Personi që është duke përjetuar skizofreninë ose episode psikotike mund të humbasë kontaktin me realitetin dhe të përjetojë deluzione, halucinacione dhe çrregullime të mendimeve. Gjatë episodeve të tilla, ilaçet antipsikotike ndihmojnë në minimizimin ose largimin e këtyre simptomave, dhe gjithashtu përdoren për të parandaluar ripërsëritjen. Disa njerëzve do t’ju duhet që të marrin ilaçe për një kohë të gjatë për të parandaluar rikthimin dhe për të kontrolluar simptomat.
Ilaçet që janë përdorur për trajtimin e skizofrenisë janë njohur gjithashtu si antipsikotikët. Ato punojnë për të ndihmuar rikthimin e balancës natyrale kimike të trurit, reduktimin e simptomave të lidhura me episode psikotike. Gjithashtu këto ilaçe nuk mund të kurojnë gjendjen, ato ndihmojnë shumë njerëz me skizofreni që të bëjnë një jetë normale, duke larguar stresin, simptomat e dhimbshme, deluzionet, halucinacionet dhe çrregullimin e mendimeve.
Ilaçet për skizofreninë mund të klasifikohen në antipsikotikët të rinj dhe të vjetër.
Këto janë zhvilluar për herë të parë në vitin 1950 dhe kanë revolucionarizuar trajtimin e skizofrenisë, për shkak se për herë të parë, shumë njerëz të prekur nga ajo kishin mundësinë për të jetuar në komunitet në vend që të kalonin jetën e tyre në spitale psikiatrike. Shumë prej këtyre barnave të hershme, ose derivateve të tyre, përdoren ende sot nga mjekët. Ato përfshijnë klorpromazinën (p.sh. Largactil), flufenazine (Modecate), haloperidol (Serenace), periciazine (Neulactil) dhe trifluoperazine (Stelazine).
Të gjitha ilaçet e vjetra antipsikotike funksionojnë, por ato kanë disa ndryshime të rëndësishme ndërmjet tyre, më kryesorja është doza e përdorur, doza e përshtatshme që duhet për të patur efekt. Zgjedhjet e mjekut do të varen nga simptomat e personit, nga efektet anësore që këto ilaçe shkaktojnë dhe sesa personi mund t’i tolerojë këto efekte anësore.
Disa ilaçe të vjetra, siç është Modecate, mund të jepet si një injeksion depot për të parandaluar përsëritjen e simptomave. Për këtë, mjekët japin një injeksion në muskuj. Injeksioni mund të jetë efektiv në kontrollimin e simptomave ndërmjet 2 dhe 4 javëve në momentin që personi është stabilizuar me dozën.
Antipsikotikët e rinj të njohur gjithashtu si atipik janë zhvilluar në vitet e fundit si alternativë e ilaçeve të vjetra. Këto ilaçe, që në ditët e sotme preferohen më shumë nga mjeku, janë amisulpride (p.sh. Solian), aripiprazole (Abilify), clozapine (p.sh. Clozaril), olanzapine(Zyprexa), paliperidone (Invega), quetiapine (Seroquel), risperidone (p.sh. Risperdal), sertindole (Serdolect) dhe ziprasidone (Zeldox).
Mjekët besojnë se këto ilaçe janë më efektive sesa të vjetrat në ndikimin e atyre që quhen simptoma negative të skizofrenisë, siç është tërheqja sociale, humbja e motivimit dhe mungesa e shprehjes së emocioneve. Mjekët gjithashtu besojnë se ato kanë pak efekte anësore, veçanërisht dridhje dhe ngrirje muskujsh dhe lëvizje të pakontrolluara.
Clozapine, është gjithashtu efektiv dhe është përdorur zakonisht nga njerëzit që nuk janë ndihmuar nga ilaçe të tjera antipsikotike.
Pjesa më e madhe e ilaçeve antipsikotike ka efekte anësore. Këto përfshijnë:
Megjithatë, jo çdo njeri që merr ilaçe të veçanta do të ketë të njëjtat efekte anësore. Flisni me mjekun nëse po përjetoni efekte anësore dhe ato ju shqetësojnë juve. Nëse marrja e peshës është problematike, mjeku juaj do t’ju këshillojë për një dietë dhe për ushtrime që mund t’ju ndihmojnë.
Disa njerëz mund të kenë nevojë që të marrin ilaçe antipsikotike për një kohë të gjatë dhe këto zakonisht janë njerëz që kanë episode përsëritëse të skizofrenisë, ose skizofreni të vazhdueshme. E ashtëquajtura trajtim qëndrueshmërie është shumë ndihmuese në parandalimin e simptomave nga rikthimi.
Kur vlerëson faktin nëse personi do të përfitojë nga ilaçet afatgjatë antipsikotike, mjekët konsiderojnë shumë seriozisht edhe rrezikun e të zhvilluarit të gjendjes së quajtur diskinezi-a tardive. Diskinezi-a tardive është një çrregullim lëvizjesh që karakterizohet nga anormaliteti, lëvizje të pakontrolluara të gojës, buzës dhe gjuhës. Shpesh, preken edhe krahët dhe këmbët.
Kjo mund të ndodhë tek mbi një e treta e njerëzve që marrin ilaçet e vjetra për një kohë të gjatë. Fatkeqësisht nuk ekziston një trajtim i pranishëm për diskinezi-në tardive, dhe ajo mund të variojë nga e butë në të fortë. Në disa njerëz, ajo mund të vazhdojë edhe pasi njerëzit të kenë ndaluar ilaçet. Nëse personi ka nevojë për ilaçe antipsikotike për një kohë të gjatë, mjekët do të provojnë që të parandalojnë diskinezi-në tardive duke përdorur doza sa më të ulëta.
Komentoni