Diafragma është një pjesëz rrumbullake prej gome shumë e përthyeshme dhe me një material të fortë në pjesën e jashtme. Para aktit, diafragma vendoset brenda vaginës dhe ngjitet me qafën e mitrës. Diafragma nuk lejon që sperma të kalojë në mitër. Spermicidi (substancë që përdoret për të vravë spermatozoidet) duhet gjithmonë të përdoret bashkë me diafragmën për të qenë më efektive.
Më ndihmën e spermicidit, diafragma është 82-94% e dobishme.
Spermicidi duhet të vendoset rreth pjesës së jashtme së diafragmës rreth 2 orë para aktit. Më pas diafragma vendoset brenda vaginës. Shtoni spermicid sa herë që bëni seks. Mos e hiqni diafragmën për të paktën 2 orë pas aktit, por jo më shumë se 24 orë.
Doktori juaj do ju pajisë me një diafragmë. Më parë doktori do ju bëjë një kontroll pelvik (të legenit) për t’ju dhënë një diafragmë sa më të përshtatshme. Kjo përputhje duhet të kontrollohet nga doktori çdo vit dhe diafragma duhet ndryshuar cdo 2 vjet. Diafragma duhet të ndryshohet edhe pas një shtimi në peshë prej minimumi 15 kg.
Jo. Përdorimi i diafragmës dhe spermicidit nuk ju mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme ( si HIV, virusi që shkakton AIDS-in). Kondomi për meshkujt ju mbron më së miri nga shumica e SST-ve.
Komentoni