Regjistrohu/Kyçu

Meshkujt nuk mendojnë vazhdimisht për seksin

Mendohet se meshkujt në krahasim nga femrat mendojnë me shpesh rreth seksit – çdo 7 sekonda, ose rreth 8000 herë në ditë.

Por një studim në SHBA e ka hedhur poshtë këtë mit, duke zbuluar një mesatare që meshkujt mendojnë për seksin vetëm 19 herë në ditë dhe femrat 10 herë në ditë.

Kërkuesit, testuan 238 studentë kolegji, të cilët u ndanë në 3 grupe dhe regjistruan mendimet e tyre rreth ushqimit, gjumit dhe seksit gjatë një jave.

Mashkulli mendonte më shumë rreth seksit sesa femrat, por ato gjithashtu mendonin më shumë rreth çështjeve të tjera siç ishin ushqimi dhe gjumi–krahasuar kjo me femrat.

Në një mesatare, meshkujt mendonin rreth ushqimit afërsisht 18 herë në ditë, dhe mendja e tyre përqëndrohej tek gjumi rreth 11 herë në ditë, ndërkohë që gratë mendonin rreth ushqimit 15 herë në ditë dhe rreth gjumit 9 herë në ditë.

Por në këtë studim, ekzistonin edhe varietete të ndryshme, si p.sh. një mashkull që mendonte 388 herë në ditë për marrëdhënie seksuale dhe një femër që mendonte 140 herë.


Komentoni