Dëmtimet e shëndetit të shoqëruara me duhanpirjen përfshijnë sëmundje të rrugëve respiratore dhe mushkërive, kancer mushkërish dhe kancera të tjerë, sëmundje të qarkullimit të gjakut, katarakt në sy, sëmundje gastrointenstinale, probleme të qarkullimit të gjakut, dëmtime të fetusit të grave shtatzëna, dëmtime në shëndetin e familjarëve të tjerë për shkak të duhanpirjes pasive dhe parapjekuri moshore të lëkurës. Shumë duhanpirës nervozohen nga propoganda lidhur me dëmet që vijnë nga duhani përmes reklamave, fushatave të sensibilizimit publik dhe presioneve shqetësuese të të afërmve apo familjarëve. Ata ndoshta i kanë “thënë” këto fakte shpesh. Familja dhe miqtë mund ta kenë bërë “të tyren” e megjithatë, ju do e lini duhanin vetëm kur të jeni të bindur për këtë. Kur të ndodh kjo, produktet e lënies së duhanit dhe ndihma e plotë nga të tjerët mund të ndihmojnë. Nëse ndaloni në mënyrë të menjëhershme duhanin, mungesa e nikotinës mund të shkaktojë një rritje të madhe të dëshirës për të dhe simptoma të tjera si irritim, nervozizëm dhe humbje të përqendrimit.
Metodat për të dhënë ndihmë përfshijnë:
Lënia e duhanit mund të kërkojë disa përpjekje dhe kjo është normale. Nëse një metodë lënie duhani nuk funksionon, atëherë ka të tjera që mund të përdoren dhe mund të jenë më të mira për ju.
Komentoni