Regjistrohu/Kyçu

Pleuriti: Çfarë duhet të dini

Pleurit-i është një sëmundje mushkërish. Kjo sëmundje ndodh kur pleura ka inflamacionpleura është membrana e hollë 2 shtresore që mbulon mushkëritë dhe gjithashtu vijëzon pjesën e brendshme të murit të kraharorit. Dy shtresat lubrifikohen nga një shtresë e hollë fluidi ndërmjet tyre. Kjo i ndihmon ato të rrëshqasin me njëra-tjetrën kur ju nxirrni dhe merrni frymë.

Akute apo kronike?

Pleurit-i mund të jetë ose akut, që do të thotë  se vjen papritmas, shkakton simptoma dhe pastaj ikën sërish, ose mund të jetë kornik që do të thotë se simptomat janë të vazhdueshme ose përsëriten kohë pas kohe.

I lagësht apo i thatë?

Pleurit-i mund të përshkruhet si i lagësht (gjendje në të cilën shuma të mëdha lëngjesh grumbullohen në hapësirën ndërmjet 2 shtesave pleurale). Si i thatë pleuriti ndodh atëherë kur inflamacion-i nuk ka formuar lëngje. Nganjëherë, pas uljes së inflamacion-it, në pleura mund të formohen shtresa indesh fribroze të cilat i bëjnë 2 shtresat të ngjiten me njëra-tjetrën. Kjo e vështirëson zgjerimin e indit nën mushkëri kur mushkëritë mbushen me ajër.

Çfarë shkakton pleurit?

Pleuriti mund të shkaktohet nga një gamë e gjerë konditash, ku përshihen:

  • Pneumonia virale ose bakteriale;
  • Mpiksje gjaku në mushkëri (embolizëm pulmonar);
  • Reaksione alergjike nga disa mjekime të caktuara;
  • Tumor-i;
  • Irritues të tillë si asbesti;
  • Dëmtime në mushkëri, p.sh. nga një brinjë e thyer; dhe
  • Sëmundje të indeve lidhëse, si p.sh. lupus eritema.

Pleuriti zakonisht kalsifikohet në 2 lloje: parësor dhe dytësor. Pleuriti parësor është një inflamacion që fillon në vetë indin pleural, shpesh kjo fillon nga një infeksion ose pas një dëmtimi, siç mund të jetë një brinjë e thyer. Pleuriti dytësor nënkupton rezultatet e pleuritit nga një mushkëri tjetër ose nga një sëmundje kraharori siç është pneumonia, ose edhe një tumor. Simptomat e pleuriteve parësorë dhë dytësorë mund të jenë ekzaktësisht të njëjta.

Cilat janë simptomat e pleuritit?

Simptoma më e zakonshme është dhimbja në kraharor e cila fillon papritur. Kurdo që kraharori lëviz p.sh. për të marrë dhe nxjerrë frymën, për t’u kollitur apo teshtitur, pleura gjithashtu lëviz dhe pacienti ndjen dhimbje në shtresën e jashtme të pleura-s. (Shtresa e brendshme e pleuras afër mushkërive nuk ka nerva që shkaktojnë dhimbje.) Dhimbja mund të jetë nga mesatare në shumë të fortë, dhe, ose mund të vijë dhe të ikë duke u përkeqësuar në momentet që merrni frymë thellë, ose mund të jetë e vazhdueshme. Dhimbja zakonisht përshkruhet si ngulja e një thike në kraharor. Ajo ndjehet në kraharor në vendin ku ndodhet inflamacion-i, por ajo mund të ndjehet si dhimbje edhe në shpatull ose qafë, ose në të dyja njëkohësisht. Simptoma të tjera pleuriti mund të përfshijnë:

  • Frymëmarrje të shpeshtë e të paplotë për shkak të dhimbjes;
  • Dridhje dhe temperaturë; dhe
  • Lodhje respiratore për shkak të përmasave të mëdha të lëngjeve në hapësirën pleurale duke e bërë kështu të vështirë hapjen e mushkërive.

Diagnoza

Nëpërmjet një stetoskopi mjeku juaj mund të ndjejë atë që quhet fërkim pleural–një tingull kërcitës i fërkimit në kraharor. Kjo e bën të vështirë diagnostikimin e pleuritit. Rrezet X nuk mund të shfaqin pleuritin, por ato mund të shfaqin mbledhjen e lëngut ndërmjet shtresave pleurale. Rrezet X të kraharorit gjithashtu mund të identifikojnë nganjëherë shkakun e pleuritit nëse është p.sh. sëmundje mushkërish, tumor apo brinjë e thyer.


Komentoni