Regjistrohu/Kyçu

Dëmtimi ose tërheqja e pulpës

Dëmtimi i pulpës që zakonisht quhet muskul i dobët shkaktohet nga mbitërheqja ose dëmtimi i dy muskujve të pulpës – soleus dhe gastrekenimius.

Simptomat

Simptoma e parë është një dhimbje e papritur në pjesën e pasme të këmbës. Mund të ndjeni një zhurmë apo kërcitje. Pas kësaj, pulpa ënjtet dhe është e vështirë të rrish në këmbë. Pulpa dhemb dhe ndjeni lodhje e shqetësim. Ajo mund të nxihet.

Shkaqet

Dëmtimi i pulpës ndodh gjatë aktiviteteve që kërkojnë shtytje nëpëmjet këmbëve, si vrapim dhe hedhje. Më shpesh ndodh në sporte si tenisi dhe futbolli.

Trajtimi

Pushimi, akulli, ilaçet anti-inflamatore, fashimi dhe ngritja janë pjesë e trajtimit fillestar. Shtriqja dhe ushtrimet e rehabilitimit duhet të bëhen përpara kthimit në sport apo aktivitet.


Fisnikkadiu5@gmail.com 30/06/2021

Pershendetje une loze futboll po kam ca koh qe me dhemb shume pulpa e Kames ca mund ti bej ju lutem

Rexhep Cali 27/12/2018

Ju lutem mund te me thoni sa dite duhet te rri pushim

Komentoni