Ashti si edhe çdo medikament, antidepresantët mund të shkaktojnë efekte anësore. Problemet specifike ndryshojnë nga një ilaç në tjetrin dhe nga një person në tjetrin.
Në fakt, efektet anësore janë një nga arsyet kryesore që personat me depresion ndalojnë së marrin ilaçet gjatë pa mbaruar mjekimi. Një studim ka gjetur që 65% e 1000 vetëve të shqyrtuar thanë se e ndaluan marrjen e ilaçit të tyre, dhe gjysma e këtyre njerëzve përmendën efekte anësore si arsye për këtë.
Mirëpo është e rëndësishme të mbahet parasysh që antidepresantët mund të ndihmojnë që ju të shëroheni. Shoqata Psikiatrike Amerikane rekomandon që njerëzit të vazhdojnë ta marrin ilaçin e tyre të paktën për katër ose pesë muaj pasi ata shërohen nga episodi i parë depresiv në mënyrë që të reduktohet rreziku i përsëritjes. Dhe për personat që kanë episode të shumta të mëparshme rekomandimi zakonisht është për më gjatë (ose disa herë duhet të vazhdojë në kohë të pacaktuar).
Asnjëherë antidepresantët si Zoloft, Lexapro, Viibryd, Cymbalta, Pristiq, Fetzima dhe medikamentet e rinj si Wellbutrin, Remeron dhe Brintellix përgjithësisht kanë efekte anësore të pakta dhe më të lehta se sa ilaçet e vjetra. Efektet anësore luhaten në varësi të ilaçit por mund të përfshijnë:
Efekte të tjera anësore më serioze janë të rralla por të mundshme. Antidepresantët janë lidhur me një rritje të mendimeve dhe sjelljeve vetëvrasëse tek fëmijët dhe adoleshentët. Bisedoni me mjekun se çfarë simptomash duhen pritur gjatë shërimit nga depresioni.
Disa ilaçe të vjetra si Elavil, Pamelor, dhe Tofranil mund të kenë efekte të rënda anësore të rënda ose të shkaktojnë bashkëveprime të rrezikshme me ilaçe të tjera ose ushqime. Ata mund të shkaktojnë shikim të turbulluar dhe lodhje. Ata mund të mos jenë të parrezikshme për personat me probleme të zemrës. Doza të larta të tyre mund të jenë toksike dhe potencialisht kërcënuese për jetën. Për këto arsye, këta antidepresantë po përdoren më rrallë për trajtimin e depresionit.
Medikamentet frenues si Nardil, Parnate, Marplan dhe Emsam janë midis më të efektshmëve nga të gjithë antidepresantët e njohur. Por ata mund të shkaktojnë bashkëveprime serioze me disa ushqime, si mishrat dhe djathërat e vjetër, produktet e fermentuara si salcat e sojës si edhe me ilaçe të tjera. P.sh. ata mund të jenë me rrezik kur kombinohen me ilaçe të tjera si Sudafed (pseudoephedrine) që mund ta rritë presionin e gjaku-t dhe bashkëveprimet mund të çojnë në efekte të tilla si presion shumë i lartë i gjakut i cili mund të jetë fatal. Ata mund të jenë të rrezikshme me shumicën e antidepresantëve të tjerë, që mund të rrisin së tepërmi nivelet e neurotransmetuesit serotonin.
Për çdo medikament ju duhet të peshoni dobitë dhe efektet anësore. Ju dhe mjeku juaj duhet të punoni së bashku për të kuptuar balancën e duhur. Disa efekte anësore mund të mos ju shqetësojnë. Të tjerë mund të jenë kaq të rëndë saqë do t’u duhet ta ndërprisni marrjen e tyre ose të merrni në konsideratë një ilaç suplementar që mund të ndihmojë për të kundërvepruar ndaj efektit anësor të antidepresantit. Mbani parasysh që shumë nga efektet anësore mund të jenë më të këqija kur ju e filloni për herë të parë marrjen e ilaçit ose kur shtoni dozën e tij. Ato mund të përmirësohen kur trupi juaj përshtatet. Në qoftë se efektet anësore janë të buta për ju, mjeku juaj mund të dojë që ju të vazhdoni me antidepresantin për të parë nëse këto efekte do të largohen vetiu.
Mos e vendosni vetë ndërprerjen e ilaçit në rastin kur keni efekte anësore. Ndërprerja e menjëhershme e marrjes së ilaçit nga ana juaj mund të bëjë që simptomat të keqësohen papritur dhe të shkaktojë një përsëritje të depresionit. Flisni me mjekun tuaj se çfarë duhet bërë. Marrja e ilaçit në doza më të vogla mund të jetë ende e dobishme për ju, duke minimizuar njëkohësisht efektet anësore. Ose mund të provoni një ilaç tjetër. Ekzistojnë shumë ilaçe të efektshme nga të cilat mund të zgjidhni.
Në qoftë se fillimisht mjeku juaj nuk i merr seriozisht efektet anësore, jini më i qartë lidhur me atë se si duhet t’i trajtoni ato. Çfarëdo që të bëni, mos i injoroni efektet anësore. Dhe mos i pranoni thjesht ato. Punoni me mjekun tuaj për t’i zgjidhur në mënyrë që të keni një shans më të mirë për t’u shëruar nga depresioni.
Komentoni