Sëmundjet e lidhura me AIDS kanë vrarë më shumë se 30 milion vetë qysh nga viti 1981. Kjo shifër është sa gjysma e vdekjeve të shkaktuara nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe nuk ka mbaruar. Janë rreth 33 milion vetë në të gjithë botën që tashmë po jetojnë me HIV, virusin që shkakton AIDS. Si kemi mbërritur deri këtu?
Midis viteve 1884 dhe 1924, diku pranë Kinshasa së sotme në Afrikën Qendrore Perëndimore një gjahtar vrau një shimpanze. Pak nga gjaku i kafshës hyri në trupin e gjahtarit, ka mundësi nga ndonjë plagë e hapur.Gjaku mbartte një virus të padëmshëm për shimpanzenë por vdekjeprurës për qeniet njerëzore: HIV. Virusi u shpërnda me shpërhapjen e qyteteve koloniale, por për vdekjet u fajësuan shkaktarë të tjerë.
Në qershor u botua një raport nga Los Angeles për pesë homoseksualë me një pneumoni vdekjeprurëse ose kërcënuese për jetën. Pothuaj e paparë ndonjëherë tek personat me sistem imun të shëndoshë, ajo u bë një nga infeksionet kryesore kërcënuese për jetën që i vriste njerëzit me AIDS. Më 4 korrik u raportua që një kancer i pazakontë i lëkurës,sarkoma Kaposci po vriste të rinj më parë të shëndetshëm në Nju Jork dhe Kalifornia.
Sëmundja e re u quajt Acquired Immune Deficiency Syndrome. Ajo shfaqet tek personat me hemofili, gjë që i bindi shkencëtarët se sëmundja shpërndahet nga një agjent infektiv në gjakun e infektuar.
Paralajmërohet që AIDS mund të shpërndahet nëpërmjet seksit të heteroseksualëve dhe me anë të transmetimit nga nëna tek fëmija. Shërbimi Shëndetësor i Shteteve të Bashkuara u kërkoi “pjesëtarëve të grupeve me risk të shtuar për të marrë AIDS”, të ndalonin dhurimin e gjakut. U konfirmua shpërhapja e AIDS nga heteroseksualët në Afrikë. Frika publike u shtua. Fjalë të “shpërndarjes në familje” u përhapën me bollëk. Në Nju Jork u raportua se qiradhënësit po i dëbonin nga banesat pacientët me AIDS.
Studiuesit e Institutit Pasteur Luc Montagnier dhe Francoise Barre-Sinoussi izoluan një virus nga një gjëndër e ënjtur limfatike e një pacienti me AIDS. Ata e quajtën atë virus të shoqëruar me lymphadenopathy. Në mënyrë të pavarur Jay Levy izoloi virusin e lidhur me AIDS ARV. Në vitin 1986 u ra dakord që virusi të quhej HIV (human immunodeficiency virus).
Studiuesi Robert Gallo i Institutit Kombëtar të Kancerit raportoi për izolimin e një virusi të AIDS, që ai e quajti HTLV-III.
Rock Hudson vdes nga AIDS. Ndërsa histeria për AIDS u shtua, Ryan White u ndalua të shkonte në shkollë në Indiana sepse kishte këtë sëmundje. Fondacioni Amerikan për Studimin e AIDS emëron Elisabeth Taylor si zëdhënës të tij.
U licencua testi i parë për HIV, bankat e gjaku-t filluan të ekzaminojnë donacionet. U zhvillua Konferenca e Parë në Atlanta. Një raport i ashpër qeveritar raporton përhapje të sëmundjes për shkak të mungesave të financimit për studimin e AIDS. Lauren dhe Patrick Burk, dhe djali i tyre Dwight treguan për impaktin e HIV/AIDS mbi komunitetin heteroseksual.
Nxiten prindërit që të zhvillojnë “bashkëbisedim të sinqertë dhe të hapur” për AIDS me 34 fëmijët e tyre. Krijohet paneli i parë për AIDS në media. Për herë të parë Presidenti Regan thotë nëpër dhëmbë fjalë AIDS.
Princesha Diana fotografohet duke përqafuar njerëz me AIDS. Regan mban fjalimin e parë lidhur me AIDS. Shtetet e Bashkuara u ndalon imigrimin personave me HIV, një politikë që u ndryshua në vitin 2010 nga Presidenti Obama.
U organizua Dita e Parë Botërore për AIDS në datën 1 dhjetor.
Shkencëtarët gjetën që edhe para zhvillimit të simptomave të para të AIDS, HIV shumëzohet në gjak në mënyrë të papërmbajtur. Qëllimi i trajtimit është të mbahet HIV në nivele të ulëta.
Përdoret kordelja e kuqe si simbol i solidaritetit për AIDS. Magic Johnson shpall që ai është HIV pozitiv. Administrata Federale e Ilaçeve licencon testin e parë të shpejtë të HIV.
Vendoset një prezervativ gjigant të Place de la Concorde në Paris. Një pjesë teatrale për epideminë e AIDS “Engjëjt në Amerikë” fiton Çmimin Pulitzer. Fillojnë të shfaqen reklama për prezervativët në televizion.
Zbulohet koktejli i ilaçeve kundër AIDS. Rriten shpresat kur studiuesi i AIDS Dr. David Ho sugjeron që mjekimi mund ta eliminojë HIV nga trupi i njeriut. Ai e kishte gabim, më pas u gjend se HIV fshihet në qelizat e fjetura, por vdekjet nga AIDS në Shtetet e Bashkuara reduktohen me 40%.
Kërkohen ilaçe më të fuqishme. Miratohen klasa të reja ilaçesh që e bëjnë trajtimin e HIV më të sigurt, më të lehtë dhe më të efektshëm. Por ilaçet ende nuk e shërojnë AIDS.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan propozon një Fond Global për të luftuar HIV/AIDS, tuberkulozin dhe malarien. Ende mjekimi nuk është në dispozicion të shumicës dërrmuese të personave me HIV. Vetëm 1% e 4.1 milion afrikanëve me HIV marrin ilaçe kundër HIV. AIDS bëhet shkaku kryesor i vdekjeve për personat e moshave nga 15 në 59 vjeç në të gjithë botën.
Një epidemi e HIV shpërthen në industrinë pornografike të Kalifornisë. Presidenti Bush shpall Planin Presidencial të Emergjencës prej 15 miliard dollarësh për shërimin nga AIDS. Pjesa e planit që flet për parandalimin kritikohet për abstinencë të tepruar. Por plani siguroi fondet shumë të domosdoshme për trajtimin për 15 shtete.
Trajtimi i HIV tregohet që e zgjat jetën me 24 vjet me një kosto prej 618 900 dollarë amerikanë. Vaksina të ndryshme të reja janë duke u zhvilluar e prodhuar. Rekomandohet syneti tek të rriturit pasi është gjetur që ai e përgjysmon transmetimin e HIV nga gratë tek burrat në zonat ku ka një prevalencë të lartë të HIV.
Mbikëqyrja e përmirësuar tregon që në Amerikë gjendja është më e keqe nga sa mendohej: 1.1 milion të infektuar, 11% më shumë se 2003. Përqindjet të larta në HIV shënohen midis homoseksualëve meshkuj.
Luc Montagnier dhe Francoise Barre-Sinoussi marrin Çmimin Nobel për zbulimin e HIV. Nga 33 milion njerëz që sot jetojnë me HIV, marrin mjekim vetëm 3 milion prej tyre. Ky numër është më pak se një e treta e atyre që kanë nevojë për trajtim të menjëhershëm. Sidoqoftë, për herë të parë numri global i vdekjeve nga AIDS është reduktuar.
Është llogaritur që shpërndarja globale e AIDS ka arritur kulmin në vitin 1996 me 3.5 milion infektime të reja. Vdekjet arritën kulmin me 2 milion në vitin 2004. Por Dita e Luftës kundër AIDS na jep shifra të zymta: 2.7 milion infektime të reja me HIV dhe 2 milion vdekje nga AIDS në vitin e kaluar. Më shumë se gjysma e atyre që kishin nevojë nuk kishin marrë mjekim.
Anketimet tregojnë që amerikanët nuk e konsiderojnë më AIDS si një problem të madh. E kanë gabim. Infektimet e reja po ngrihen në qiell. Mbi gjysma janë tek homoseksualët meshkuj por 31% janë tek heteroseksualët. Afro-amerikanët që janë 12% e popullatës së Shteteve të Bashkuara zënë vendin e parë me 45% të infektimeve të reja.
Studiuesit kanë zbuluar më shumë se një duzinë antitrupash që marrin në shënjestër virusin HIV. Ata shpresojnë se këto zbulime do të çojnë tek një vaksinë që ofron mbrojtjen afatgjatë kundër AIDS. Në veçanti, një antitrup PGT 128 konsiderohet nga më të fuqishmit dhe më premtuesit, duke parandaluar rreth 70% të viruseve nga qelizat e infektuara në testet laboratorike.
Komentoni