Regjistrohu/Kyçu

Seksi dhe procesi i moshës

Pjesa më e madhe e njerëzve të moshuar duan dhe shijojnë një jetë të mirë aktive seksuale. Megjithatë, me kalimin e kohës ato vënë re një ngadalësim. Kjo është pjesë e procesit të plakjes.

Çfarë ndryshimesh përjetojnë gratë?

Femrat mund të vënë re ndryshime në formën dhe fleksibilitetin e vaginës. Këto ndryshime mund të mos shkaktojnë një humbje serioze të aftësisë për të shijuar jetën seksuale. Pas menopauzë-s, shumë gra do të kenë një zvogëlim të lubrifikimit të vaginës që mund të ndikojë në kënaqësinë seksuale. Përdorimi i lubrifikantëve të thjeshtë mund të ndihmojë.

Çfarë ndryshimesh përjetojnë meshkujt?

Shpesh meshkujt përjetojnë ndryshime më të dukshme. Mund t’ju duhet një kohë më e gjatë për të arritur në ereksion. Ndjenja që ejakulimi është duke ndodhur mund të fillojë të zvogëlohet. Humbja e ereksionit pas orgazmës mund të jetë më e shpejtë ose mund t’i duhet më shumë kohë përpara se ereksioni të ndodhë përsëri. Disa meshkuj zbulojnë se ato kanë më shumë nevojë për stimulim.

Meshkujt e moshuar dhe impotenca

Ndërkohë që meshkujt plaken, impotenca – mungesa e aftësisë për të arritur dhe mbajtur ereksionin bëhet edhe më e vështirë, sidomos tek meshkujt me sëmundjen e zemrës, presion të lartë të gjaku-t dhe komplikime diabetike.

Efektet e sëmundjeve

Gjithashtu sëmundjet ose paaftësia mund të ndikojë, por edhe gjendje më të vështira nuk do t’ju ndalojnë juve për të arritur një jetë seksuale të kënaqshme.

  • Sëmundja e zemrës. Shumë njerëz që kanë patur atak të zemrës janë të frikësuar se ndoshta kryerja e marrëdhënieve seksuale mund të shkaktojë një tjetër atak. Por rreziku i kësaj është shumë i ulët. Ndiqni këshillën e mjekut. Pjesa më e madhe e njerëzve mund të fillojnë aktivitetin seksual 12 deri në 16 muaj pas një ataku.
  • Komplikacionet e diabetit. Pjesa më e madhe e njerëzve me komplikacione diabetike nuk kanë probleme, por një në shumë raste mund të ndikojë tek impotenca. Në pjesën më të madhe të rasteve mund të ndihmojnë trajtimet mjekësore.
  • Ataku. Shumë rrallë, aktiviteti seksual është shkatërruar nga ataku.
  • Artriti. Dhimbjet e nyjeve, si rezultat i artritit mund të limitojnë aktivitetin seksual. Kirurgjia dhe disa mjekime mund të lirojnë dhimbjen.
  • Kirurgjia. Pjesa më e madhe e njerëzve shqetësohen në lidhje me kirurgjinë, veçanërisht kur janë të përfshirë organet seksuale. Lajmi i mirë është që pjesa më e madhe e njerëzve, rikthehen në jetën seksuale të mëparshme pas kirurgjisë.
  • Histerektomia. Kjo nënkupton heqjen kirurgjikale të mitrës. Histerektomia nuk përfshin funksionimin seksual. Nëse mendoni se histerektomia ka ndikuar në jetën tuaj seksuale, atëherë kërkoni këshillë mjekësore.
  • Mastektomi. Kjo nënkupton kirurgjinë e të gjitha pjesëve të gjirit të një gruaje. Femra gjatë kësaj kohe mund të humbasë dëshirën seksuale. Ndonjëherë është e rëndësishme për të folur me gratë e tjera që kanë bërë mastektominë.
  • Prostatektomi. Kjo është heqja kirurgjikale e prostatës. Kjo procedurë mund të shkaktojë në disa raste impotencën.

Çështje të tjera

  • Alkooli. Alkooli i tepërt mund të reduktojë aftësinë e meshkujve dhe të vonojë orgazmën e femrave.
  • Ilaçet. Antidepresantët, qetësuesit dhe ilaçe të caktuara të presionit të lartë të gjaku-t mund të shkaktojnë impotencën. Disa ilaçe mund të vështirësojnë edhe ejakulimin e meshkujve. Disa ilaçe reduktojnë dëshirën seksuale të femrës. Kontrolloni me mjekun tuaj. Ato shpesh mund t’ju japin një ilaç pa përshkruar efektet anësore.

Shqetësimet emocionale

Seksualiteti, shpesh është një balancë delikate e çështjeve emocionale dhe fizike. Mënyra sesi ne ndihemi ndikon në atë që ne jemi të aftë të bëjmë. P.sh. shqetësimi rreth impotencës mund të krijojë mjaftueshëm stres për t’a shkaktuar atë.

Me kalimin e moshës, një femër mund të ndihet më në ankth në lidhje me paraqitjen e saj. Kjo nënvizon faktin se paraqitja fizike ndikon në aftësinë e gruas për të shijuar seksin.

Çiftet e moshuara mund të kenë të njëjtat probleme që prekin njerëzit e çdo moshe. Ato gjithashtu mund të kenë shqetësimet e tjera që lidhen me moshën, plakjen dhe ndryshime të tjera të jetesës si edhe sëmundje të ndryshme. Flisni hapur me mjekun tuaj për këtë problem. Është e rëndësishme për raportin në çift që çiftet të zbulojnë gjërat që i bëjnë të dy të lumtur.


Komentoni