Regjistrohu/Kyçu

Tendosja e ijes

Tendosja e ijes në më të shumtën e rasteve përfshin dëmtimin pjesor të muskujve të brendshëm të kofshës – të njohur si muskujt aduktorë. Këto muskuj ndihmojnë në lëvizjen e këmbës përpara dhe përfshijnë pectineus, adductor brevis, adductor longus, adductor magnus dhe gracilis. Këta muskuj aduktorë vijnë nga pelvisi  për në pjesën e brendshme të kofshës. Dëmtimet e lehta përfshijnë mbitendosjen e muskulit, ndërsa dëmtimet më të rënda përfshijnë tërheqjen e madhe të fibrave muskulorë.

Simptomat e tendosjes së ijes

Simptomat janë shtypja e papritur e fortë në pjesën ballore të ijes kur muskuli tërhiqet fort dhe bën që të ngadalësoni ose të ndaloni. Dhimbja mund të jetë e butë ose e fortë në zonën e ijes, ose mund të keni dhimbje gjatë ecjes. Mund të zhvillohen edhe nxirje dhe mund të ecni çalë – çalë.

Shkaqet

Vrapimi, hedhja, zhytja me forcë dhe ndryshimet e forta të drejtimit gjatë vrapimit janë aktivitete që të çojnë në tendosje të ijes.

Trajtimi i tendosjes së ijes

Pushimi, akulli dhe lidhja me fasha janë trajtimet fillestare. Edhe ilaçet anti-inflamatore mund të ndihmojnë. Sapo të kalojë dhimbja akute, duhet të fillojnë ushtrimet e shtriqjes dhe të forcimit nën mbikqyrjen e fizioterapistit.


Komentoni