Regjistrohu/Kyçu

Burrat dhe menaxhimi i inatit

Zemërimi mund të jetë një shkak kryesor i problemeve të shëndetit mendor. Mësoni më shumë për rreziqet e zemërimit të ndrydhur dhe hapave për ta menaxhuar atë.

Çfarë është zemërimi?

Zemërimi është një emocion shumë i fuqishëm që mund të burojë nga ndjenjat e të ndjerit nën presion, dhimbjes shpirtërore, shqetësimit ose zhgënjimit. Ky është një emocion normal njerëzor që mund të shkojë nga acarimet e lehta deri në zemërim të fortë.

Cilat janë rreziqet e zemërimit të ndrydhur?

Zemërimi mund të jetë një shkak thelbësor i ankthit dhe depresionit. Zemërimi që nuk është shprehur në mënyrë adekuate mund të ndërpresë marrëdhëniet, të ndikojë në modelet e mendimit dhe sjelljes dhe të krijojë një sërë problemesh fizike. Zemërimi kronik  (afatgjatë) është i lidhur me problemet e shëndetit të tilla si tensioni i lartë i gjaku-t,sëmundje  te zemrës, dhimbje koke, çrregullime të lëkurës dhe problemet e tretjes. Përveç kësaj, ai mund të jetë i lidhur me probleme të tilla si krimi, abuzimi emocional dhe fizik dhe sjellje të tjera të dhunshme.

Çfarë hapash mund të marr për të ndihmuar veten të menaxhoj zemërimin?

  • Kur filloni të ndiheni të zemëruar dhe me nerva, provoni të merrni frymë thellë, mbajeni veten me mendime pozitive dhe përsëritjani ato vetes, ose ndaloni mendimet që ju bëjnë me nerva. Merrni frymë thellë nga diafragma tuaj. Me ngadalë përsërisni një fjalë apo fraza të qeta të tilla si “qetësohu” ose “merre lehtë”. Përsëriteni atë frazë me veten duke marrë frymë thellë, derisa zemërimi të largohet.
  • Edhe pse shprehja e zemërimit është më mirë se të mbajturit e tij brenda, ai duhet të shprehet në mënyrën e duhur. Shpërthimet e vazhdueshme të tij shpesh janë jo produktive dhe shkaktojnë probleme në marrëdhëniet me të tjerët. Shpërthimet e inatit janë gjithashtu stresuese për sistemin nervor dhe kardiovaskular dhe mund të përkeqësojnë problemet shëndetësore. Të mësuarit si të përdorni vetëbesimin, është mënyra më e shëndetshme për të shprehur ndjenjat, nevojat dhe preferencat. Ju mund të përdorni sigurinë në vetvete në vend të inatit në këto situata.
  • Kërkoni mbështetjen e të tjerëve. Bisedoni për ndjenjat tuaja deri në fund dhe përpiquni të punoni për ndryshimin e sjelljeve.
  • Nëse keni vështirësi për të kuptuar se kur keni mendime inati,mbani shënim kur të ndjeheni të zemëruar.
  • Përpiquni të merrni një perspektivë të ndryshme, duke e vënë veten në vendin e tjetrit.
  • Mëso si të qeshësh me veten dhe si të shohësh humorin, në situata të ndryshme.
  • Praktiko aftësi të mira dëgjimi. Dëgjimi mund të ndihmojë në përmirësimin e komunikimit dhe mund t’i bëjë më të lehta për t’u arritur ndjenjat e besimit mes njerëzve. Ky besim mund t’ju ndihmojë të përballeni me emocione potencialisht armiqësore.
  • Mëso t’i japësh vetes siguri, duke i shprehur ndjenjat me qetësi dhe drejtpërdrejtë pa u bërë mbrojtës, armiqësor apo të ngarkuar emocionalisht. Referojuni librave mbi vetë-ndihmesën në lidhje me sigurinë ose kërkoni ndihmën e një terapisti profesionist për të mësuar se si të përdorni sigurinë dhe aftësitë e menaxhimit të zemërimit.

Çfarë mund të bëj tjetër për t’u përballur me zemërimin tim në mënyrë të shëndetshme?

Nëse besoni se zemërimi juaj është jashtë kontrollit dhe po sjell një efekt negativ në jetën tuaj dhe marrëdhëniet tuaja, kërkoni ndihmë nga një profesionist i shëndetit mendor. Një psikolog ose profesionist tjetër i kualifikuar i shëndetit mendor, mund të punojë me ju për të zhvilluar teknika, për të ndryshuar mendimet dhe sjelljen tuaj.

Një profesionist i shëndetit mendor mund t’ju ndihmojë të merreni me zemërimin tuaj në mënyrë të përshtatshme. Zgjidhni terapistin tuaj me kujdes dhe sigurohuni që të kërkoni trajtim nga një profesionist i cili është i trajnuar për të mësuar teknikat e menaxhimit të zemërimit dhe aftësive për t’i dhënë vetes siguri.


Komentoni