Shumë njerëz me astmë për të menaxhuar astmën e tyre përdorin metrin e kulmit të rrjedhjes. Megjithatë, metri i kulmit të rrjedhjes mund të mos jetë i përshtatshëm për të gjithë — p.sh. nuk është i përshtatshëm për të rinjtë. Mjeku juaj do ju këshillojë nëse përdorimi i një metri të kulmit të rrjedhjes do të jetë pjesë e planit të menaxhimit të astmës.
Metri i kulmit të rrjedhjes është një pajisje e thjeshtë dore që mund të përdoret në shtëpi për të mbajtur nën kontroll astmën duke matur funksionin e mushkërive. Një metër i kulmit të rrjedhjes mat se sa shpejt del ajri nga mushkëritë. Meqë rrugët e frymëmarrjes janë me astmë, rezistenca ndaj ajrit rritet shumë — sa më i ulët të jetë lexuesi, aq më të mëdha janë problemet në rrugët e frymëmarrjes. Lexuesi i matësit quhet fluksi kulmor respirator (PEF) ose “fluksi kulmor” dhe matet në litra për minutë.
Ndryshimet në fluksin kulmor, krahasuar me rekordin më të mirë të regjistruar tuajin të fluksit kulmor, tregon ndryshimet në kontrollin e astmës, niveli më i ulët i krahasuar me nivelin tuaj më të mirë, tregon prekjen më të madhe nga astma të rrugëve të frymëmarrjes — rast për të cilin mjekët përdorin termin “i ngushtë”.
Mjeku juaj mund të lexojë nga një grafik i caktuar një fluks kulmor të dikujt që ka peshën, moshën dhe gjininë tuaj. Për më shumë dhe që është e rëndësishme, mjeku do të dojë që të bëhet më e mira e mundshme për të menaxhuar fluksin kulmor më të mirë — fluksin tuaj më të mirë personal — që ndoshta mund të jetë pak ndryshe nga ajo që pritet.
Për të bërë këtë, mjeku mund të kërkojë që të masë fluksin kulmor në shtëpi, në mëngjes dhe në mbrëmje, për rreth një a më shumë javë. Duke shkruar në një letër të dhënat, do të merret një rezultat nëpërmjet të cilit mjeku do përcaktojë fluksin më të mirë të mundshëm kulmor tuajin personal — një pjesë kyçe për planin e veprimit kundër astmës.
Mjeku juaj mund të përdorë këto të dhëna për:
Është mirë që pak a shumë për një javë përpara se të bëhet takimi me mjekun të matet fluksi kulmor në mëngjes dhe në mbrëmje në të njëjtën kohë, çdo ditë.
Kontrolli në mënyrë të rregullt në shtëpi i fluksit kulmor (zakonisht herët në mëngjes dhe në mbrëmje), duke shënuar simptomat, formon bazat e planit të veprimit kundër astmës. Mjeku juaj do të ndihmojë për të përcaktuar nëse duhet bërë kjo çdo ditë apo jo.
Është shumë e rëndësishme që të kontrollohet fluksi kulmor kur:
Kur astma përkeqësohet shpesh fluksi kulmor bie nën nivelin më të mirë që keni patur më përpara se simptomat e astmës të shfaqen. Në këtë mënyrë matja mund të ndihmojë në bërjen e ndryshimeve të vogla që ndihmojnë në kontrollin e astmës. Pastaj, duke ndjekur instruksionet e mjekut në planin e kontrollit të astmës — në lidhje me rritjen e ilaçit dhe kur të takoni mjekun — ju do të ndiheni mirë dhe do ketë më pak shans për pasjen e një ataku serioz nga astma.
Nëse fluksi kulmor është nën 80% të nivelit tuaj më të mirë të fluksit kulmor, dhe nëse në mengjes dhe në mbrëmje ka diferencë me 15% (supozohet se jeni të rritur), atëhere astma nuk është e kontrolluar mirë dhe keni nevojë për të rregulluar ilaçin dhe të takoni mjekun për të mbajtur astmën nën kontroll.
Që matjet e fluksit kulmor të jenë të përdorshme duhet që gjithmonë të:
Nëse nuk ndiqni këto masa, pikët e matura nga aparati i fluksit kulmor mund të mos jenë të besueshme dhe mund të çojnë në përcaktimin e ilaçit të gabuar dhe në humbjen e kontrollit ndaj astmës.
Fëmijët nën 8 vjeç nuk mund të përdorin në mënyrë të përshtatshme një matës fluksi kulmor, kështu që mjekët zakonisht rekomandojnë që astma e tyre të kontrollohet në shtëpi duke vëzhguar dhe mbajtur të dhënat e simptomave të astmës se sa duke përdorur këtë aparat matës të fluksit kulmor.
Kërkoni ndihmë nga mjeku ose farmacisti për të kontrolluar teknikën tuaj të matjes së fluksit kulmor.
Më poshtë jepen disa pika për të përdorur sa më mirë matësin e fluksit kulmor.
Komentoni