dhimbje koke;
  • Stomak i acaruar, duke përfshirë diarre, kaps dhe të ardhurit për të vjellë;
  • Dhimbje të vazhdueshme dhe muskuj të tendosur;
  • Dhimbje kraharori dhe rrahje të shpeshta zemre;
  • Pagjumësi;
  • Ftohje dhe infeksione të shpeshta;
  • Humbje e dëshirës apo aftësisë seksuale;
  • Të qënit nevrik dhe të dridhura, zhurma në vesh, duar dhe këmbë të ftohta apo me djersë;
  • Gojë të thatë dhe vështirësi në të gëlltitur;
  • Shtërngim të shpeshtë të nofullave dhe dhëmbëve.

Simptomat që kanë lidhje me stresin (që vijnë si pasojë e tij)

  • Shqetësim i vazhdueshëm;
  • Mendime të shpejta;
  • Harresë dhe çorganizim;
  • Pa aftësi për tu përqëndruar;
  • Gjykim i dobët;
  • Të qënit pesimist apo të parët vetëm të anëve negative.

Simptomat e sjelljes

  • Ndryshime të oreksit-të ngrënit pak ose shumë;
  • Të lënit e gjërave mbas dorë dhe shmangia e përgjegjësive;
  • Rritja e përdorimit të alkoolit, drogës apo cigareve;
  • Shfaqja e veprimeve nervoze si të hash thonjtë, të tundesh apo të ecësh shpejt dhe pa destinacion.

Cilat janë pasojat e stresit afatgjatë?

Pak stres aty-këtu nuk është për tu shqetësuar. Ndërsa stresi i vazhdueshëm mund të shkaktojë ose përkeqësojë probleme serioze në lidhje me shëndetin. Ja disa prej tyre:

  • Probleme me shëndetin mendor si depresioni, ankthi apo çrregullimet e personalitetit;
  • Sëmundje kardiovaskulare si: sëmundjet e zemrës, tensioni i lartë i gjaku-t, aritmi, atak kardiak dhe vdekje të qelizave;
  • Obeziteti dhe çrregullime të tjera në lidhje me të ngrënit;
  • Probleme menstruale;
  • Çrregullime seksuale si impotenca, ejakulacion i parakohshëm tek burrat dhe humbje të dëshirës seksuale tek femrat dhe meshkujt;
  • Probleme me flokët dhe lëkurën si aken, psoriazë, ekzemë dhe rënie të vazhdueshme të flokëve;
  • Probleme gastrointestinale si refluksi gastro-ezofagel, gastriti, koliti ulceroz dhe zorrë të acaruar.

Ju mund të ndihmoni veten dhe të përballoni stresin

Stresi është pjesë e jetës. Ajo që ka rëndësi është sa e përballoni atë. Më e mira që mund të bëni për të parandaluar ngarkimin me stres dhe pasojat jetësore që vijnë pas, është të njihni simptomat e stresit.

Nëse ju ose dikush që doni ndjehet i vënë për poshtë nga stresi, flisni me një doktor. Shumë nga simptomat e stresit mund të jenë të njëjta me ato të një sëmundjeje tjetër. Doktori do t’i vlerësojë simptomat dhe do të nxjerrë në pah nëse keni ndonjë sëmundje tjetër.

Nëse stresi është shkaktari, doktori mund t’ju këshillojë të konsultoheni me një psikolog për ta përballuar më mirë atë.


Komentoni