Regjistrohu/Kyçu

Kontracepsioni: Pilula e kombinuar

Pilula kontraceptive e kombinuar orale (shpesh referuar vetëm si “pilula”) përmban në mënyrë sintetike estrogjen dhe progestogjen. Këto hormone sintetike imitojnë hormonet natyrale të prodhuara nga vezoret e femrës.

Si funksionon pilula?

Pilula kryesisht funksionon duke parandaluar çdo muaj lirimin e vezës nga vezoret. Pilula gjithashtu trash mukus-in cervikal për të formuar një barrierë për spermën, në mënyrë që të mos hyjë në mitër dhe në tubat fallopianë.

Efektiviteti në parandalimin e shtatzënisë

Efektiviteti i një metode kontraceptive mund të matet për përdorim të përsosur dhe përdorim tipik:

  • Përdorimi i përsosur ndodh kur instruksionet janë ndjekur në mënyrë të saktë. Norma e dështimit për përdorimin e përsosur të pilulës së kombinuar është 0.3%. Kështu që, kur përdoret në mënyrën e saktë, më pak se një grua në 100 do të mbetet shtatzënë në një vit;
  • Përdorimi tipik është ajo se çfarë synohet që të ndodh në realitet. Dështimet e përdorimit tipik përfshijnë dështimet si rezultat i përdorimit të pasaktë. Norma e dështimit për pilulën e kombinuar është rreth 8-9% në vitin e parë të përdorimit tipik.

Avantazhet

  • Pilula është shumë efektive dhe e besueshme kur merret sipas udhëzimeve;
  • Ajo mund të ndikojë tek periodat, të cilat do të jenë më të shkurtra, më të lehta, më me pak dhimbje dhe më të rregullta;
  • Pilula e kombinuar mund të përdoret për të manipuluar ciklin menstrual (p.sh. pilula mund të përdoret për të kaluar ngjarje të caktuara, siç janë pushimet);
  • Fertiliteti nuk preket përgjithmonë dhe zakonisht kthehet shpejt pas ndalimit të pilulës;
  • Kjo pilulë mund të përdoret për të përmirësuar aknet;
  • Ajo mund të ndihmojë për të përmirësuar sindromën paramenstruale;
  • Pilula mund të reduktojë rrezikun e cisteve të mitrës dhe mund të ndihmojë në menaxhimin e simptomave të sindromës policistike të mitrës;
  • Femrat që përdorin pilulën kanë një rrezik më të reduktuar të kancerit të mitrës dhe të kancerit endometrial (kanceri i shtresës që vesh brendësinë e mitrës).

Disavantazhet

  • Pilula vihet në dispozicion vetëm me recetë;
  • Disa formulime mund të jenë të shtrenjta;
  • Pilula nuk mbron ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme;
  • Në mënyrë që pilula të jetë efektive, duhet të merret në baza ditore;
  • Nuk mund të përdoret nga gratë që kanë patur kancerin e gjirit, atakun e zemrës, trombozën e thellë të venave (një mpiksje gjaku në venat e thella të trupit), lloje të caktuara të migrenës, sëmundje të zemrës,sëmundje të mëlçisë dhe duhanpirësit mbi 35 vjeç;
  • Rreziku i pilulës mund të peshojë më shumë tek gratë me presion të lartë gjaku, diabet, kolesterol të lartë, rrjedhje të pashpjegueshme vaginale dhe ato që marrin ilaçe të caktuara (p.sh. anti-epileptikët);
  • Pilula nuk duhet të përdoret gjatë të ushqyerit me gji, pasi estrogjeni mund të shtypë prodhimin e qumështit.

Si është përdorur?

Pilula e kombinuar zakonisht vjen në formën e një pakete që përmban 28 pilula. Çdo paketë përmban rreth 21 dhe 26 pilula aktive (hormone) dhe ndërmjet 2 dhe 7 pilula sheqeri (pilula pa hormone).

Kontraceptivët e kombinuar oralë janë:

  • Monofazike (ku çdo pilulë aktive ka të njëjtën dozë të progestogjenit dhe estrogjenit); ose
  • Multifazike (ku pilulat aktive kanë doza të ndryshme të progestogjenit dhe/ose estrogjenit).

Mjeku mund t’ju këshillojë llojin më të përshtatshëm të pilulës dhe sesi ta merrni atë.

Marrja e pilulës

Mund të filloni që të merrni pilulën në ditën e parë të periodave, duke ndjekur me kujdes instruksionet që vijnë me paketën.

Duhet të merrni një pilulë në ditë, në pothuajse të njëjtën orë çdo ditë derisa të mbaroni paketën. Zakonisht do të përjetoni gjakderdhje vaginale kur të merrni pilulën e sheqerit. Ditën pasi të keni mbaruar paketën, duhet të filloni paketën tjetër të pilulave.

Kur filloni për herë të parë pjesën më të madhe të pilulave, nuk do të mbështeteni në efektivitetin e pilulës vetëm për 7 ditët e para, kështu që përdorni gjatë kësaj kohe një formë tjetër kontraceptivi (siç është kondomi).

Është e mundur për gratë që të marrin vazhdimisht pilulat aktive hormonale për 3 deri në 12 muaj, për të shmangur gjakderdhjen. Për të realizuar këtë duhet të anashkaloni marrjen e pilulave të sheqerit dhe të merrni çdo ditë pilulat hormonale. Kjo mund të jetë veçanërisht e domosdoshme për gratë që kanë dhimbje koke gjatë periudhave të lira hormonale, që vuajnë nga sindroma paramenstruale ose që kanë perioda shumë të rënda ose të dhimbshme. Nëse po planifikoni për të bërë këtë, është mirë që të merrni këshillën e mjekut.

Çfarë duhet të bëni nëse harroni të merrni një pilulë

Nëse harroni të pini pilulën, duhet të kontrolloni instruksionet në paketë se çfarë mund të bëni. Në rastin e mosmarrjes së pilulës, është gjithashtu një ide e mirë për t’u kontrolluar me këshilluesin tuaj të shëndetit.

Informacioni i mëposhtëm i përgjithshëm vlen për shumicën, por jo për të gjitha llojet e pilulës së kombinuar.

Më pak se 24 orë me vonesë

Nëse jeni më pak se 24 orë me vonesë për marrjen e pilulës, merreni atë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe merreni pilulën tjetër në kohën e zakonshme. Do të jeni përsëri të mbrojtur ndaj shtatzënisë.

Më shumë se 24 orë me vonesë

Nëse jeni më shumë se 24 orë me vonesë ndaj marrjes së pilulës, merreni pilulën e humbur sa më shpejt që të jetë e mundur dhe merreni pilulën tjetër në orarin e zakonshëm (edhe nëse kjo nënkupton marrjen e 2 pilulave në një kohë). Pas kësaj vazhdoni që t’i merrni pilulat çdo ditë. Keni gjithashtu nevojë që të përdorni një formë shtesë kontraceptivi (siç janë kondomët) për 7 ditët në vazhdim, për t’u siguruar që jeni të mbrojtur ndaj shtatzënisë.

Nëse në paketën tuaj ka më pak se 7 pilula hormonale ndiqni instruksionet më sipër por përveç kësaj, në momentin që të keni mbaruar tabletat hormonale në paketë, duhet të anashkaloni pilulat e sheqerit dhe të filloni direkt pilulat hormonale të paketës tjetër.

Marrja e pilulës kur jeni sëmurë

Nëse keni të vjella ose diarre ju nuk do të absorboni pilulën. Duhet të përdorni për 7 ditët në vazhdim një metodë alternative kontracepsioni, siç është diafragma ose kondomi. Ndiqni informacionet mbi humbjen e pilulës. Mjeku do t’ju këshillojë.

Disa antibiotikë dhe disa ilaçe të tjera gjithashtu mund të ndërhyjnë me absorbimin e pilulës, prandaj konsultojuni me mjekun tuaj.

Pilulat gjithashtu duhet të ndërpriten për 4-6 javë para çdo operacioni të madh lidhur me një rritje të rrezikut të koagulimit të gjakut. Bisedoni me mjekun tuaj, i cili do t’ju këshillojë nëse keni nevojë për të ndaluar marrjen e pilulës si dhe për metodat alternative të kontracepsionit.

Efektet anësore

Pilula e kombinuar mund të shkaktojë efektet anësore të mëposhtme:

  • Ndjeshmëri të gjinjve;
  • Gjakderdhje të çrregullt vaginale; dhe
  • Përzierje.

Këto efekte anësore zakonisht zgjidhen pas 3 muajve nga marrja e pilulës.

Efektet më pak të zakonshme janë:

  • Mbajtje lëngjesh dhe fryrje;
  • Dhimbje koke;
  • Reduktim të epsheve;
  • Irritim; dhe
  • Pigmentim të çrregullt në fytyrë (veçanërisht nëse ekspozohet në diell).

Në raste të rralla pilula e kombinuar mund të shkaktojë efekte anësore serioze siç janë:

  • Mpiksje gjaku;
  • Atak;
  • Atak zemre;
  • Presion të lartë gjaku; dhe
  • Sëmundje të mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit.

Mjeku do të jetë personi që do të vendosë për metodën e përshtatshme kontraceptive. Gjatë vlerësimit vjetor mjeku do të kontrollojë presionin e gjakut, peshën dhe do t’ju pyesë në lidhje me efektet anësore që mund të keni përjetuar.


Komentoni