Regjistrohu/Kyçu

Frika nga të qenit prind. Çfarë mund të bëni për këtë?

Kohët e fundit u anketuan më shumë se 2 400 prindër për të gjetur se çfarë i lë ata pa gjumë natën. Frika luhatet nga shqetësimet rreth të ardhmes së fëmijëve tuaj e deri tek siguria për shëndetin e tyre afatgjatë.

Kjo na bën të pyesim: A janë fëmijët tanë vërtet në rrezik, apo shqetësimi është thjesht i qepur në ADN-në tonë të prindit?

Në përgjithësi, prindërit dhe ata që nuk janë prindër njëlloj priren të frikësohen nga gjërat që nuk mund t’i kontrollojnë. Prindërit gjithashtu priren të frikësohen nga rreziqet sensacionale, ato që tërheqin vëmendjen e medias dhe krijojnë melodrama si të filmave më të shikuar gjatë javës. Sipas ekspertëve, është e zakonshme që prindërit të shqetësohen shumë se fëmija i tyre mund të rrëmbehet nga ndonjë i huaj se sa për udhëtimet e tij me makinë pa rripin e sigurimit, apo që luan pranë një pishine të pa rrethuar, megjithëse makina dhe pishina mund të paraqesin rrezik më të madh për fëmijët se sa rrëmbimi.

Një mori ekspertësh u pyetën për të përcaktuar çfarë duhet të bëni për t’i pasur të pa rrezikuar fëmijët tuaj.

Shpresa të mëdha

Frika: Unë kam frikë se fëmija im nuk do të marrë arsimin e duhur dhe shanset që i nevojiten për të arritur potencialin e vet.

Kjo ishte frika më e madhe e prindërve në anketimin tonë. Kjo na befasoi sepse ne anketuam prindër të fëmijëve relativisht të vegjël. Por kjo nuk ishte befasi për Pamela Paul, autore e librit Të qenit Prindër. Në të ajo tregon se si ankthi prindëror ushqehet nga marketingu i lodrave dhe produkteve “edukative” dhe i programeve të leximit të hershëm, të cilat do ta vënë fëmijën tuaj në një rrugë të shpejtë të suksesit, madje edhe para se ai të çlirohet nga pelenat. Paul beson se ky ankth prindëror është një reagim racional ndaj një klime të frikshme ekonomike. Në bazë të kësaj frike të prindërve është një ndjesi e gjerë e pasigurisë ekonomike. Prindërit kanë frikë se fëmijët e tyre nuk do ta kenë të lehtë dhe shumë prindër sot duan një të ardhme tjetër për fëmijët e tyre.

Realiteti: Nuk ka diskutim që ne jetojmë në një kohë të pasigurisë ekonomike. Papunësia dhe kostoja e jetesës janë të dyja në rritje, ndërkohë që pagat janë të pandryshueshme dhe një numër vendesh të punës janë jashtë vendit. Ka kuptim që prindërit të shqetësohen për fëmijët e tyre dhe si ata do të orientohen në këtë botë gjithnjë e më shumë konkurruese. Por kjo nuk do të thotë që ju t’ju pushtojë paniku qysh ditën e parë që ju e keni sjellë fëmijën tuaj në shtëpi.

Çfarë mund të bëni: Ekspertët janë në një mendje që nuk është nevoja të blini lodra edukative apo ta mbushni çdo ditë të fëmijës tuaj me aktivitete të tilla. Kur vjen puna ta ndihmoni fëmijën tuaj të arrijë potencialet e veta del se më pak të tilla, janë më shumë për të.

“Ka prova që gjëja më e mirë që ju mund të bëni për fëmijën tuaj është t’i blini sa më pak gjëra. Rezulton se fëmijët që janë më krijues kanë në të vërtetë më pak lodra. Të pasurit e një numri të vogël lodrash të thjeshta bazë, e ndihmon fëmijën të zhvillojë imagjinatën e tij”.

Psikologu Paul Donahue, autor i librit “Prindër pa frikë”, ofron një perspektivë të ngjashme: “Prindërit mendojnë se ata duhet të bëjnë gjithçka për fëmijët e tyre: t’i stimulojnë, t’i mbajnë gjithmonë të zbavitur, të bëjnë gjithçka për ta në mënyrë që ata të mos pësojnë asnjë zhgënjim. Ata merakosen se në qoftë se nuk do t’i bëjnë këto gjëra, fëmijët e tyre do të mbeten disi pas. E kundërta është e vërtetë. Kujdesi i tepërt e konstant i prindërve e bën të vështirë për fëmijët që të zhvillojnë pavarësinë, shkathtësinë, imagjinatën dhe aftësitë themelore për jetën, të gjitha gjërat që do të ndihmojnë një fëmijë të arrijë sukses në shkollë dhe në jetë. Ekspertët kanë arritur në konkluzion që shumë gjëra që bëjnë prindërit për të siguruar suksesin e fëmijëve të tyre, nga zhvendosja në një lagje më të mirë deri tek ekspozimi i tyre ndaj muzikës klasike kanë një ndikim të pakët.

Rreziku nga të huajt

Frika: Unë kam frikë se dikush do ta dëmtojë apo sulmojë fëmijën tim.

Nuk është befasuese që kjo është një frikë në kulm. Mbrojtja e fëmijës tuaj është një nga instinktet më themelore prindërore. Ka pak gjëra aq të llahtarshme për të menduar siç është dëmtimi i fëmijës tuaj nga një sulm i rastit. Frika jonë intensifikohet vetëm nga fakti që sulmet e vërteta mbi fëmijët marrin një vëmendje të shumtë në media, gjë që mund t’i bëjë ato të duken se janë më të zakonshme se në të vërtetë.

Realiteti: Sipas Qendrës Studimore për Krimet Kundër Fëmijëve të Universitetit Nju Hampshire, prindërit kanë disa shkaqe për t’u shqetësuar. Statistikat më të fundit të shembujve të raportuar dhe të konfirmuara të keqtrajtimit të fëmijëve tregojnë se 1 në rreth 100 fëmijë ka vuajtur nga keqtrajtimi ose mospërfillja në ndonjë formë.

Por studimi i Qendrës tregon edhe për disa lajme të mira, rezulton që incidenca totale e keqtrajtimit është në rënie. Abuzimi fizik me fëmijët ka rënë 2% nga 2008 në 2009>P.sh. abuzimi seksual me fëmijët ka rënë 5%. Vazhdon një  tendencë në rënie, e cila ka filluar në vitin 1992. Sipas sociologut David Finkelhor, shkaqet e sakta të kësaj rënie janë të paqarta. Ai sugjeron disa faktorë që mund të luajnë rol, duke përfshirë një dhjetëvjeçar të një prosperiteti relativ ekonomik, i cili filloi në vitet 1990, si edhe një forcim të imponimit të ligjit, edukimin e prindërve dhe përpjekjet kundër detyrimit.

Finkelhor beson se medikamentet e reja për të trajtuar depresionin dhe sjelljen e fëmijërisë po ashtu kanë luajtur një rol kryesor për këtë: Zhvillimi dhe përhapja e trajtimeve të reja për shëndetin mendor dhe problemet e tjera familjare kanë shkaktuar ndryshime të mëdha në shoqërinë tonë dhe unë jam i sigurt kanë një ndikim në atë se si trajtohen fëmijët tanë.

Çfarë mund të bëni: Sipas Finkelhor, ta mbani fëmijën tuaj të sigurt, thjesht do të thotë, thjesht të bëni çfarë ju vjen në mënyrë të natyrshme: Qëndroni i akorduar me fëmijën tuaj sa më shumë që të jetë e mundur. Ruani një marrëdhënie të ngushtë dhe mbështetëse dhe mbani të hapur kanalet e komunikimit. Që fëmija juaj të ndjehet komod duke ju besuar juve në qoftë se ndodh diçka. Gjithashtu, është e rëndësishme që autorët e krimit të abuzimit fizik me fëmijët zakonisht janë pjesëtarë të familjes. Mënyra më e mirë për t’i bërë fëmijët më të sigurt është t’i ndihmoni ata të zhvillojnë instrumentet që u nevojiten për të mbrojtur veten e tyre.

Edukojeni fëmijën tuaj në një mënyrë të përshtatshme me moshën lidhur me trupin e tij dhe format e përshtatshme dhe të papërshtatshme të kontaktit dhe inkurajojeni që të kërkojë ndihmë nga ju apo të rriturit e tjerë në qoftë se ndonjëherë ndjehet në rrezik.

Aksidentet dhe plagosjet

Frika: Unë kam frikë se fëmija im do të plagoset në një aksident siç është ai automobilistik.

Realiteti: Kjo është një frikë prindërore që nuk mund të lihet mënjanë. Sipas Qendrave të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve plagosjet nga motoçikletat janë shkaku kryesor i vdekjeve të fëmijëve në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2008, 968 fëmijë 14 vjeç ose më të rinj kanë vdekur në përplasjet e makinave dhe afërsisht 168 000 u plagosën.

Lajm i mirë është se kjo është një frikë për të cilën ju mund të bëni diçka. Rezulton që 40% e fëmijëve që kanë vdekur në aksidente automobilistike në vitin 2008 ishin të pasiguruar nga ndenjësja ose nga rripi i sigurimit për fëmijët dhe më shumë se dy të tretat e fëmijëve të plagosur për vdekje kishin udhëtuar me një shofer që kishte përdorur alkool.

Çfarë mund të bëni: Sipas ekspertëve, mund të bëni shumë. Një numër i madh i aksidenteve janë të evitueshme. Ndenjëset për fëmijë, rripat e sigurimit, kaskat për çiklistët dhe masat parandaluese në sheshet e lojërave janë masa të thjeshta sigurie të cilat mund të vlejnë shumë.

Ekspertët theksojnë se mbrojtja ndaj plagosjeve është veçanërisht e rëndësishme. Në skemën e përgjithshme të gjërave, mjekësia mund të ndihmojë një fëmijë të mbijetojë pas shumë gjërave që mund t’i ndodhin atij, me përjashtim të plagosjes nga qafa e sipër. Plagosjet e rënda të kokës janë jashtëzakonisht të ndërlikuara për t’u trajtuar.

Ekspertët i këshillojnë prindërit që të fillojnë t’u kërkojnë fëmijëve të tyre të mbajnë kaska mbrojtëse kur janë me biçikletë, me patina apo dërrasa rrëshqitëse, qysh në moshë shumë të vogël, pra kjo është një gjë që fëmijët mësojnë ta bëjnë automatikisht.

Sigurojuni që fëmijët të përdorin rripat e sigurimit, dhe juve po ashtu. Dhe natyrisht, ju nuk duhet të pini alkool asnjëherë kur drejtoni makinën.

Frikësimi

Frika: Unë kam frikë se fëmija im nuk do të përshtatet në shoqëri dhe do të mbetet jashtë.

Realiteti: Kjo është një frikë tjetër e prindërve, meqenëse detyrimi është i përhapur midis nxënësve të shkollës. Pothuaj 1 në 7 fëmijë nga kopshti i fëmijëve e deri në shkollë të mesme ka qenë ose i dhunshëm ose viktimë e dhunës. Kjo gjë duhet marrë gjithmonë seriozisht sepse lidhet me çështje afatgjatë të vetë vlerësimit, me performancë të dobët në shkollë, depresion e madje edhe me vetëvrasje. Historia e kohëve të fundit tregon që rezultatet mund të jenë të larmishme. Frikësimi vepron si një virus.

Çfarë mund të bëni: Ekspertët thonë që fëmijët që kanë përjetuar dhunën janë më të prirë për të ushtruar dhunë tek të tjerët, kështu që është e rëndësishme që asnjëherë të mos e trajtoni dhunshëm fëmijën tuaj apo të lejoni të tjerët që të veprojnë kështu.

Bëhuni iniciator i diskutimeve të rregullta me fëmijët tuaj se si ata i trajtojnë të tjerët dhe se si duhet të veprojnë në rast se vënë re apo e përjetojnë një situatë të dhunshme.

Gjithashtu duhet ta ndihmoni fëmijën tuaj të fitojë elasticitet dhe aftësitë që i nevojiten për të mbrojtur veten.


Komentoni