Regjistrohu/Kyçu

Shkaqet e impotencës

Pjesa më e madhe e meshkujve përjetojnë dështimin e ereksionit në një moment të caktuar të jetës së tyre, por nëse ju zbuloni se nuk mund të arrini ose mbani ereksionin në të paktën me 3 ose 4 përpjekje, ju duhet të pyesni mjekun në lidhje me impotencën. Impotenca, gjithashtu e njohur si disfunksioni erektil ose ED është një gjendje në të cilën meshkujt nuk munden që të arrijnë ose mbajnë ereksionin për një kohë të gjatë dhe për të patur një jetë seksuale të kënaqshme. Në të shkuarën, mjekët e konsideronin impotencën një gjendje që shkaktohej kryesisht nga një problem psikologjik, i shkaktuar nga ankthi ose stresi. Tani mjekët e dinë që pjesa më e madhe e rasteve është e lidhur me shkaqe fizike, të cilat mund të trajtohen. Në fakt shkaqet fizike kontribuojnë në rreth 75% të rasteve të impotencës. Shkaqet fizike të impotencës përfshijnë dëmtimin e arterieve dhe të venave që lejojnë gjakun që të qarkullojë brenda dhe jashtë zonës së organit gjenital mashkullor, dëmtimin e nervave që dërgojnë sinjalin nga sistemi qendror nervor i trupit për në oganin gjenital mashkullor dhe më rrallë, një mungesë në testosterone ose hormone të tjera. Disa ilaçe mund të kontribuojnë tek impotenca, ashtu sikundër edhe disa trajtime radioterapie.

Shkaqet fizike të impotencës

Rrjedhja problematike e gjakut në penis (organin gjenital mashkullor)

Një shkak shumë i zakonshëm i impotencës është kur rrjedhja e gjakut në penis  nuk është e mundur për shkak të arterosklerozës,e  njohur gjithashtu si  trashja dhe humbja e elasticitetit të mureve të arterieve. Shkaqe kryesore të aterosklerozës janë kolesteroli i lartë, presioni i lartë i gjakut, diabeti dhe duhani. Nëse problemet tuaja të ereksionit janë shkaktuar nga arteroskleroza, ekziston një shans që arteriet në pjesën tjetër të trupit (p.sh. arteriet koronare) të jenë gjithashtu të prekura nga arteroskleroza. Në fakt, problemet e ereksionit mund të jenë shenjat e para që ju jeni nën rrezikun e sëmundjes së zemrës. Shkoni tek mjeku nëse keni probleme të ereksionit pasi kjo mund të shkaktojë një rrezik në shëndetin tuaj të përgjithshëm fizik. Impotenca mundet gjithashtu të shkaktohet nga mpiksjet e gjakut që parandalojnë mjaftueshëm gjakun që të qarkullojë në organin gjenital mashkullor dhe të shkaktojë ereksion.

Rrjedhja jonormale e gjakut jashtë organit gjenital mashkullor

Në disa meshkuj, gjaku mund të qarkullojë shumë lehtë në organin gjenital, por problemi është që ato qarkullojnë (dalin) jashtë përsëri, e në këtë mënyrë ereksioni nuk mund të arrihet.  Kjo është quajtur rrjedhje venoze. Mjekët nuk janë të qartë për shkakun e rrjedhjes venoze, por ato mund të kryejnë kirurgjinë për t’a rregulluar atë.

Ilaçet

Shumë ilaçe mund të shkaktojnë probleme të ereksionit siç janë efektet anësore, duke përfshirë: diuretikët, ilaçet për presionin e lartë të gjakut; ilaçet për uljen e kolesterolit; disa lloje antipsikotikësh; antidepresantët; trajtimet e kancerit; ilaçet josteroidale anti-inflamatore (IJSAI); dhe mjekime të epilepsisë. Nëse ju përjetoni impotencën pasi keni filluar një mjekim të ri, atëherë flisni me mjekun, i cili mund t’ju japë një mjekim tjetër. Ju gjithashtu duhet t’i thoni mjekut për çfarëdolloj ilaçi tjetër që ju mund të jeni duke marrë.

Diabeti

Të dyja llojet e diabetit, lloji 1 dhe 2, janë shkaqe të përbashkëta të impotencës: meshkujt që kanë diabet kanë 3 herë më shumë mundësi që të zhvillojnë impotencën sesa meshkujt e tjerë. Diabeti kontribuon në impotencë sepse mund të dëmtojë qelizat e gjakut dhe të shkaktojë një dëmtim të nervave.

Kanceri i prostatës

Fazat e avancuara të kancerit të prostatës mund të prekin nervat dhe arteriet që janë jetësore për ereksionin. Trajtimi me rreze për kancerin e prostatës dëmton indet erektile të penisit, dhe kirurgjia mund të shkaktojë dëmtimin e nervave ose arterieve të organit gjenital mashkullor. Trajtimi për kancerin e avancuar të prostatës shpesh përfshin ilaçe që luftojnë testosteronin, dhe shkaktojnë disfunksionin erektil ashtu sikundër humbje të interesit seksual.

Sëmundja Peyronie

Sëmundja Peyronie është një gjendje e pazakonshme që prek jetën seksuale të mashkullit dhe shkakton dhimbje kur ai ka ereksion.

Sëmundja e sistemit nervor

Skleroza multiple (MS) dhe sëmundje të tjera të sistemit nervor mund të çrregullojnë nervat që përfshijnë ereksionin.

Depresioni

Shumë meshkuj zbulojnë se ato janë duke vuajtur nga depresioni, kur ato humbasin interesin për seks dhe nuk mund të arrijnë në ereksion. Të pyeturit e mjekut tuaj në lidhje me ilaçet për depresionin mund t’ju ndihmojë edhe në problemet e ereksionit.

Hormonet

Nivelet e ulëta të hormoneve mashkullore – testosteronit, janë më shumë të lidhura me një nivel të ulët të marrëdhënieve seksuale sesa me vetë impotencën. Vetëm një përqindje e ulët e rasteve të impotencës është shkaktuar nga mungesa e hormoneve.

Lëndimet dhe aksidentet

Impotenca mund të shkaktohet nga lëndime të palcës kurrizore, lëndime në organet tuaja seksuale ose nga një thyerje e legenit, e cila mund të shkaktojë dëmtimin e nervave të penisit ose të dëmtojë enët e gjakut, duke rezultuar në dëmtim të qarkullimit të gjakut në organin gjenital mashkullor.

Kirurgjia

Kirurgjitë në organet pranë rrugëve nervore të organit gjenital mashkullor, të tilla si, rektumi i fshikëzës dhe prostatës, mund të shkaktojnë dëme nervore apo të arterieve, duke rezultuar në pamundësinë për të pasur një ereksion.

Duhani

Duhani kontribuon në sëmundjen vaskulare, kështu që mund të kontribuojë edhe në disfunksionin erektil duke ndikuar në qarkullimin e gjakut në organin gjenital mashkullor.

Përdorimi i tepërt i alkoolit

Alkooli mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të nervave, që rezulton në impotencë. Ky dëmtim nervor është quajtur neuropati periferike. Përdorimi afatgjatë i alkoolit mund të pengojë aftësinë e mëlçisë për të funksionuar, duke rezultuar në një çekuilibër të hormoneve, në të cilën një njeri ka shumë hormone të seksit femëror, estrogjenit.

Përdorimi i drogave të jashtëligjshme

Drogat e jashtëligjshme siç janë marijuana, kokaina, heroina dhe amfetaminat veprojnë në sistemin nervor qendror, duke penguar aftësinë e trupit për t’u përgjigjur seksualisht.

Ushtrimet e stërzgjatura

Dëmet nervore dhe arteriale mund të shkaktohen nga çiklizmi ose stërvitjet e stërzgjatura të cilat rezultojnë në pamundësinë për të arritur në ereksion.

Shkaqet psikologjike shkaktojnë impotencën

Pjesa më e madhe e rasteve të impotencës kanë shkak fizik, por në disa meshkuj, faktorët psikologjikë janë kontribuesit kryesor të impotencës. Impotenca që është e shkaktuar nga faktorët psikologjikë ka më shumë mundësi që të ndodhë menjëherë. Ju keni gjithashtu më shumë mundësi që të keni ereksion në mëngjes dhe gjithashtu kur ju masturboheni, sesa meshkujt shkaku i të cilëve është i lidhur me një shkak fizik. Më poshtë do të gjeni  disa faktorë psikologjikë që kanë një ndikim në ereksionin tuaj.

Stresi dhe ankthi

Kur ju jeni të stresuar dhe të fokusuar në çëshje të tjera të ndryshme nga seksi, ju mund të zbuloni se ju nuk doni të kryeni më aq shpesh marrëdhënie. Ju gjithashtu mund të zbuloni se trajtimi i burimit të stresit tuaj mund të përmirësojë marrëdhënien në çift.

Frika ndaj dështimit

Ankthi për nivelet tuaja seksuale (të quajtura zakonisht ankthi i performancës) në vetvete mund të kontribuojnë për dështimin. Duke vënë presion mbi veten tuaj, ju bëheni shumë më të shqetësuar për fazën e ereksionit. Shumica e njerëzve përjetojnë dështimin e ereksionit.

Problemet me marrëdhënien tuaj në çift

Impotenca mund të jetë një tregues i periudhës së problemeve në çift. Mungesa seksuale, tensioni ndërmjet partnerëve, mungesa e intimitetit dhe komunikimit janë shkaktarë të mundshëm të disfunksionit erektil. Në këto raste, të shkuarit tek një këshillues mund t’ju ndihmojë. Është e rëndësishme për të mbajtur mend që impotenca është një gjendje komplekse mjekësore, që mund të ketë më shumë sesa një shkak. P.sh. nëse impotenca është rezultat i një efekti anësor të një ilaçi, ankthi i shkaktuar nga mungesa e performancës mund të rezultojë në disfunksionin erektil edhe pasi shkaku fizik të jetë trajtuar. Nëse ju jeni të shqetësuar për përgjigjen tuaj seksuale ose kualitetin e ereksionit, mos nguroni për të folur me mjekun tuaj, i cili ka akses në trajtimet që mund t’ju ndihmojnë.


Komentoni