Regjistrohu/Kyçu

Pjesa më e madhe e njerëzve me skizofreni tymosin duhan

80% e njerëzve me skizofreni pijnë duhan, bazuar kjo nga një kërkim.

Profesor Xhimi është duke drejtuar një projekt kërkimi për të ndihmuar njerëzit me sëmundjen mendore që të lënë duhanin.

Megjithatë, profesori thotë se lajmi i mirë është që kohët e fundit ka prezantuar programet e lënies së duhanit për njerëzit me sëmundje mendore dhe ka ndjerë sadisfaksionin e suksesit të hershëm.

Kërkuesit treguan se njerëzit me sëmundje mendore të rëndë përdorin duhanin si një mekanizëm përballjeje.

Shkaku se përse njerëzit e përdornin duhanin është sepse ndihmonte në mënyrë të përkohshme në lirimin e stresit emocional dhe fizik dhe lehtësonte ndjenjën e të qenit mirë. Duhani mund të përdoret gjithashtu si vetëmjekim, ashtu sikundër nikotina çliron dopaminë në tru–dhe redukton disa nga simptomat negative të skizofrenisë.

Profesori tha se nikotina gjithashtu ishte e njohur në reduktimin e ashpërsisë së disa prej efekteve anësore të shkaktuara nga mjekimi.

Si rezultat, njerëzit me sëmundjen mendore kishin 30% më shumë sëmundjen e zemrës dhe 30% më shumë çrregullime të rrugëve të frymëmarrjes. Pirja e duhanit është gjithashtu një shpenzim i madh financiar, dhe shumë njerëz me sëmundjen mendore shpenzojnë një shumë të madhe, madje edhe të pensionit për blerjen e cigareve, duke lënë një sasi shumë të vogël për ushqimin e përditshëm, akomodimin dhe elementë të tjerë esencialë.

Studimet zbuluan se 48% e duhanpirësve donin që të linin cigaren për të njëjtën arsye që është dhënë edhe nga komuniteti i përgjithshëm – për shkak të shqetësimeve shëndetësore, dëshirës për të kursyer para, arsyeve sociale dhe ruajtjes së kontrollit të jetës së tyre.

Si rezultat i kërkimeve, një manual është dizenjuar për të ndihmuar njerëzit në lënien e cigares. Njëmbëdhjetë programe që përfshinin më shumë se 100 duhanpirës me sëmundje të rëndë mendore, janë zhvilluar kohët e fundit duke dhënë rezultate të mira.

Rezultatet e fundit tregojnë se 65% e tyre e ka lënë duhanin, të paktën për një periudhë të shkurtër dhe 12% janë duke menaxhuar lënien e duhanit dhe mos fillimin e tij. Këto rezultate janë shumë inkurajuese.

“Në të kaluarën, njerëzit kanë injoruar me të vërtetë gjendjen e njerëzve me sëmundje mendore. Ata kanë menduar se ky grup do të gjejë shumë vështirësi në ndalimin e pirjes së duhanit. Por lajmi i mirë është se ata duan të heqin dorë nga pirja e duhanit dhe mund të heqin dorë nga pirja e tij “, tha profesori.


Komentoni