Regjistrohu/Kyçu

Turbekulozi: Vështrim i përgjithshëm

Turbekulozi (TB) është një infeksion ngjitës, potencialisht fatal, infeksion i shkaktuar nga bakteri Mycobacterium tuberculosis, ose më rrallë, nga baktere të ngjashme.

TB ka qenë më shumë i zakonshëm në shekullin e kaluar, por me futjen e antibiotikëve, është bërë më pak i përhapur në shoqërinë e sotme. Megjithatë, në vendet më pak të zhvilluara, TB është ende një problem i madh për shëndetin publik dhe ndërmjet njerëzve që jetojnë në kushte të mbipopulluara dhe johigjienike.

Gjithashtu, TB mund të prekë çdo organ në trup dhe më zakonisht prek mushkëritë, aty ku shpesh fillon edhe infeksioni.

Personi me TB mund ta përhapë bakterin nëpërmjet kollës, teshtitjes ose të qeshurës, ose edhe komunikimit. Megjithatë, është e vështirë për një person të shëndetshëm që të infektohet me TB, pa një kontakt të ngushtë me dikë që është i infektuar.

Ekziston një diferencë sinjifikative, ndërmjet të qenit të infektuar me TB dhe të pasurit të sëmundjes aktive. Personi i infektuar e ka bakterin në trup, por sistemi i tyre imun i mbron nga sëmundja, në mënyrë që të mos kenë simptoma (kjo zakonisht mund të ndodhë gjatë fëmijërisë së një personi, ku simptomat mund të mos jenë më shumë se të një gripi të lehtë). Infeksioni TB që nuk ka simptoma, ndonjëherë është quajtur TB latent. Ky lloj TB-je nuk është ngjitës.

Bakteri TB mund të qëndrojë në trup për shumë vite dhe mund të shfaqet më vonë, për ta bërë sëmundjen aktive. Në TB-në aktive, bakteret shumëfishohen dhe sulmojnë organe të ndryshme të trupit. Personi që ka TB-në aktive, ashtu sikundër që mbart bakterin, zakonisht do të shfaqë simptoma të TB-së dhe mund  të infektojë të tjerët. Ky person duhet të shkojë menjëherë tek mjeku.

Kush është më në rrezik ndaj TB-së?

Çdo njeri mund ta marrë TB-në, në varësi të vendit ku jeton, moshës ose faktit, nëse janë të pasur ose të varfër. Megjithatë, duket se ka disa grupe njerëzish, që janë në një rrezik më të lartë për sëmundjen aktive. Këto janë:

  • Emigrantët dhe refugjatët e sapo ardhur nga zonat ku sëmundja është mbizotëruese, që e kanë marrë infeksionin më parë;
  • Njerëzit në kontakt të ngushtë me personat që kanë TB;
  • Njerëzit me sistem imunitar të dobët (p.sh. njerëzit e moshuar dhe njerëzit me HIV/AIDS);
  • Njerëzit që pinë shumë alkool ose që përdorin droga intravenoze; dhe
  • Njerëzit që janë të ushqyer dobët.

Simptomat e TB-së

Një person me infeksionin e TB-së por jo me sëmundjen aktive, nuk do të ketë simptoma. Nëse keni TB-në aktive ju mund të vini re disa ose të gjitha nga simptomat e mëposhtme:

  • Të ndjerit të lodhur gjatë gjithë kohës;
  • Dobësi;
  • Kollë të vazhdueshme;
  • Mungesë oreksi;
  • Humbje peshe;
  • Temperaturë; dhe
  • Djersitje gjatë natës.

Këto simptoma gjithashtu mund të ndodhin me lloje të tjera të sëmundjeve të mushkërisë, kështu që është e rëndësishme për të shkuar tek mjeku, për të hetuar në mënyrë të plotë gjendjen tuaj. Një person me sëmundjen TB aktive, jo domosdoshmërish do të ndihet sëmurë në fazat e para dhe mund të ketë kollë, por jo gjatë gjithë kohës. Nëse mendoni se jeni të ekspozuar ndaj TB-së, takoni menjëherë mjekun.

Komplikacionet e TB-së

Infeksioni i TB-së mund të përhapet dhe të prekë organet riprodhuese të meshkujve dhe femrave. Mund të përhapet në nyje, duke shkaktuar një gjendje të njohur si artriti turbekuloz, me simptoma të inflamacion-it dhe dhimbje të nyjeve.

TB mund të prekë lëkurën, zorrën, gjëndrat adrendale dhe zemrën, madje edhe trurin, duke shkaktuar turbekulozin meningjit. Kjo është një gjendje jetë kërcënuese, që mund të shkaktojë koma dhe dëmtim të trurit.

Një lloj tjetër jetë-kërcënues i TB-së është ai ku një sasi e madhe bakteresh, lëshohen në gjak dhe përhapen në trup. Simptomat përfshijnë temperaturën, të dridhurat, dobësinë, humbjen e peshës dhe vështirësitë në frymëmarrje. Nëse bakteri është përhapur në kocka, mund të ndodhin anormalitete të gjakut.

Testet për TB-në

Shpesh, shenja e parë e TB-së është në kraharor nëpërmjet rrezeve X, që mund të bëhet për të vlerësuar një sërë simptomash.

Nëse jeni të ekspozuar ndaj sëmundjes ose jeni duke shfaqur simptoma, mjeku do t’ju bëjë një test lëkure Mantoux. Do t’ju jepet një injeksion i një sasie të vogël proteinash, që vijnë nga bakteret e TB-së në lëkurë dhe kjo do të shqyrtohet 2–3 ditë më vonë. Nëse vendi i injeksionit është i kuq ose i ënjtur, kjo përcakton një injeksion të tanishëm ose të kaluar. Megjithatë, ndonjëherë testi Mantoux mund të japë një rezultat fals-negativ (testi sugjeron që kur e bëni nuk keni TB) ose një rezultat fals-pozitiv (testi sugjeron që keni TB kur nuk duhet ta keni).

Prandaj, për të konfirmuar diagnozën e TB-së, mjekët duhet të identifikojnë bakteret e tuberkulozit në lëngun e trupit, të tilla si në pështymë (gëlbazë) apo urinë, ose në indet e trupit.

Trajtimi i TB-së

TB-ja aktive është trajtuar me një sërë antibiotikësh, të marra së bashku për një periudhë sinjifikative, zakonisht për të paktën 6 muaj. Është shumë e rëndësishme për të marrë të gjitha dozat e antibiotikëve gjatë gjithë kohës, për të ndaluar bakterin TB, që të jetë rezistent ndaj ilaçeve. Fatmirësisht, marrja e saktë e ilaçeve siguron një trajtim 100%.

Trajtimi i TB-së latent mund të reduktojë rrezikun e personit për të zhvilluar TB-në aktive. Zakonisht, vetëm një antibiotik mund të merret për 6–9 muaj.

Shpesh mjekët rekomandojnë trajtim, nëse keni TB dhe ju:

  • Keni HIV;
  • Jeni në kontakt të ngushtë me dikë me TB aktiv;
  • Keni qenë kohët e fundit të infektuar me TB;
  • Jeni fëmijë ose adoleshent;
  • Duhet të merrni ilaçe që shtypin sistemin imun; ose
  • Keni një gjendje afatgjatë shëndetësore, siç është dështimi i veshkave ose diabeti, veçanërisht nëse jeni më të rinj se 35 vjeç.

Mjeku ose specialisti do të monitorojë trajtimin tuaj të TB-së dhe mund ta modifikojë atë, në varësi të rezultateve të testi-t.


Komentoni