Regjistrohu/Kyçu

Vdekja nga transplanti i mushkërive është i lidhur me ndotjet

Pacientët e transplantim-it të mushkërive, që jetojnë pranë rrugëve kryesore e kanë 2 herë më shumë rrezikun e vdekshmërisë, në krahasim me pacientët e tjerë, konkludoi një studim.

Rreth gjysma e të gjithë pacientëve të transplantit të mushkërive zhvillojnë sindromën bronkiolite obiliterane brenda 5 viteve nga kryerja e kirurgjisë. (Kjo sindromë jetëkërcënuese, është e lidhur me refuzimin e transplantim-it të mushkërive).

Nga 281 pacientë në studimin belg, 117 zhvilluan sindromën, dhe një në katër persona nga vdekjet e rezultuara iu atribua, që të jetonin brenda 171 metrave të rrugës kryesore, thanë autorët (Thorax 2011, online më 23 Mars).

“Ndikimi i vërejtur, i lidhur me ndotjen e trafikut ajror nuk është i parëndësishëm dhe, nëse konfirmohet nga studime të tjera, ka implikime të konsiderueshme klinike dhe publike shëndetësore”, shkruan ata.


Komentoni