Regjistrohu/Kyçu

Muzika pop inkurajon aktivitetin e rrezikshëm

Ekspertët amerikanë po i bëjnë thirrje mjekëve pediatër që të marrin një qëndrim mbi çështjen e përmbajtjeve eksplicite në tekstet e muzikës dhe të videove, nën dritën e dëshmive që e lidhin atë me sjelljet e pamatura dhe të dhunshme (Pediatri 2009 online).

Një deklaratë politike e lëshuar nga Akademia Amerikane e Pediatrisë ka rekomanduar mjekët pediatër që të bëhen të vetëdijshëm se muzika popullore dhe videot mund të shoqërohen me sjellje seksuale intolerante dhe të pamatura dhe me përdorimin e alkoolit.

Provat treguan një lidhje ndërmjet përgjigjeve negative emocionale të muzikës dhe marrjes përsipër të rrezikut të sjelljeve, në një studim që tregoi se dëgjuesit e muzikës metal të rëndë kanë patur një rritje të rrezikut të vetëvrasjes, thoshte deklarata.

Të dhënat treguan se 60 % e nxënësve të klasës së katërt e të gjashtë (9 deri në 11 vjeç) kishin shikuar muzikë videoje më shumë, në krahasim me një analizë të përmbajtjes së videove muzikore që tregonte se dhuna ishte portretizuar në rreth 22 % të videove dhe përdorimi i alkoolit në rreth 27 %.


Komentoni