Është e rëndësishme për të praktikuar seks të sigurt, si për të shmangur shtatzënitë e padëshiruara dhe për të reduktuar rrezikun e kontaktit të një infeksioni seksualisht të transmetueshëm (IST) si herpesi gjenital, klamidia, gonorrea, hepatiti ose HIV-i.
Një grua që merr kontraceptiv oral nuk do të mbrohet kundër IST–ve por vetëm kundër shtatzënisë.
Të dy llojet e prezervativëve, mashkullor dhe femëror të mbrojnë kundër IST-ve ashtu sikundër edhe shtatzënisë. Shansi i të mbeturit shtatzënë ndërkohë që përdor prezervativin mashkullor është nga 2 në 15% dhe varet sesa kujdesshëm është përdorur. Shansi për të ngelur shtatzënë duke përdorur një prezervativ femëror është i krahasueshëm.
Nëse keni marrëdhënie seksuale të pambrojtur apo ju mendoni se prezervativi mund të ketë dështuar, shkoni tek doktori ose farmacisti juaj sa më shpejt të jetë e mundur. Kontracepsioni emergjent (pilula e mëngjesit tjetër) është në dispozicion pa recetë, por duhet të përdoret brenda 120 orëve të marrëdhënieve seksuale të pambrojtura. Juve ju duhet gjithashtu të kontrolloheni për IST.
Prezervativët sigurojnë një pengesë fizike për spermën dhe IST-të, por efikasiteti i tyre varet nga përdorimi i tyre i saktë. Prezervativët duhet gjithmonë të ruhen larg nga të nxehtit dhe rrezet e diellit dhe duhet të hidhen në qoftë se ata janë përtej datës së tyre të skadencës.
Prezervativët mund të jenë dëmtuar nga nxehtësia ose në qoftë se ata kanë qenë afër saj. Prezervativët mashkullorë gjithashtu mund të jenë dëmtuar në qoftë se vagina është shumë e thatë, ose ato janë përdorur për seks anal, kështu që juve mund t’ju duhet një lubrifikant. Si shumica e prezervativëve mashkullorë, lubrifikantët për to duhet të jenë me bazë uji.
Kremi antifungal vaginal mund të dëmtojë prezervativët dhe diafragmën. Lubrifikantët e papërshtatshëm (të tillë si vajrat e gatimit dhe vajrat e masazhit të bebeve) mund të dëmtojnë edhe prezervativin. Vazelina ose gjalpi mund të shkatërrojnë barrierën e kondomit brenda 60 sekondave, kështu që ato nuk duhet të përdoren.
Prezervativi femëror është bërë nga poliuretani dhe është para-lubrifikuar me një lubrifikant me bazë silikoni.
Komentoni