Ndryshimet e zërit ndodhin dhe shpesh lidhen me një sërë sëmundjesh të vogla. Pjesa më e madhe prej nesh ka përjetuar ndryshimet e zërit, veçanërisht gjatë infeksioneve të fytit.
Por ndonjëherë një ndryshim në zë mund të jetë shenjë e një problemi më serioz.
Tingulli që ne nxjerrim kur flasim ose këndojmë prodhohet në laring, dhe nganjëherë është e njohur me emrin kutia e zërit, një strukturë që gjendet në fyt ndërmjet pjesës së pasme të gjuhës dhe trakesë (laringut). Çdo sasi ajri që ne thithim dhe që shkon në mushkëri kalon më parë në fyt.
Laringu është organi përgjegjës për respiracionin, mbrojtjen e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes. Tumor-et malinje të laringut do të prekin këto funksione dhe manifestimet klinike do të jenë në varësi të madhësisë dhe vendosjes së masës tumorale. Kështu p.sh. një pacient me tumor supraglotik mund të mbetet asimptomatik për një kohë të gjatë derisa tumori të arrijë përmasa të mëdha dhe të japë bllokim të frymëmarjes ose mund të ndodhë që një limfonodul metastatik të jetë shenja e parë klinike që e sjell pacientin tek mjeku. Pacientët me tumore glotike paraqiten herët pasi ngjirja është një simptomë që shfaqet shpejt. Tumoret subglotike janë të rralla dhe mund të paraqiten me stridor ose hemoptizmi.
Infeksioni i laringut shkaktohet nga të ftohtit dhe fyti i tharë. Në qoftë se nuk çon në bllokim të rrugëve të frymëmarrjes, nuk është problem serioz. Shenjat më të përgjithshme janë humbja e zërit dhe ngjirja. Fëmija mund ta ketë të vështirë dhe të dhimbshme që të gëlltitet, mund të ketë kollë të thatë dhe ethe të lehta. Shumica e rasteve të laringitit nuk zgjasin. Fëmija duhet të pushojë mundësisht në një mjedis të lagësht, ku të qarkullojë ajri. Jepini shumë lëngje dhe mos e lini të flasë shumë. Nëse temperatura vazhdon, ka nevojë për antibiotikë. Sigurohuni që nuk është i nxehtë dhe nëse vini re shenja të bllokimit, lajmëroni mjekun.
Rrugët e gjëra të ajrit në mushkëri quhen bronke dhe ato më të voglat bronkiole. Bronkitet dhe bronkolitet ndodhin kur infeksionet virale çojnë në mbushjen e tyre me mukus apo bllokimin e tyre. Bronkoliti është më serioz, sepse mund të sjellë vështirësi në frymëmarrje dhe vihet re më shumë tek bebet dhe fëmijët e vegjël. Bronkiti zakonisht nuk është serioz tek fëmijët mbi 1 vjeç. Është një mahisje e bronkeve që paraprin ose i bashkëngjitet mahisjes së rrugëve të frymëmarrjes (grip, trakesë ose laringit). Sëmundja tipike e gripit, shfaqet shpesh gjatë dimrit, kur fëmijët jetojnë në mjedise të mbyllura dhe thithin ajrin e ndotur të qytetit. Në shumicën e rasteve shkaktohet nga viruse, por mund të shkaktohet edhe nga baktere ose irritues të tjerë (tymi, ajri i ndotur).
Rritja ndikon tek kordat zanore. Ndryshimet hormonale prekin gjithashtu zërin. Prandaj edhe gjatë pubertet-it meshkujt vënë re ndryshime në zë, ashtu sikundër edhe gratë gjatë shtatzënisë.
Nëse ju, ose ndonjë person që ju njihni është duke përjetuar ndryshime të vazhdueshme të zërit, është e rëndësishme për të kërkuar këshillë mjekësore dhe për tu siguruar që nuk ekziston një shkak serioz.
Komentoni