Kondomët ose këllëfët bëhen me lateks (plastikë). Ato vendosen në penisin e erektuar të mashkullit përpara interkursit për të ndaluar hyrjen e spermës në vaginën e femrës.
Kondomët në një formë ose në një tjetër janë përdorur para shumë shekujsh dhe janë një nga format më të vjetra të “barrierave” të kontraceptimit. Sipas legjendës, Mbreti Minos i Kretës përdorte qeskë urine dhije. Romakët gjithashtu i përdornin këto qeska për të ndaluar transmetimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (SST), ndërsa kinezët përdornin mëndafsh të vajosur dhe japonezët përdornin lëkurën ose kupën e guackës së breshkës. Të tjera kultura kanë përdorur materiale të tilla si pëlhura dhe intestinat e kafshëve.
Në mes të shekullit 19 përdorej një material prej gome. Megjithatë, në vitin 1930 procesi i prodhimit ndryshoi kur ky material prej gome u zëvendësua nga lateksi likuid. Shumica e kondomëve të sotëm ende prodhohen me një plastikë shumë të hollë—disa prej tyre me lubrifikant. Prodhuesit janë duke investiguar materialet alternative si poliuretani.
Kondomët tashmë janë në madhësi, trashësi, përbërje dhe ngjyrë të ndryshme, megjithatë duhet të theksohet se kondomët e rinj jo domosdoshmërisht kanë formë të besueshme kontraceptimi ose mbrojtjeje kundër SST-ve.
Kondomi vendoset në penisin e erektuar të mashkullit përpara interkursit për të ndaluar spermën, farën, fluidet vaginale dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST) që të transmetohen midis partnerëve seksualë. Përveçse si metodë barriere kontraceptimi, kondomët mund të përdoren edhe vetëm për qëllimin e ndalimit të SST-ve.
Nëse është e mundur, ato duhet të përdoren me lubrifikant në mënyrë që të mos çahen. Përdoren vetëm lubrifikantë me bazë ujore—të tjerët mund të dëmtojnë kondomët. Kondomët e pa lubrifikuar janë të vlefshëm për ata që janë të ndjeshëm nga lubrifikantët.
Kondomët janë relativisht të lirë dhe të lehtë për t’u blerë, por ata mund të çahen ose të dalin. Meshkujt gjithashtu duhet t’i heqin shpejt pas klimaksit (ejakulimit) dhe duhet të mbajnë kondomin në penis gjatë heqjes së penisit nga vagina, për të parandaluar ndonjë rrjedhje të spermës.
Përveç kontraceptimit, avantazhi më i madh i tyre është se ata bëjnë mbrojtjen kundër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, përfshirë HIV-in dhe AIDS. Ata janë të lehtë në përdorim dhe pa efekte anësore.
Nëse përdoren në mënyrë korrekte, kondomët mund të jenë 98-100 % efektivë në parandalimin e ndodhjes së shtatzënisë. Nëse nuk përdoren në mënyrë korrekte, shkalla mund të jetë shumë më e ulët.
Komentoni