Infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes hasen shpesh tek fëmijët. Në disa raste këto infeksione kalojnë në pneumoni (inflamacion i mushkërive).
Nëse fëmija juaj vuan nga pneumonia, shenjat e sëmundjes do të varen nga mosha, tipi i organizmit (kjo do të thotë lloji i bakterit apo virusit) që e shkakton pneumoninë, grada e infeksionit si dhe probleme të tjera të fshehura të shëndetit. Shenjat e rëndomta të pneumonisë janë:
Fëmija juaj mund gjithashtu të shfaqë shenja të tjera për të treguar se ka probleme me frymëmarrjen. Këto janë:
Shenja dhe simptoma të tjera që pneumonia përfshin:
Ndonjëherë një fëmijë me pneumoni shfaq dhimbje barku, përzierje stomaku dhe të vjella (veçanërisht pasi kolliten). Dhimbja në kraharor mund të shfaqet, por është më e pazakontë tek fëmijët dhe më e rëndomtë tek të rriturit.
Doktori juaj mund ta diagnostikojë pneumoninë duke u bazuar tek simptomat e fëmijës, kontrolli fizik, dhe rezultatet e kontrollit me rreze x në pjesën e gjoksit.
Pneumonia që shkaktohet nga një infeksion bakterial prek zakonisht një lob (zonë) të mushkërisë. Pneumonia bakteriale mund të prekë fëmijë të çdo moshe, dhe zhvillohet me shpejtësi. Ka shanse që të bashkangjitet me kollën që prodhon sputum ( gëlbazë), edhe pse fëmijët tentojnë ta përcjellin gëlbazën dhe jo ta nxjerrin me kollë. Tipi i bakterit varion nga mosha, por kryesori që shkakton pneumoni tek fëmijët është Streptokoku pneumonal (ose Pneumokoku) dhe të sapo ngriturit në këmbë janë më të prekurit. Gjithsesi, me përfshirjen e vaksinës kundër pneumokokut (Prevenar ose më e reja Prevenar 13), në programin e imunizimit të fëmijëve, rastet e pneumonisë pneumokokiane kanë pësuar ulje.
Pneumonia virale është lloji më i rëndomtë i pneumonisë që prek fëmijët e çdo moshe, edhe pse më shpesh tenton të prekë të miturit dhe fëmijët deri në moshën 6 vjeçare. Viruset nuk e kufizojnë veten në një lob të mushkërisë, por kanë efekt më të gjerë dhe infektojnë çdo pjesë të mushkërisë. Simptomat janë më të larmishme se tek pneumonia bakteriale, në kuptimin që vjen menjëherë apo gradualisht, pavarësisht nëse ka temperaturë që i bashkangjitet apo jo. Antibiotikët nuk ju ndihmojnë për pneumoninë virale. Zakonisht fëmijët me pneumoni bakteriale do të bëhen mirë vetë me kalimin e kohës, e cila varion nga disa ditë deri në javë. Shumica e fëmijëve do të kenë një kollë që zgjat deri në disa javë pas infeksionit.
Organizmi i njohur si mykoplazma pneumonale është një nga shkaktarët kryesorë të pneumonisë tek fëmijët në moshën e shkollës. Është i parë rrallë tek të miturit dhe fëmijët e vegjël. Zakonisht shfaqet tek grupet e ngushta si familja apo shkollat me konvikt.
Në formën e saj normale, pneumonia e mykoplazmës, zhvillohet ngadalë me simptoma si fyt të ashpër, ftohje, temperaturë e ulët dhe një ndjesi të përgjithshme të të ndjerit jo mirë. Me kalimin e kohës, kolla përkeqësohet dhe fëmija juaj mund të përjetojë frymëmarrje të shpejtë. Doktori juaj mund të sigurohet për diagnozën me një kontroll me rreze x të kraharorit dhe teste gjaku.
Trajtimi zakonisht përfshin antibiotikë si klaritromicina dhe roksitromicina.
Komentoni