Regjistrohu/Kyçu

Kontraceptivi: Ilaçi kontraceptiv oral

Pilula kontraceptive orale është një nga ilaçet më të përdorura në mbarë botën. Por shumë gra që përdorin këtë metodë kontraceptive, shqetësohen se duke e marrë atë për shumë vite, mund të jetë e dëmshme për shëndetin e tyre.

Një studim britanik, që ndoqi një total prej 46,000 gra për 25 vite, mundi ta qetësonte frikën e kësaj situate.

Studimi, i cili filloi në vitin 1968, ka treguar se gratë që kishin marrë ndonjëherë pilulën kanë patur normë vdekjeje praktikisht identike me gratë që kurrë nuk e kishin marrë atë.

Përdoruesit e pilulave duken paksa më shumë në rrezik për të vdekur nga sëmundje të tilla si kanceri i qafës së mitrës dhe ataket, por kjo është balancuar duke reduktuar vdekjet nga rastet e tjera, duke përfshirë këtu kancerin e vezoreve.

Shumica e grave në studim ishin duke marrë dozën e lartë kontraceptive orale tradicionale.


Komentoni