Regjistrohu/Kyçu

Malcimi i kockës pubike tek atletët

Malcimi i kockës pubike është një gjendje inflamatore që prek symphysis pubis (nyjen midis kockave pubike). Mendohet se vjen si rezultat i stresit të përsëritur në symphysis pubis dhe në tendinat lidhur me të.

Malcimi i kockës ndodh shpesh si një plagosje nga stërvitja e rëndë në sporte të tilla si vrapim dhe futboll.

Simptomat e malcimit të kockave

Malcimi i kockës zakonisht shoqërohet me dhimbje në ije dhe në pjesën e brendshme të kofshës. Dhimbja lidhet me ushtrimet dhe përkeqësohet nga kryerja e aktiviteteve si rrotullimi i trupit dhe goditjet në trup.

Zakonisht dhimbja vjen gradualisht dhe shtohet përherë e më shumë gjatë kryerjes së stërvitjes.

Diagnoza e malcimit të kockave

Nëse mendoni se keni malcimin e kockave duhet të kërkoni vëmendje mjekësore në mënyrë që të bëhet një diagnozë sa më e përshtatshme. Ndonjëherë shtimi i dhimbjes mund të vijë nga ndonjë gjendje edhe më serioze, kështu që është e rëndësishme të shikohet.

Diagnoza e malcimit të kockave përcaktohet duke bërë një përshkrim të gjendjes përpara mjekut dhe më tej duke bërë ekzaminim klinik.

Rrezet X mund të tregojnë disa anormalitete, por mundet që gjendja të duket edhe si normale, kryesisht në fazat e hershme të çrregullimeve. Inflamacionin e symphysis pubis mund t’a konfirmojë një rezonancë magnetike ose skaner (MRI).

Trajtimi i malcimit të kockave

Në stadin akut (afatshkurtër), trajtimi mund të përfshijë përdorimin e akullit dhe të ilaçeve anti-inflamatore për të ndihmuar në reduktimin e inflamacionit. Kjo zakonisht përfshin pushim nga aktivitetet që sjellin dhimbje dhe mund të përfshijë lëvizjen për të gjallëruar ijet.

Këndvështrimi kryesor i terapisë është fizioterapia dhe rehabilitimi me ushtrime i muskujve të ijes dhe abdomen-it të poshtëm. Mjeku juaj mund t’ju këshillojë për trajtimin e përshtatshëm në rastin tuaj specifik.

Koha pa bërë stërvitje është në varësi të shkallës së dëmtimit por mund të variojë 3–12 muaj. Femrat në përgjithësi kërkojnë më shumë kohë për rikuperim sesa meshkujt. Shumë rrallë mund të jetë i nevojshëm operacioni dhe kjo nëse trajtimi i zakonshëm nuk është efektiv.

 
 


Komentoni