Plagosjet e kokës dhe qafës nga sportet: Menaxhimi në fushë
Një plagosje në kokë apo qafë mund të jetë potencialisht shumë serioze dhe këto lloj plagosjesh duhet të menaxhohen në mënyrë të sigurt dhe efektive. Nëse lojtari është pa ndjenja ose nuk mund të lëvizë, gjëja më e rëndësishme e trajtimit është rikthimi i lëvizjeve të shpinës. Kryerja e këtyre trajtimeve për këto lloj plagosjesh është mirë të kryhen nga ana e personelit mjekësor.
Procedurat emergjente për plagosjet e kokës dhe qafës në sport
- Merr menjëherë në telefon një ambulancë;
- Kontrollo nëse lojtari është apo jo nën rrezikun e ndonjë dëmtimi tjetër dhe nëse i përgjigjet stimulimeve (p.sh e folura, përgjigjia ndaj dhimbjes, etj). Kontrollo frymëmarjen dhe pulsin e lojtarit pa lëvizur kokën ose qafën e tij;
- Nëse lojtari nuk merr frymë dhe nuk ka puls, fillo reanimimin kardiopulmonar (RKP). RKP përfshin frymëmarrjen gojë më gojë dhe masazhin e jashtëm të zemrës nëpërmjet gjoksit;
- Nëse lojtari merr frymë por nuk lëviz, MOS E LËVIZ personin. Lojtari mund të lëvizet vetëm kur plagosja shpinore menaxhohet nga personeli mjekësor.
Tronditja
- Tronditja është humbja e përkohshme e vetëdijes dhe koshiencës shkaktuar nga një goditje në kokë;
- Simptomat e një tronditjeje nga plagosja në kokë mund të përfshijnë dhimbje koke, vizione të shfytyruara, humbje ekuilibri, të vjella dhe humbje të koshiencës;
- Lojtari duhet të nxirret nga fusha dhe të mbikqyret nga afër;
- Nëse lojtari ka të vjella të vazhdueshme ose shqetësime të rritjes së dhimbjes së kokës duhet të transportohet menjëherë për në spital;
- Nëse lojtari është jokoshient për më shumë se një minutë ose ka pushim zemre ose atak, duhet të transportohet për në spital menjëherë;
- Nëse personeli mjekësor nuk është në fushë për të asistuar lojtarin, ai duhet të transportohet për në spital për kujdes dhe vëmendje të mëtejshme mjekësore. Lojtari nuk duhet të kthehet të luajë derisa të jetë kontrolluar nga personeli mjekësor;
- Rikthimi në veprimtari dhe aktivitet sportiv pas një plagosjeje në kokë duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe nën mbikqyrjen e profesionistëve të shëndetit të trajnuar në mënyrë të përshtatshme.
Frakturat faciale
- Ënjtjet, fryrjet dhe deformimet faciale, vështirësitë në lëvizjet faciale dhe dhimbjet janë të tëra shenja të hundës së thyer ose e frakturave të kockave të fytyrës. Lojtari duhet të nxirret jashtë nga fusha dhe në vendin e plagosur duhet të aplikohen paketa akulli për të minimizuar ënjtjen përpara sesa lojtari të dërgohet në spital për trajtim të mëtejshëm;
- Nëse lojtari nuk mund të kafshojë ose të mbyllë gojën plotësisht, ai mund të ketë fraktura në kockat e nofullave. Lojtari duhet që të fashojë në mënyrë të përkohshme nofullën dhe kokën për të parandaluar lëvizjen, përpara sesa të transportohet për në spital;
- Kur ndodh një frakutr faciale dhe kur nga ana a personelit mjekësor përjashtohet plagosja shpinore cervikale, lojtari duhet të çohet dhe mbahet në këmbë, në pozicion sikur ecën përpara, në mënyrë që të lejohet që lëngjet dhe gjaku të lëvizin në trup.
Plagosja e syve
- Simptomat e plagosjes së syve përfshijnë përkeqësim dhe shfytyrim të pamjes, dhimbje dhe moskuptim i madhësisë së bebes së syrit;
- Lojtari duhet të nxirret nga fusha dhe të transportohet në spital për trajtim të mëtejshëm;
- Nëse lojtari ka ndjenjën e dritave shpërthyese, errësimit ose ndjenjën e perdeve që bien përpara syve, ai mund të ketë dëmtim të retinës dhe duhet të transportohet menjëherë në spital. Në këto raste, duhet të vendosen fasha në të dy sytë.
Komentoni