Regjistrohu/Kyçu

Përfitimet shëndetësore të puthjes

Thonë se gjithmonë do të mbani mend puthjen tuaj të parë dhe meqë puthja është aktivitet që njerëzve u pëlqen, ato e shijojnë së tepërmi. Imagjinoni sikur nëpërmjet puthjes të gjeni rrugën drejt shëndetit më të mirë. Nga përmirësimi i dhëmbëve e deri tek djegia e kalorive, puthjet ju sjellin më shumë se një kënaqësi. Pra, gjeni një person të veçantë dhe nëpërmjet puthjeve, ecni në rrugën tuaj, drejt një shëndeti më të mirë.

1. Puthjet përmirësojnë dhëmbët

Hulumtimet shkencore tregojnë se pështyma e prodhuar nga puthjet e shpeshta mund të përmirësojë dhëmbët tuaj. Pështyma mund të parandalojë dhe zvogëlojë formimin e pllakëzave. Puthjet mund t’ju kursejnë takimet me dentistin dhe tingullin e atij gërmimi të tmerrshëm.

2. Jepini vetes një jetë më të gjatë nëpërmjet puthjeve

Individët që puthin më shumë, jetojnë më gjatë. Hulumtimet theksojnë se të puthurit e gjysmës tuaj çdo mëngjes, mund t’i shtojë vite jetës suaj. Një puthje e thjeshtë mirëmëngjesi mund të shtojë pesë vjet në jetën tuaj.

3. Digjni kalori ndërkohë që puthni

Një puthje e thjeshtë, e ëmbël mund të djegë gjashtë deri në dymbëdhjetë kalori. Puthjet më të nxehta, djegin më shumë kalori. Imagjinoni që mund të digjni deri në 300 kalori ndërsa jeni duke bërë dashuri me gjysmën tuaj? Dashuria, nuk ka qenë kurrë kaq e mirë .

4. Puthjet janë të mrekullueshme për zemrën tuaj

Puthja është një aktivitet që prodhon adrenalinë. Adrenalina e bën zemrën të pompojë më shumë gjak dhe të përmirësojë qarkullimin e tij. Efektet që puthja shkakton në zemrën tuaj janë shumë të ngjashme me ato të ushtrimeve aerobike, si vrapi apo çiklizmi.

5. Largoni stresin me një puthje

Një moment i shkurtër puthjeje me të dashurin/dashurën tuaj, do të reduktojë stresin, tensionin dhe do ju japë një ndjesi mirëqenieje. Një nga hormonet që shkakton stres (krotikal), në fakt, gjatë një puthjeje pasionante, ulet ndjeshëm. Nëse keni kaluar një ditë të lodhshme në zyrë ose kudo, harrojeni atë me një puthje.

6. Puthjet ju bëjnë të dukeni gjithmonë mirë

Puthja është një stërvitje për fytyrën tuaj. Kissing (të puthësh) kërkon përdorimin e tridhjetë muskujve të ndryshëm të fytyrës. Një puthje do të tonifikojë fytyrën tuaj dhe do ta mbajë gjaku-n në qarkullim. Qarkullimi i mirë i gjakut në fytyrën tuaj është një nga mënyrat më të lira dhe më të lehta për t’u dukur gjithmonë të rinj dhe për të eleminuar shfaqjen e linjave dhe rrudhave. Në fakt, shumë gra paguajnë për masazhet e fytyrës, që përmirësojnë qarkullimin e gjakut. Ju mund të kënaqni “gjysmën tuaj” dhe të dukeni shumë mirë në të njëjtën kohë.

7. Puthja ndihmon në parandalimin e sëmundjeve

Ndërsa puthni, ju prodhoni gjithmonë e më shumë pështymë. Ka antibiotikë natyralë të sekretuar në pështymë. Prodhimi i pështymës mund të ndihmojë sistemin imunitar për të luftuar sëmundje dhe infeksione të ndryshme. Një puthje e shpejtë, do ju ndihmojë për të mbajtur veten dhe atë që dashuroni, të sigurt nga sëmundje të padëshiruara.

8. Puthjet si “mjekim” për dhimbjen

Puthja mund të ndihmojë për të luftuar dhimbjet e ndryshme. Përveç kësaj ekzaltimi euforik që vjen si rrjedhojë e salivës (pështymës) që prodhohet gjatë puthjeve, ju ndihmon të jeni më të shëndetshëm. Pështyma prodhon një anestetik natyror. Për këdo që ka përdorur qetësues të fuqishëm dhimbjeje, të tillë si morfina, theksojmë se endorfinat e gjeneruara gjatë këtij akti të këndshëm, janë 200 herë më të fuqishme se qetësuesit e dhimbjeve me intesitet të lartë.

9. Puthjet ju rrisin vetëvlerësimin

Puthjet bëjnë që individët të ndjehen më të dashur dhe më të vlerësuar. Kush nuk do të donte të ndihej i dashur dhe i vlerësuar? Puthjet sjellin vendosmëri dhe vetëbesim, imagjinoni kur i shtoni kësaj dhe kënaqësinë kur ju thonë se jeni një puthës shumë i mirë! Në përgjithësi, pasja e një vetërespekti më të lartë ju bën më të shëndetshëm. Ata që luftojnë depresionin ose kanë vetëbesim të ulët kanë tendencë për të luftuar me shumë sëmundje, për shkak se trupave të tyre u mungojnë endorfinat dhe antibiotikët natyrorë, që luftojnë sëmundjen.

10. Puthjet ju qetësojnë

Puthjet dihet që pakësojnë ankthin dhe ndalojnë çdo ndjesi të të qenit i mbingarkuar. Puthjet rrisin prodhimin e oksitocinës. Oksitocina është një hormon relaksues i cili nxit ndjenjën e qetësisë. Në qoftë se kjo është një ditë e gjatë ose ju keni diçka që ju shqetëson në mendjen tuaj, takoni të dashurën/dashurin tuaj dhe qetësohuni me një puthje.


Komentoni