Epidemia globale e infeksionit HIV dhe AIDS ka ngritur çështje në lidhje me infeksionin HIV dhe udhëtimet ndërkombëtar. Udhëtarët mund të jenë të shqetësuar në lidhje me rreziqet e tyre të infeksionit HIV dhe sesi mund të parandalohet transmetimi HIV.
Infeksioni HIV është i parandalueshëm. HIV është transmetuar nëpërmjet seksit të pambrojtur me një partner të infektuar, përdorimit të gjilpërave dhe shiringave të infektuara dhe mjeteve dentare ose çdo gjëje tjetër që shpon lëkurën, transfuzionit të gjakut dhe nëpërmjet një gruaje të infektuar që ia transmeton fëmijës gjatë shtatzënisë ose nëpërmjet të ushqyerit me gji.
HIV nuk është transmetuar nëpërmjet kontaktit të zakonshëm, ajrit, ushqimit, ujit, mushkonjave ose pickimeve të insekteve të tjera. Të qëndruarit në të njëjtin vend, avion, makinë, tren me një person të infektuar me AIDS ose HIV nuk rrezikon marjen e infeksionit.
HIV/AIDS është gjetur në të gjithë botën. Rreziku juaj ndaj infeksionit HIV varet shumë pak nga destinacioni juaj i udhëtimit dhe ndikohet veçanërisht shumë nga përfshirja juaj në sjellje rrezikuese, siç është seksi i pambrojtur dhe ndarja e shiringave. Megjithatë, udhëtarët duhet të jenë të vetëdijshëm se standardet mjekësore mund të jenë më të ulëta në disa vende dhe pajisjet nuk mund të jenë të sterilizuara në mënyrë adekuate, gjithashtu ekzaminimi i gjakut për HIV dhe hepatiti A dhe B, dhe HIV mund të transmetohet gjatë kujdesit mjekësor dhe dentar.
Udhëtarët janë në rrezik nëse ata:
Për t’u mbrojtur ndaj infeksionit HIV, udhëtarët duhet të shmangin seksin e pambrojtur me njerëz që janë të infektuar me HIV ose me njerëz që nuk e dinë që e kanë infeksionin HIV. Njerëzit me rrezik të lartë të infeksionit HIV janë ato që injektojnë drogë në trupin e tyre me shiringa ose gjilpëra të pasterilizuara dhe ato që kanë shumë partnerë. Përdorimi i prezervativëve në mënyrën e duhur, redukton transmetimin e HIV. Gjithashtu, edhe njerëzit që kryejnë marrëdhënie seksuale me një partner të ri duhet të përdorin gjithmonë prezervativë.
Në shumë vende të botës, ndarja e shiringave ndërmjet njëri tjetrit shfaq një rrezik të madh ndaj transmetimit të HIV dhe të infeksioneve të tjera, siç janë hepatiti B dhe C.
Mos kryeni trajtime akupunkture, çpime në vesh ose në trup ose tatuazhe, përveç rasteve që ju jeni të sigurt që pajisjet janë të sterilizuara.
Nëse ju kërkoni injektime të vazhdueshme (siç është injektimi i insulinës në rastet e diabetit), merrni një masë të përshtatshme në mënyrë që shiringat dhe gjilpërat të jenë sterile. Gjithashtu, nëse ju keni sëmundjen e njohur me emrin hemofilia, kjo nënkupton që ju keni nevojë vazhdimisht për gjak, kështu që diskutoni menaxhimin e tij me mjekun tuaj përpara se të udhëtoni.
Komentoni